Ku janë taksat e pronës më të larta dhe më të ulëta në Evropë?
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...

Kryeministri Edi Rama, sot në një fjalim të gjatë në Asamblenë e radhës, e cila nuk prodhon më asnjë lajm, na shpalli shqetësimin e tij të radhës për komisionin “Ad Hoc”.

Në fakt, këto asambletë e Rilindjes tani janë thjesht dhe vetëm lëvizje të kryeministrit për të mbajtur vëmendjen te partia e tij dhe fillimi i asaj që mund të quhet fushata e parakohshme elektorale, i shkoi gjuha atje ku i dhemb dhëmbi, te një komision “Ad-Hoc”.
Kryeministri tha se komisionet “Ad-Hoc” janë thashetheme portalesh dhe broçkulla që duan të shuajnë suksesin e PS-së.
“Është folur lart e poshtë portaleve e socialeve, për trembje të socialistëve nga SPAK-u, për plane të fshehta dhe për vënien nën kontroll të drejtësisë së re. Të gjitha janë broçkulla që tregojnë se sa të vështirë e kanë një pjesë e bashkësisë sonë shqiptare e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politikë, në media apo në mexhlisin e rrjeteve sociale, të kuptojë ose pranojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë. Nëse nuk do donim drejtësi, do t'i kishim bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Thonë e bëri SHBA-ja, por e bëri PS-ja, ishte në program që kur ishim në opozitë”, theksoi Rama.
Lind pyetja e parë: Pse zotit Rama i shkoi gjuha kur dhëmbi nuk i dhimbte? Apo diçka kishte gatuar dhe zbulimi i skemës nga CNA sikur e shqetësoi dhe jo pak?
Kjo sepse për të njëjtën çështje janë shqetësuar edhe faktorët ndërkombëtarë. Ambasadorët në Shqipëri, vendet e BE-së dhe aleati ynë në SHBA kanë reaguar fort në lidhje me atë çështje dhe ne nuk besojmë, as mund ta mendojmë se ata i referohen vetëm CNA-së.
Ata kanë burimet e tyre diplomatike, ashtu sikundër ne u jemi referuar pikërisht atyre edhe për takimet me kryeministrin, duke i kërkuar të bëjë pas.
Kujtojmë se në momentin që ne raportuam lajmin, i pari doli Eduart Shalsi, i cili gati e mohoi komisionin “Ad-Hoc”, por tha pse të mos japë llogari edhe SPAK-u.
Në atë moment, pasi e panë se e djallosën si zakonisht dhe e vërteta doli në shesh, zotërinjtë e mazhorancës na shfaqën Elisa Spiropalin, e cila nuk e mohoi komisionin, por tha se nuk do të kishte asnjë lloj kontrolli mbi SPAK-un.
Më pas u shfaq Shalsi për të korrigjuar deklaratën e tij e kështu me radhë, sa njëri, sa tjetri, kush e kush kërkonin të ndreqnin atë që ishte bërë lëmsh.
Mazhoranca përgatiti një komision “Ad-Hoc” me kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, një komision që do të drejtohej nga Fatmir Xhafaj. Gjoja në emër të integrimit dhe institucioneve të pavarura, strukturës së tyre, do të vërsuleshin mbi SPAK-un, mbi KLSH-në, mbi të gjitha institucionet e pavarura.
Pasi skema u zbulua, mazhoranca ka bërë një hap pas dhe tashmë thotë nuk kemi gjë me SPAK-un, por nga ana tjetër pretendon se lëshon sardele për të mbudhur rrjetën e SPAK-ut të cilët i quan peshq të mëdhenj kur në fakt janë vetëm disa drejtorë.
Ende në rrjetën e SPAK-ut s'kemi ministër në detyrë apo kryebashkiak të prangosur për korrupsion në zyrë.
Kur raportuam për makinën luksoze në kulmin e pandemisë për ministrin e Brendshëm, kështu reagoi dhe në atë kohë ai, Elisa Spiropali, ministri i tij, i cili më pas iku me turp. Kështu reagoi për inceneratorët, kështu ka reaguar për tenderë dhe afera që ne kemi zbuluar dhe denoncuar.
Gjithmonë i mohojnë, gjithmonë nuk i pranojnë, më pas veprojnë sikur të vërtetën e kanë zbuluar vetë. Pak a shumë e njëjta teori e Shopenhauerit, sulmojnë fort, e pranojnë dhe zbulimin e quajnë Rilindas.
Të gjithë e kanë kuptuar skemën e kryeministrit tonë të nderuar, që kërkon me sulme, shpërthime të kontrolluara skandalesh, të tërheqë vëmendjen nga thelbi i çështjeve, siç ka bërë me inceneratorët, ashtu siç tentoi të bënte tashmë me komisionin “Ad-Hoc” dhe siç kërkon të bëjë me shumë skandale të qeverisë, të cilat kërkon t’i kalojë duke kthyer denoncimet dhe skandalet në debat të rëndomtë politik.
Kështu kërkon të kthejë edhe çështjen e komisionit “Ad-Hoc”, të cilin e mohon, por edhe njëherë na tregoi se ai është i shqetësuar për një të vërtetë, të cilën do ta ndërtojë sipas versionit të tij që tashmë s'e beson më as Baton Haxhiu./ CNA
Lulzim Basha i pazareve politike ka kritikuar grupin e...
Kryeministri Edi Rama sulmoi SPAK-un për vënien nën se...
Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës së tij në As...
Kryeministri Edi Rama, korrupsionet e zyrtarëve, minis...
CNA ka raportuar për skemën e mazhorancës socialiste p...
Kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen e arritur ...
Këtë të diel është mbledhur në Gjirin e Lalëzit Asambl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngrit...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj opozitë...
Lulzim Basha, personi që pësoi vetëm humbje dhe përçau...
Lulzim Basha, një humbës serial që njihet ndërkombëtar...
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtari i K...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) mirëpret dialogun pol...
Në Shqipëri, shumica socialiste dhe grupi i deputetëve...
Të pyetur për votën e emigranteve dhe për të kuptuar me sh...
Në raport me votën e emigrantëve, përveç shumicës qe janë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i njoh...
Ervin Salianji, apo siç njihet rëndom edhe si "Babalja...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, në një deklara...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi paralajmëroi mazho...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...