Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Emisioni "Kronos" i ka kushtuar një dokumentar pasurisë marramendëse të drejtorit të Erion Veliajt, Taulant Tushës dhe vëlllait të tij Sokol Tushës.
Po ashtu zbulohet se si Edlira Hoxha, motra e Tushës, përfitoi një kontratë publike nga ndërmarrja e Bashkisë Tirana Parking me vlerë 670 mijë euro përmes kompanisë Advance dhe dy firmave të tjera Adi Profesional dhe ED construction.
Sipas Kronos, vëllai i Tushës ka më shumë pasuri të patundshme ku bëhet fjalë për toka dhe disa apartamente si dhe kompani që kapin të ardhura deri në 6.6 milionë euro.
Pjesë nga dokumentari
Fundi i viti 2023, disa muaj pasi mori mandatin për të drejtuar për herë të tretë Bashkinë Tiranë, Veliajt do t’i lëkundej për herë të parë pushteti. Dy drejtorë të rëndësishëm të tij arrestohen për shpërdorim detyre në aferën e inceneratorëve.
Ata kishin pranuar dokumente të manipuluara si anëtarë të komisionit për dhënien me koncesion të inceneratorit Tiranë, kishin shmangur miratimin e kontratës në Këshillin Bashkiak dhe kishin dëmtuar interesat e shtetit. Taulant Tusha është një nga njerëzit më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, një bashkëpunëtor i hershëm i Erion Veliajt që në vitet e parë në qeveri, ku mbante rolin e ministrit të Punëve Sociale dhe Rinisë.
Tusha ka shërbyer si drejtor i shërbimeve mbështetëse e më pas ka mbajtur postin e drejtorit të Punëve Publike në bashki. Mbi të rëndon dhe një tjetër akuzë nga SPAK-u për shkeljen e barazisë në tenderë pasi dyshohet se ka favorizuar kompaninë “5D Construction” me pronar faktikë drejtorë të tjerë të bashkisë. Hetuesit kanë nisur një hetim pasuror për Tushën, i cili dyshohet se ka përfituar të ardhura nga firmat e lidhura me të afërm të tij.
Në vitin 2016, disa muaj pasi nisi të drejtojë njësinë kryesore në Bashkinë e Tiranës, motra e Taulant Tushës, Edlira Hoxha, përfiton një kontratë publike nga ndërmarrja e Bashkisë, Tirana Parking, me vlerë 670 mijë euro përmes kompanisë “Advance” dhe dy firmave të tjera “Adi Profesiona” dhe “ED Construction”. Më parë në këtë kompani ka qenë aksioner dhe Taulant Tusha. Edlira hoxha qëndron aksionere deri në dhjetor të 2019, duke ia shitur kuotat më pas Besarta Dikës dhe Olsi Takos.
Kompania vijon të marrë dy kontrata publike në Bashkinë e Lezhës, njëra për rikonstruksionin e çerdhes me vlerë 240 mijë euro dhe tjetra për instalimin e kamerave të sigurisë me vlerë 120 mijë euro. Besarta Dika rezulton aksionere me 20% të kuotave në hotelin “Rapos O”, ku është pronar me 40% Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës dhe Thanas Rapo. Hoteli është rikonstruktuar, por vlerat e deklaruara në balancë janë minimale. Vetëm 55 mijë euro qarkullim montera. Sokol Tusha rezulton pronar i dy pemëtoreve me sipërfaqe totale 5350 metra në Himarë të blera për 90 mijë euro ose 17 euro për metër katrorë.
Sokol Tusha regjistron një biznes në fushën e Agroturizmit me vlerë investimi 374 mijë euro ku 196 mijë euro janë siguruar si grant përmes programit IPARD donacione në ndihmë të fermerëve që jepen nga BE për Shqipërinë. Sipas të dhënave Sokol Tusha zotëron 18 mijë metra katrorë në zonën e Kasharit. 6 mijë metra ara arrë janë blerë në vitin 2018 për 35 mijë euro. 2 mijë metra të tjera në 2019, 2 mijë në 2020 dhe 8 mijë metra truall në vitin 2022.
Në pronësi të Taulant Tushës rezultojnë 2 apartamente dhe një automjet me vlerë 30 mijë euro. Vëllai i tij duket se zotëron pak më shumë pasuri të patundshme. Një apartament 60 metra në Golem të blerë në vitin 2015. Një apartament 68 metra në Lalëz të blerë në 2021 dhe një tjetër 70 metra katrorë të blerë në 2022. Sokol Tusha zotëron një kompani, e cila së fundi ka kaluar 100% tij “Glass Constuction”, që operon në fushën e xhamave. Të ardhurat e kësaj firme deri më sot kapin vlerën 6.6 milionë euro./ CNA
Kreu i PL-së, Ilir Meta, e ka quajtur një akt të paligjshë...
Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe m...
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Camero...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, regjistron një tjet...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Ish-kryeministri, doktor Sali Berisha, është bashkuar ...
Pas "show"-t me mbjelljen e pemëve te Prokuroria, Erion Ve...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni i suksesshëm, Gjergj Luca, ka ...
SPAK organizoi një megaoperacion, ndër më të mëdhenjtë të ...
Prej dy ditësh, në orët e paraditeve dhe pasditeve pjesa m...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për megaoperacionin e z...
Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të orga...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Vijon operacioni i SPAK për arrestimin e "kokave" të krimi...
CNA ka denoncuar prej muajsh skemën korruptive “5D” të...
CNA TV dhe CNA.al janë dritare mediatike që pasqyrojnë pun...
Lidhje nepotike në Bashkinë e Tiranës. Familjarë të Kujtim...
Të tjera detaje janë zbardhur nga megaoperacioni i SPA...
Vijon operacioni i SPAK për arrestimin e kokave të kok...
Gjatë hetimeve të Prokurorisë është goditur baza e pro...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...