Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Tetë muaj pas aksionit të bujshëm të qeverisë kundër pallateve në shkelje të lejeve të ndërtimit, kompanitë ndërtuese janë rikthyer në kantieret e konfiskuara, ndërsa institucionet bëjnë një sy qorr ndaj shkeljes së përsëritur të ligjit.
Në shtator të vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij nisën një aksion të bujshëm kundër pallateve shumëkatëshe që kishin shkelur lejet e ndërtimit në Tiranë, duke paralajmëruar konfiskimin e tyre dhe përdorimin për qëllime sociale.
Në mbështetje të këtij aksioni, qeveria miratoi vendimin me nr. 589/2022 që i hapte rrugën konfiskimit, por u jepte njëkohësisht ndërtuesve mundësinë e legalizimit përmes parablerjes me çmimin e tregut të kateve pa leje.
Në daljet e tij publike, zoti Rama fajësoi drejtësinë, por edhe opozitën e mediat se kishin heshtur për ndërtimet pa leje në mesin e Tiranës.
“Askush, as opozitat, as media nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi nuk i kërkoi katet e metrat e ndërtuara pa leje për qëllim fitimi deri në mes të Tiranës. Sepse të tërë ose e kanë të ngjyer gishtin kush më shumë e kush më pak, kush direkt e kush indirekt në mjaltin e tullave të betonit ose iu kanë sytë aq të verbuar dhe veshët kaq tapë nga urrejtja”, shprehej ai.
Edhe ministrat e qeverisë i denoncuan ndërtimet pa leje si krime të mistershme.
“Ky është shembulli më flagrant është simbolikë e shkeljes së ligjit... kemi 9 kate ndërtim pa asnjë letër, se si kjo ka ndodhur ky për të thënë të drejtën është një mister për ne”, thoshte zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Sipas Ministrisë së Financave, 25 objekte u konfiskuan si pjesë e këtij aksioni, pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë. Por tetë muaj më vonë, ndërtuesit janë rikthyer në kantieret e konfiskuara dhe kanë rifilluar ndërtimet, sërish pa leje.
Në muajt korrik dhe gusht, BIRN filmoi punëtorë ndërtimi dhe makineri në punë në pallatet e konfiskuara në zonën e liqenit të Thatë, në afërsi të Kopshtit Zoologjik si dhe në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Punimet po kryhen respektivisht nga kompania Xheluks në pronësinë e Julian Morinës, kompania Salillari si dhe Arb and Trans 2010 e themeluar nga zyrtari socialist, Arben Maloku.
E pyetur nga BIRN për statusin e këtyre objekteve, Ministria e Financave, e cila është de facto pronare pas konfiskimit, tha se ishte në një proces negocimi me kompanitë ndërtuese për parablerjen e shtesave, por shtoi se asnjëra prej tyre nuk ishte pajisur me leje të azhornuara ndërtimi.
Ministria pretendoi gjithashtu se kishte arkëtuar deri në gusht 265 milionë lekë nga 8 subjekte që kishin paguar 10% e vlerës dhe një subjekt që kishte paguar vlerën e plotë, por refuzoi të vinte në dispozicion raportet e vlerësimit të kateve pa leje që përcaktojnë çmimet.
Ministria e Financave ia la përgjegjësinë autoriteteve të tjera të kontrollit të territorit për fillimin e punimeve në kantieret e konfiskuara, në mungesë të lejeve të reja të ndërtimit.
“Njoftimet e kryera nga ana jonë, kanë të bëjnë në lidhje me etapat e procesit nëpërmjet të cilit kalon ndërtimi i konfiskuar dhe jo me dhënien e lejes së ndërtimit apo për më tepër konfirmim për vijim të punimeve,” tha Ministria në një përgjigje me shkrim.
Kryeministri Edi Rama dhe Policia e Tiranës nuk iu përgjigjën pyetjeve për ligjshmërinë e këtyre punimeve. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla i tha BIRN-it se kompanitë e ndërtimit po i kryejnë punimet në zonat me leje.
“Për zonat pa leje do marrin leje në KKT,” tha Balla.
Paralelisht me procesin administrativ, edhe Prokuroria e Tiranës regjistroi më herët procedime penale për ndërtuesit që kishin shkelur lejet e ndërtimit. Kreu i Prokurorisë, Arens Çela i tha BIRN-it se rifillimi pa leje i punimeve ishte referuar në disa raste penalisht dhe ishte “bashkuar me hetimin kryesor”.
Ekspertët e shohin aksionin e qeverisë të lidhur me fushatën e fundit elektorale, ndërsa vlerësojnë se ndërtuesit përfituan sërish trajtim klientelist në shkelje të ligjit.
“Pra kemi të bëjmë me një presion elektoral, një përpjekje për t’u pasqyruar si në favor të ligjit nga ana e ekzekutivit dhe pushtetit lokal në periudhë zgjedhore dhe pastaj vazhdon rituali i zakonshëm i bargain (Pazar) i thonë në Anglisht, i negocimeve me biznesin në varësi me humorin e drejtuesve të qeverisë”, thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lëvizja “Bashkë”, Mirela Ruko, thotë se kjo histori ekspozon standardet e ndryshme mes qytetarëve të thjeshtë dhe ndërtuesve të mëdhenj.
“Si mendoni se do ndjehet një qytetar se është dënuar përshembull se ka bllokuar ballkonin e vet për të zgjeruar pak hapësirën e shtëpisë së vet, ndërkohë nga ana tjetër kemi një njeri që ndërton pesë gjashtë kate mbi lejen e ndërtimit dhe mbi atë s’ka ndodh asgjë. Ligji nuk qenka i barabartë e ne nuk jemi të barabartë para ligjit të gjithë njësoj", thotë zonja Ruko.
Sipas Ministrisë së Financave, pallatet e konfiskuara do t’u kthehen ndërtuesve pasi të paguajnë vlerën e plotë të parablerjes, ndërsa më pas mund të aplikojnë për azhurnimin e lejeve të ndërtimit./BIRN
Analisti Fatos Lubonja ka folur për koncesionin e ster...
Një grup emigrantësh shqiptarë të sapo ardhur në vend për ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje në lidh...
Vatra zjarri janë regjistruar në Delvinë dhe Konsipol. Si...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me skandalin e ko...
Kryeministri Edi Rama duket se ka zgjedhur të mos tregohet...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije se nu...
Ndërsa ritmet e ikjes në Mbretërinë e Bashkuara (MB) rezul...
Një 42-vjeçar, i akuzuar si pjesëtar i një grupi krimi...
15 mjete të tjera lundruese janë bllokuar nga Ksamili ...
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësi...
Një 59-vjeçar nga Kosova, i cili kishte dhënë me qira ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit të bërë ...
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reag...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ripostuar analizën e ...
Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim pasi kishte goditur...
Partia Demokratike e Sali Berishës, në një deklaratë p...
Dy persona janë proceduar penalisht në Shkodër pasi qëndro...
Deputeti Dashnor Sula ka reaguar pas deklaratave të një di...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar kryeministrin Edi Ra...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...