Sigurimet e papaguara të punonjësve arrijnë 270 mln euro më 2025, rreziqet
Vera e detyrimeve të papaguara të bizneseve për sigurimet ...

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka pësuar një goditje të re në rënie ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 95.8 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi ka rënë me 0.23 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Që nga fillimi i vitit, kursi euro-lek ka pësuar rënie me 1%, ndërsa me baze vjetore rënia ka arritur në 3.4%.
Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu pati një rritje të lehtë të kërkesës për euro në ditët e fundit të muajit mars, çka e ngriti përkohësisht kursin sipër nivelit të 96 lekëve.
Por, me përfundimin e muajit, kërkesa ka pësuar rënie të menjëhershme, ndërsa oferta e valutës në treg duket e qëndrueshme. Kjo ka bërë që kursi të bjerë përsëri poshtë 96 lekëve, madje duke prekur një minimum të ri historik.
Agjentët e këmbimit valutor e përshkruajnë këtë dinamikë si një lloj fenomeni “sustë”. Rritjet afatshkurtër të kërkesës sjellin një ngritje të përkohshme të kursit të euros, por, me uljen e kërkesës, kursi bie menjëherë në nivelet e mëparshme.
Kursi i këmbimit euro-lek vazhdon të karakterizohet nga një tendencë rënëse, që gjatë vitit 2026 madje është shtrirë edhe në tremujorin e parë të vitit, një zhvillim i pazakontë në të dhënat historike.
Me nisjen e tremujorit të dytë, gjasat janë që këto presione mund të forcohen më shumë, duke pasur parasysh një efekt në rritje të turizmit, sidomos pas muajit maj.
Banka e Shqipërisë po ndërhyn rregullisht në tregun valutor, me qëllim për ta mbajtur në kontroll forcimin e monedhës vendase.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.
Kjo jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.
Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.
Megjithatë, në një skenar të rritjes së inflacionit, të shoqëruar paralelisht edhe me rënien e mëtejshme të kursit euro-lek, hapësirat e Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë mund të ngushtohen. /Monitor
Vera e detyrimeve të papaguara të bizneseve për sigurimet ...
Evisi është i dypunësuar, në dy kompani private, si admini...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.5 lekë d...
Sot është afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e De...
Deklarata e të Ardhurave Individuale është bërë shkak për ...
Banka e Shqipërisë theu përsëri rekordin e blerjes së valu...
31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimi...
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri pësuan një rën...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 83 lekë dhe s...
Kreditimi i ekonomisë iu kthye rritjes në muajin shkurt. S...
Çmimet e reja të referencës në rrethe pritet të miratohen ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se administrat...
Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursim...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 82.8 lekë dhe ...
Në këtë fillim viti, importet e mallrave të shportës ushqi...
Nëse ka institucione ku makroekonomia komplekse, strategji...
Sipas Eurostat, në vitin 2025, rreth 47.3% e energjisë ele...
Ari është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes së treg...
Projektligji i ri “Për tregjet e kripto-aseteve” pritet të...
Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të dj...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...