web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Namazi i Kurban Bajramit/ KMSH njofton se kur bëhet falja për besimtarët

25 Maj 2026, 16:49, Aktualitet CNA

Namazi i Kurban Bajramit/ KMSH njofton se kur bëhet falja për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e mërkurë, më datë 27 maj 2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Bazuar në detajet e programit, të publikuara nga KMSH, falja do të kryhet në orën 06:30.

Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit:

06:00 – Hapja e programit

06:05 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka

06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica

06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së

06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja

Namazi i Kurban Bajramit/ KMSH njofton se kur bëhet falja për

Besimtarët sugjerohet të pajisen me sixhade për të kryer faljen./CNA

 





Lajmet e fundit nga