Gati projektligji për kontabilitetin/ Nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale
Ministria e Financave ka propozuar një projektligj të ri t...

Domatet janë produkti më popullor në vendin tonë, më të kultivuarat në serra dhe në kopshtet familjare dhe të përdorura në recetat e amvisave, por këto ditë çmimi i tyre në tregjet e pakicës ka shënuar rekorde 350-440 lekë për kg për domaten normale dhe 700-800 lekë për kilogram, për domaten qershi një vlerë e panjohur më parë për konsumatorët.
Edhe pse kjo zarzavate nuk është në kohën e saj, sezoni i dytë i serrave e sillte këtë produkt me çmime të pranueshme në tezga në fillim prilli. Madje edhe në janar, domatja e vendit kushtonte 170 lek/kg dhe ajo e importi 270-300 lek/kg. Tani dhe domatja evendit ka arritur importin.
Një kombinim faktorësh që nis me sipërfaqet më të ulëta të mbjelljes, dëmet që krijuan përmbytjet në fillim vit dhe kërkesa e lartë në eksport po mban çmimet në tavan.
Të dhënat nga tregu dhe Portali i Fermerëve tregojnë se dje një kilogram domate me shumicë në fermë kushtoi 170-270 lekë, ndërsa në tezga domatja e është shndërruar në një produkt “mos me prek”.
Të dhënat më të fundit nga monitorimi i tregjeve të shumicës në vend nga Portali i Fermerit tregojnë se çmimi i domates ka pësuar një kërcim të fortë, duke u tregtuar në vlera që i kalojnë 250 lekë për kilogram në disa prej rajoneve kryesore si Tirana, ndërsa në Korçë shumica arrin deri në 300 lekë për kilogram.
Çmimet e larta në pikat e grumbullimit po përkthehen në shifra akoma më rënduese për qytetarët në tregjet e pakicës, ku çmimi për kilogram ka nisur tashmë nga niveli i 350 lekëve, ndërsa varietetet specifike si domatet qershi kapin vlera rekord që shkojnë deri në 800 lekë për kilogram.
Ky trend rritës konfirmohet edhe nga analiza historike e shifrave të INSTAT, ku krahasimi i muajve shkurt ndër vite tregon se viti 2026 shënon nivelin më të lartë të çmimit mesatar në katër vitet e fundit, duke lënë pas edhe kulmin e regjistruar në vitin 2023.
Edhe pse në qytete si Tirana dhe Fieri çmimet në pikat e shumicës nisin nga 170 deri në 230 lekë për kategoritë e dyta, reflektimi i menjëhershëm në dyqanet e lagjeve dhe tregjet e vogla po e bën domaten një artikull shumë të shtrenjtë, në një kohë ku konsumi i saj është pjesë e pandashme të recetave të amvisave dhe restoranteve.
Vitin e kaluar një kilogram domate në këtë periudhë u shit në fermë 80-100 lekë për kg dhe 150 lekë në tezga, por këtë vit çmimet janë më rritur më shumë se dyfish.
Çmimet e larta të domateve e kanë sjellë një krizë të çmimeve të këtij produkti në të gjithë Mesdheun. Ndryshimet klimatike kanë sjellë një paqëndrueshmëri të temperaturave dhe përmbytjet e shkurtit dëmtuan qindra mijë hektarë sera në Itali, Spanjë, Turqi dhe Shqipëri që janë prodhuesit kryesor të këtij produkti në Europë aktualisht.
Serat e specializuara për eksport në Fier, Lushnjë dhe Berat u përmbyten katër herë nga nëntori 2025 në shkurt 2026, duke humbur krejtësisht një pjesë të madhe të prodhimit dhe fidanishteve të reja.
Uji i tepërt në sera shkaktoi kalbje, duke çuar në humbjen totale të mbjelljeve të para, ndërsa lagështia e lartë pas përmbytjeve po favorizon përhapjen e sëmundjeve si vrugu, gjë që kërkon investime shtesë në pesticide të shtrenjta, duke rritur koston për kilogram në fermë, pohoi Mariglen Ziu një fermer më përvojë në kultivimit të perimeve në sera në Dimal.
Faktorë të tjerë që diktojnë rritjen janë e kostot e larta të inputeve bujqësore, ku plehrat kimike, pesticidet dhe veçanërisht kanë pësuar rritje të ndjeshme. Po ashtu, mungesa e fuqisë punëtore në zonat rurale ka detyruar fermerët të rrisin pagat ditore, kosto kjo që transferohet drejtpërdrejt në çmimin final të produktit.
Shumë fermerë, për shkak të humbjeve nga përmbytjet kanë braktisur punën. Prodhimi I mbetur po orientohet drejt eksportit, ku kërkesa e lartë nga tregjet e rajonit dhe Bashkimit Evropian bën që prodhimi i mbetur për tregun vendas të jetë më i pakët dhe më i shtrenjtë.
Veç të tjerash qeveria shqiptare nuk jep subvencione për fermerët për të amortizuar kostot, ndryshe nga rajoni I Mesdheut që ka më shumë masa mbrojtëse dhe ndihma financiare për bujqësinë.
Ndërsa vendet e tjera të Mesdheut u përballen me të njëjtat sfida klimatike, ato kanë sisteme kullimi dhe mbrojtjeje më të avancuara. Përmbytjet dhe faktorët e tjerë klimatikë në Shqipëri godasin më rëndë për shkak të infrastrukturës së vjetruar të kanaleve kulluese, duke e bërë prodhimin vendas më “vulnerabël” dhe çmimin më të paqëndrueshëm krahasuar me fqinjët./Monitor.al
Ministria e Financave ka propozuar një projektligj të ri t...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe s...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e ...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka pësuar një goditje...
Vera e detyrimeve të papaguara të bizneseve për sigurimet ...
Evisi është i dypunësuar, në dy kompani private, si admini...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.5 lekë d...
Sot është afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e De...
Deklarata e të Ardhurave Individuale është bërë shkak për ...
Banka e Shqipërisë theu përsëri rekordin e blerjes së valu...
31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimi...
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri pësuan një rën...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 83 lekë dhe s...
Kreditimi i ekonomisë iu kthye rritjes në muajin shkurt. S...
Çmimet e reja të referencës në rrethe pritet të miratohen ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se administrat...
Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursim...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 82.8 lekë dhe ...
Në këtë fillim viti, importet e mallrave të shportës ushqi...
Nëse ka institucione ku makroekonomia komplekse, strategji...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...