web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita në Shqipëri/ Fortlumturia e Tij, Joani pret ministrin Dendias

25 Maj 2026, 18:41, Aktualitet CNA

Ministri i grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri është takuar dhe me Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani.

Dendias, vizitoi Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u prit nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, me të cilin zhvilloi një takim dhe bisedë në një atmosferë miqësore.

Më pas, Dendias, i shoqëruar nga Kryepiskopi Joan vizitoi varrin e Kryepiskopit të ndjerë Anastas ku bëri homazhe në nderim të tij.

 





Lajmet e fundit nga