Paratë e futura në qese të zeza/ Publikohen pamjet brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës
Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë brenda zyrave...
Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë brenda zyrave...
Në vijim të turit të diplomacisë parlamentare dhe kontakteve me partnerët strategjikë të Shqipërisë në rajon dhe Europë, me ftesë të kryeparlamentarit Nikitas Kaklamanis, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku u takua me Presidentin e Parlamentit të Greqisë.
Gjatë takimit, dy kryetarët e parlamenteve vlerësuan marrëdhëniet e ngushta miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, të mbështetura në interesat e përbashkëta strategjike, partneritetin në NATO për sigurinë dhe paqen, si dhe perspektivën e përbashkët europiane.
Ata nënvizuan rëndësinë e thellimit të dialogut politik dhe parlamentar në interes të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe vlerësoi progresin e arritur në negociatat me Bashkimin Europian, duke ritheksuar objektivin për përfundimin e tyre brenda vitit 2027.
Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Nikitas Kaklamanis, rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe theksoi se zgjerimi i bashkëpunimit parlamentar krijon mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, ku u vu në dukje rritja e shkëmbimeve tregtare, investimeve, projekteve infrastrukturore dhe flukseve turistike, si dëshmi e potencialit të madh që ekziston për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri, të cilët përbëjnë ura të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve dhe dy popujve.
“Dy urat më të rëndësishme që lidhin vendet tona janë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi, mbi këto vlera duam të ndërtojmë më shumë prosperitet dhe bashkëpunim mes dy vendeve tona”, u shpreh kryetari i Kuvendit.
Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e trajtimit me dialog dhe frymë konstruktive të të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë, në respekt të parimeve të fqinjësisë së mirë, së drejtës ndërkombëtare dhe interesave strategjike të përbashkëta.
Duke riafirmuar vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, të dy kryetarët vlerësuan bashkëpunimin parlamentar si një instrument të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh, forcimin e sigurisë, stabilitetit rajonal dhe promovimin e paqes.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në Athinë nga deputetët Anila Denaj, Vasil Llajo, Pirro Dhima, Ivi Kaso, Vangjel Dule dhe Ilirjan Pendavinji, si dhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga. /CNA
Nëse programi “Pas shkolle”, i cili synon zgjatjen e qëndr...
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 5 milio...
Është vënë në pranga një nga personat që ka marrë pjesë në...
GJKKO ka marrë vendimin për dënimin me dy vite e katër mua...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar sërish i...
Pas nisjes së tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ka rrj...
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dalë me një deklarat...
Ditën e sotme, 26.600 maturantë do të zhvillojnë provimin ...
Qeveria ka nisur kërkimin për operatorët që do të ofrojnë ...
Policia ka zhvilluar një aksion në Vlorë, në fshatrat rret...
Vendi ka hyrë në një spirale tkurrjeje dhe plakjeje të shp...
Dita e nëntë e protestës kundër qeverisë po vijon prej më ...
Analisti Andi Bushati hodhi sot akuza të drejtpërdrejta nd...
Analisti Mentor Nazarko në një dalje televizive teksa ka f...
Ditën e sotme është mbajtur protesta e nëntë radhazi kundë...
Në ditën e nëntë të protestës ndaj qeverisë, e pranishme n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri në një rea...
Në ditën e nëntë të protestës kundër qeverisë dhe kryemini...
Për të katërtën ditë radhazi, qytetarë, aktivistë të mjedi...
Prej gati dy orësh vijon dita e nëntë e protestës ndaj qev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...