Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdher-arreste, sekuestrohen pasuri me vlerë 4.5 mln euro
Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të orga...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për megaoperacionin e zhvilluar gjatë orëve të fundit ku janë goditur 7 grupe kriminale si dhe janë lëshuar 50 urdhër-arreste. Deri më tani janë ekzektuar 20 masa sigurie, 14 në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit.
Operacioni i shtrirë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen, zgjati për 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit dhe 1 oficer i Europol. Në total është sekuestruar një pasuri me vlerë 4.5 milionë euro.
SPAK bën e dije se kjo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri- tjetrit.
Nga hetimet ka rezultuar se në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar nga Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga Arben Ndoka.
Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit.
Të dy grupet kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.
Ervis Martinaj, kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Martinaj dhe Ndoka vijnë edhe shtetasit Emilajno Shullazi dhe A.A, për të kryer vrasjen e Durim Bamit.
Detaje nga njoftimi i SPAK:
E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e Bamit. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Ndoka. Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga Martinaj dhe Ndoka.
Grupi kriminal i drejtuar nga Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj.
Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj.
Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore./CNA
Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të orga...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Vijon operacioni i SPAK për arrestimin e "kokave" të krimi...
CNA ka denoncuar prej muajsh skemën korruptive “5D” të...
CNA TV dhe CNA.al janë dritare mediatike që pasqyrojnë pun...
Lidhje nepotike në Bashkinë e Tiranës. Familjarë të Kujtim...
Të tjera detaje janë zbardhur nga megaoperacioni i SPA...
Vijon operacioni i SPAK për arrestimin e kokave të kok...
Gjatë hetimeve të Prokurorisë është goditur baza e pro...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Të tjera detaje janë zbardhur nga megaoperacioni i SPA...
Tifozeria e Partizanit ka sulmuar dy autobusët e tifozeris...
Në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Minist...
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngr...
Gjykata e Apelit ka vendosur datën për shqyrtimin e çështj...
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në tubimin para...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, sot në-vjetorin e shembje...
Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot 4-vjetorin e ...
Në kuadër të megaoperacionit të SPAK-ut, janë arrestuar dy...
Policia e Shtetit ka publikuar videon nga kontrollet e for...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...