Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars/ 3-fishohen edhe elektriket
Nuk duket se ka asnjë shpresë për lehtësimin e trafikut. K...

Tregu i punës në Shqipëri edhe në tremujorin e fundit të vitit 2025 vijoi me zhvendosjen forcës punëtore nga kategoritë e pagave të ulëta drejt atyre të mesme dhe të larta.
Ky ndryshim nisi që në fillim të vitit 2023, ku rreth 38% e të punësuarve pozicionoheshin në fashën e pagës minimale deri në 40,000 lekë, ndërsa deri në fund të vitit 2025, kjo kategori pothuajse është përgjysmuar në peshë specifike me 12.6 për qind të totalit të të punësuarve me pagë.
Kjo zhvendosje shpjegohet kryesisht me politiken agresive të rritjes së pagës minimale ligjore nga niveli 32 mijë lekë në 2023 në 40 mijë lekë në 2024, e cila ka shërbyer si një dysheme që ka shtyrë të gjitha fashat e tjera drejt rritjes, duke detyruar bizneset të rregullojnë strukturën e tyre të kostove.
Teksa shihet dyfishim i peshës së pagave të larta me mbi 120,000 lekë. Kjo kategori pagash zinte 7 për qind të totalit të punonjësve me pagë në fillim të vitit 2023, teksa arriti në mbi 16% në fund të vitit 2025.
Ky dyfishim i peshës së pagave të larta vjen prej politikës së qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik përgjatë 2022-2024. Gjithashtu rritja e presionit në tregut për të mbajtur talentet, për shkak të emigrimit ka detyruar punëdhënësit të ofrojnë paketa më konkurruese edhe për disa profesione që nuk kërkojnë shumë aftësi.
Për herë të parë në tremujorin e fundit të vitit 2025 numri i njerëzve që paguhen me paga të larta, mbi 120 mijë lekë tejkaloi numrin e atyre që marrin pagë minimale. Punonjësit mbi paga 120 mijë lekë zunë 16.2 % të totalit te të punësuarve me pagë, ndërsa punonjësit me pagë minimale zunë 12.8% të totalit.
Numri më i madh i punonjësve më pagë është në fashën 60,000 dhe 95,000 lekësh, e cila dominon një të katërtën e të punësuarve me pagë. Rritja e menjëhershme e përqindjeve të punonjësve në kategoritë e larta të pagave sinjalizon se shumë biznese kanë filluar të deklarojnë pagat reale të punonjësve, duke shmangur praktikën e vjetër të pagesave në dorë mbi pagën minimale të deklaruar. Ky trend u nxit edhe nga presioni i tatimeve që vitet e fundit u përqendrua në sektorët me informalitet të lartë të pagave, si ndërtimi dhe akomodimi.
Presioni mbi bizneset për pagat po rritet nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë këtë vit nga 40 mijë që ishte vitin e kaluar pritet të shtyjë për lart të gjitha kategoritë e pagave.
Bizneset që mbështeten te paga minimale do të duhet ose të automatizojnë proceset e tyre, ose të mbyllen, pasi forca punëtore me pagë minimale po vjen në ulje të shpejtë dhe po zhvendoset në fashat mbi 50,000 lekë./ Revista Monitor
Nuk duket se ka asnjë shpresë për lehtësimin e trafikut. K...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe ...
Shqipëria po teston nëse trashëgimia e saj historike mund ...
Investimet e individëve në titujt e qeverisë shqiptare pës...
Pas rritjes së çmimit të naftës dhe tarifave të transporti...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.5 lekë dh...
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në ...
Qeveria ka miratuar aktin normativ për uljen e akcizës 20%...
Domatet janë produkti më popullor në vendin tonë, më të ku...
Ministria e Financave ka propozuar një projektligj të ri t...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe s...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e ...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka pësuar një goditje...
Vera e detyrimeve të papaguara të bizneseve për sigurimet ...
Evisi është i dypunësuar, në dy kompani private, si admini...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.5 lekë d...
Sot është afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e De...
Deklarata e të Ardhurave Individuale është bërë shkak për ...
Banka e Shqipërisë theu përsëri rekordin e blerjes së valu...
31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...