Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri, aplikimi i të cilit nisi vetëm pak muaj më parë, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka nisur aplikimin me trajnimin e nxënësve të moshës 12-14 vjeç dhe mësuesve në 12 shkolla të vendit.
Faza e parë e këtij projekti u finalizua sot në një event që u organizua në mjediset e Tirana European Youth Capital, ku u prezantuan dhe u vlerësuan me çmime projektet koduese më të mira. Ishin të pranishëm pjesëmarrësit në trajnime, nga të 12 shkollat, përfaqësues të Fondacionit Vodafone Albania, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, organizatës SciCo dhe partnerë të tjerë të STEM.

Faza e parë e projektit “Generation Next” është zhvilluar me metodologjinë STEM, sikurse është përcaktuar në memorandumin e bashkëpunimit, për rreth 250 nxënës dhe mësuesit e tyre, në një interval kohe prej dy muaj e gjysmë.
Në fazën e konkurrimit u paraqitën 51 projekte të realizuara nga nxënësit, prej të cilave 39 ishin Arduino dhe 12 app inventor. Në fazën finale të konkurrimit u përzgjodhën 10 projektet më të mira nga juria, e cila përbëhej nga Admir Malaj, CEO i Alpha Plan NGO/Code for Albania, Hilda Helga Laszlo, Drejtore e IT-së në Vodafone Albania, Majlinda Mehmetaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, Gerti Boshnjaku, CEO i Albania Tech, Theo Anagnostopoulos, president i SciCo NGO.

Projektet e realizuara ishin të gjitha zgjidhje të mirëmenduara teknologjike për të përmirësuar, lehtësuar apo bërë më të sigurtë jetën në komunitet. Fëmijët kishin realizuar produkte që iu vijnë në ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuara, që promovojnë agroturizmin apo e bëjnë më të sigurtë ambientin shkollor. Madje projekti që meritoi çmimin e parë, realizuar nga nxënësit e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan, titullohej pikërisht “Shkolla që duam”, ku përmes kodimit, shkolla mund të bëhet një ambient më i sigurtë. Çmimi i dytë shkoi përsëri për një tjetër grup nxënësish nga shkolla “Sulë Harri” në Elbasan dhe çmimi i tretë për shkollën “Neim Babameto” në Durrës.
Mësuesja Valentina Ismaili, mentorja e grupeve fituese të vendit të parë e të dytë, u shpreh se: “Nëpërmjet këtyre projekteve që realizuam, kuptuam se është teknologjia ajo që u jep zgjidhje shumë problemeve në jetë.”

Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, u shpreh entuziaste për aftësitë digjitale të nxënëse në moshë kaq të re. “Si CEO e një kompanie teknologjie jam shumë e lumtur të shikoj se kemi arritur të nxisim ide smart në mendjen e gjeneratës së re. 10 vjet nga sot, shpresoj t’ju shikoj të dilni në titujt e lajmeve, si emra të mëdhenj në fushën e kodimit.”
E pranishme në këtë event, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, u shpreh se: “Nuk e mendoja që në një përiudhë kaq të shkurtër, rezultatet e këtij projekti do të ishin kaq domethënëse dhe nxënësit do të ishin kaq të përfshirë, bashkë me mësuesit. Kemi plan që edhe vitin e ardhshëm, jo vetëm në 12 shkolla, por edhe në 30 shkolla, deri në fund të projektit, në fund të tre viteve, të kemi gjithsej 60 shkolla.”

Ndërsa presidenti i SciCo NGO, Theo Anagnostopoulos, iu referua të rinjve si e ardhmja e Generation Next. “Përgjatë këtij udhëtimi, ju i dhatë zgjidhje disa problemeve sociale nëpërmjet STEM, duke plotësuar kështu fazën pilot të këtij projekti, që shpresoj ta keni shijuar.”
STEM financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane) dhe që do të shtrihet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone. Kohët po ndryshojnë, studentët po ndryshojnë dhe është thelbësore që sektori i arsimit të ecë në një hap me revolucionin e 4-rt industrial që po vjen, pra revolucionin teknologjik. Bashkimi Evropian po jep 3 miliardë euro fonde, pra 3 miliard euro nga 9 në total të paketës së destinuar për digjitalizimin e Ballkanit Perëndimor. Vodafone Albania është e para kompani private së cilës i lejohet të aprovojë një kurrikulum në sistemin e arsimit publik në Shqipëri./ CNA.al
Kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë, Fatmir Braka, th...
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka surprizuar ndjekësit e...
Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECP...
Analisti Andi Bushati duke iu referuar qëndrimit të am...
Komisioni i Reformës Territoriale, i cili u miratua ng...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Spanja. Një nënë sh...
Harta e re gjyqësore është kundërshtuar gjerësisht nga...
Në vitin 2014, Gjykata e Fierit shpalli fajtorë dhe dë...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka i...
Ndahet nga jeta Zëvendës-Prokurori i Rrethit Gjyqësor ...
Janë identifikuar dy shqiptarët të akuzuar si “koka” e...
Analisti Fatos Lubonja e cilësoi Konferencën e parë Ko...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvillua...
Prej ditësh moti ka rezervuar “surpriza”, ku në disa ...
Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona Nishani, ka t...
Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare kryetari i Shoqa...
Ndryshimet në hartën e re gjyqësore kanë sjellë kundër...
Rritja e çmimeve të karburanteve, por edhe produkteve ...
Investimi i fundit në rrjetin fiks forcon pozicionin e...
Në forumin e “Dixhitalizimit kundrejt parasë fizike”, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...