Balla takim me kreun në Interpol: T'u hapim rrugë ekstradimeve kriminelëve nga Dubai dhe Amerika Latine
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi sot një ...

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin projektbuxhetin për vitin 2024. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur detajimet buxhetore duke ruajtur kufijtë e parashikuar, në pesë programe buxhetore që përmblidhen në Planifikim, Menaxhim, Administrim, Mbrojtje të Mjedisit, Administrim të Pyjeve, Zhvillim të Turizmit dhe Menaxhim të Mbetjeve.
Buxheti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vjen me një rritje totale prej 35%, rezultat i rritjes së fondit për promovimin e turizmit dhe integrimin e programit të ri të menaxhimit të mbetjeve. Sa i takon turizmit, rritja e buxhetit në total me 300 milionë lekë vjen për të mbështetur pjesëmarrjen e Shqipërisë në panaire prestigjioze si ai i FITUR Madrid dhe ITB Berlin, organizimin në Tiranë të mbledhjes së 70 të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, organizimin në Shqipëri të konventës së Konfederatës Franceze të Ndërmarrjeve të Udhëtimit “Les Entreprises du Voyage”, si edhe kalendarin e eventeve turistike që ka ardhur nën aplikacionin TEA. “Vetëm në pak muaj, TEA, aplikacioni që mbart brenda vetes Kalendarin e Eventeve Turistike në çdo bashki, është instaluar 25 mijë herë nga vizitorët dhe pushuesit, një shenjë që na shton energjinë për ta përmirësuar gjatë vitit 2024 duke e kthyer në një instrument afatgjatë të promovimit të eventeve turistike”, tha ndër të tjera Kumbaro.
Gjithashtu, përmes operacionit “Plazhe të pastra” do të mbështeten në vitin 2024 edhe bashkitë Lezhë dhe Shkodër.
“Rritet fondi për pastrimin e vijës bregdetare gjatë muajve të verës në 250 milionë lekë. Eksperienca e viteve 2022 dhe 2023 ku ndërhymë fillimisht në 4 bashki, për t’u shtuar në 6 bashki, tregoi se ishte ndërhyrja e duhur për të siguruar një sezon veror të pastër përballë flukseve që kanë qenë më të lartat ndonjëherë. Për këtë arsye, për vitin 2024 shtohen në këtë program edhe bashkitë Lezhë dhe Shkodër, krahas Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Vlorës, Himarës e Sarandës, duke plotësuar kështu të gjithë vijën bregdetare me forca të shtuara pastrimi përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, u shpreh Kumbaro.
Vëmendje të veçantë Kumbaro i dedikoi edhe Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa. “Është një akt guximtar që e bëri Shqipërinë përfaqësuese të një modeli të bukur dhe të qëndrueshëm, si simboli më i sinqertë i simbiozës së mjedisit me turizmin. Tani, sërish në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtar po punohet për: Planin e Menaxhimit të integruar të Parkut, si dhe për projektin e Qendrës së re të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Vjosës.” Nga ana tjetër, buxheti i aprovuar në zërin e investime i hap rrugë edhe investimit në reabilitimin e “Ngritjes së Infrastukturës Turistike me theks tek ajo ujore Eco-Park Ulza” i cili ka filluar procesin e prokurimit këtë vit për ta kthyer këtë zonë, një hapësirë atraktive për zhvillimin e turizmit me një vlerë investimi për vitin 2024 prej 200,6 milion lekë.
Së fundi, ministrja Kumbaro përmendi edhe buxhetin e dedikuar prej 172 milionë lekë për nismën “Viti i Pyjeve” gjatë 2024-ës. “Nismë shumë të rëndësishme që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve po punojnë, shpalljen e vitit 2024 si “Viti i Pyjeve” për të cilën kemi parashikuar një investim prej 172 milion lekë”, u shpreh Kumbaro. Do të jetë një vit me përfshirjen e shumë aktorëve, që nga institucionet qëndrore, të bashkitë të cilat janë edhe administruese të pyjeve në territor, te Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura që administron rreth 21,5% të territorit ku një pjesë të madhe e zënë pyjet, tek organizatat dhe shoqëria, me synimin e ripyllëzimit por edhe të ngritjes së ndërgjegjësimit në nivel kombëtar për rëndësinë e pyjeve.
Ministrja Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj deklaroi se së shpejti do t’i drejtohet sërish Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin për të marrë besimin mbi ndryshimet në ligjin e turizmit, për ligjin e "Përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit", si edhe shtoi se po punohet për strategjinë e re të turizmit 2024-2030./ CNA
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi sot një ...
Pas marrjes në pyetje nga SPAK ish-kryebashkiaku i Fie...
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në Durrës...
Avokatët e Jamarbër Malltezit çojnë në Apelin GJKKO shtesë...
Ish-kryetari i bashkisë së Fierit Baftjar Zeqja është para...
Gazetari Bledian Koka ka dalë sot para Prokurorisë së ...
Komisionerja Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Kës...
SPAK kërkon 4 vite burg për ish-sekretaren e Shëndetësisë,...
Pas shkarkimit nga detyra, Artan Lame u është hakërrye...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhe akuzuar...
Prokuroria i ka dërguar një shkresë KQZ-së, ku i bën me di...
Një 40-vjeçar i armatosur dhe pa patentë është arrestu...
Deputetja Jorida Tabaku ka analizuar raportin e Komisi...
Dritan Rexhepi, kreu i kartelit që drejtonte trafikun e dr...
Mazhoranca ka dështuar protestat dhe ndërhyrjet e opoz...
Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë ng...
Pesë të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar nga Euro...
Fiskalizimi, transparenca e transaksioneve bankare si ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Pesë shtetas shqiptarë janë larguar nga gaza. Lajmin e ka...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...