
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Sarandë –Ksamil, ku humbën jetën dy turistë italianë.
Bëhet me dije se është pezulluar menjëherë nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Gjithashtu është ngritur një grup i posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Reagimi i plotë:
Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë –Ksamil”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti për Sigurinë Publike (Drejtoria e Policisë Rrugore) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të analizuar rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë në lidhje me shkakun e ndodhjes së këtij aksidenti, si dhe për menaxhimin në tërësi të qarkullimit rrugor në territorin e bashkisë Sarandë.
Ndërkohë, është pezulluar menjëherë nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar A. Sh. Pezullimi i tij u bë në zbatim të nenit 209, të Rregullores së Policisë së Shtetit, për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë –Ksamil”, ku humbën jetën 2 turistë italianë, konkretisht shtetasit D. D., 24 vjeç dhe V. T., 32 vjeç.
Gjithashtu, ka nisur menjëherë hetimi administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, për mospërmbushje të procedurave standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht, 24/7, në të gjithë territorin e vendit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe çdo paligjshmëri në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ripostuar analizën e ...
Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim pasi kishte goditur...
Partia Demokratike e Sali Berishës, në një deklaratë p...
Dy persona janë proceduar penalisht në Shkodër pasi qëndro...
Deputeti Dashnor Sula ka reaguar pas deklaratave të një di...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar kryeministrin Edi Ra...
Mijëra abonentë të kompanisë celulare "ONE Albania" ja...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë informaci...
Ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e sotëm një vajzë...
Një pacient në Repartin e Psikiatrisë në Kosovë ka hum...
Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dërguar një te...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para pas mesnatë...
Kreu i luftës i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i cili udhëh...
Një 18-vjeçar është kapur dhe shoqëruar nga policia si...
Të paktën 58 projekte do të zbatohen në ndërhyrjet restau...
Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta F...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka njoftuar se Forca...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...