"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT) ka reaguar për Hartën e re Gjyqësore për të cilën thotë se ndikon drejtpërdrejt në gjendjen dhe zhvillimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.
CRCA/ECPAT deklaron se është ndjekur me vëmendje dhe ka marrë pjesë me ekspertët e saj në konsultimet që KLGJ ka zhvilluar në lidhje me hartën gjyqësore.
CRCA/ECPAT shpreh mosdakordësi për ndarjen e propozuar dhe shqetësim se harta e re e miratuar nga KLGJ nuk ka marrë për bazë asnjë nga sugjerimet dhe rekomandimet e propozuara nga ky institucion.
Sipas saj, Harta e re gjyqësore lë përfundimisht pa drejtësi fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri, ndaj i kërkon që Këshillit i Lartë Gjyqësor të rishikojë edhe një herë vendimin e tij.
“Në një shtet të demokracisë funksionale, sistemi i drejtësisë ngrihet e ndërtohet në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të tyre. Ne jemi thellësisht të shqetësuar se si KLGJ ashtu edhe anëtarët e saj nuk kanë marrë për bazë asnjë rekomandim që ka ardhur nga qytetarët në Shqipëri, të shprehur nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile. Për me tepër këto shqetësime janë bërë publike prej mëse 6 muajsh, kohë e cila ishte më se e mjaftueshme që anëtarët e KLGJ-së t’u përgjigjeshin kërkesave dhe pritshmërive të qytetarëve.
Shqipëria vjen nga një histori represive jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë të drejtësisë. Për mbi 45 vjet sistemi i drejtësisë u privua nga pavarësia e tij, ndërsa në këto 30 vjet ai u vu përfund nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ndaj, qytetarët në Shqipëri kanë etje për më shumë drejtësi e jo më pak. Kjo nuk mund të arrihet me hartën e re gjyqësore të sapomiratuar.
CRCA/ECPAT Shqipëri, si organizata lider në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve, sot deklarohet hapur se është kundër hartës së re gjyqësore. Ajo jo vetëm që kufizon aksesin në drejtësi për fëmijët dhe të rinjtë, por në bindjen tonë minon sistemin e ri të drejtësisë. Disa nga argumentet tona më kryesore janë:
Harta e re nuk është konsultuar me fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Ajo nuk është as miqësore dhe as e përshtatur për të plotësuar nevojat e fëmijëve dhe të rinjve për akses në sistemin e drejtësisë.
Harta e re gjyqësore nuk eleminon gabimet e evidentuara në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, të paktën në këtë 30-vjeçar, duke i konsideruar fëmijët e të rinjtë si objekte, por jo subjekte me të drejta të barabarta në sistemin e drejtësisë.
Harta e re gjyqësore lë tërësisht në harresë dhe pa përgjigje mbrojtjen e fëmijëve viktima të krimit në Shqipëri, duke i lënë ata edhe më të ekspozuar përkundrejt jo vetëm mungesës së aksesit në sistemin e drejtësisë, por edhe shkeljes në vijueshmëri të të drejtave të tyre bazë për mbrojtje dhe siguri, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë (mbrojtja e posaçme).
Së fundmi, harta e re gjyqësore lë përfundimisht pa drejtësi fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Specialistët dhe mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve jo vetëm në procesin penal, prej vitesh kanë punuar drejt krijimit të Gjykatës për Fëmijët dhe të Rinjtë. Sistemi aktual i drejtësisë nuk është ndërtuar duke pasur në vëmendje fëmijët dhe të rinjtë, ndaj ai vijion të shkelë të drejtat e tyre. Harta e re gjyqësore vetëm sa e përforcon edhe më tej shkeljen e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në dhe nga sistemi i drejtësisë.
Nisur nga kjo situatë, CRCA/ECPAT Shqipëri i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor të rishikojë edhe një herë vendimin e tij për miratimin e hartës së re gjyqësore, ndërkohë që ne do të marrim të gjitha masat që ky vendim të mos hyjë në fuqi në gjendjen aktuale, pasi ai seriozisht rrezikon të dëmtojë gjendjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri”, thuhet në deklaratë./ B.A. – CNA.al
Analisti Andi Bushati duke iu referuar qëndrimit të am...
Komisioni i Reformës Territoriale, i cili u miratua ng...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Spanja. Një nënë sh...
Harta e re gjyqësore është kundërshtuar gjerësisht nga...
Në vitin 2014, Gjykata e Fierit shpalli fajtorë dhe dë...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka i...
Ndahet nga jeta Zëvendës-Prokurori i Rrethit Gjyqësor ...
Janë identifikuar dy shqiptarët të akuzuar si “koka” e...
Analisti Fatos Lubonja e cilësoi Konferencën e parë Ko...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvillua...
Prej ditësh moti ka rezervuar “surpriza”, ku në disa ...
Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona Nishani, ka t...
Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare kryetari i Shoqa...
Ndryshimet në hartën e re gjyqësore kanë sjellë kundër...
Rritja e çmimeve të karburanteve, por edhe produkteve ...
Investimi i fundit në rrjetin fiks forcon pozicionin e...
Në forumin e “Dixhitalizimit kundrejt parasë fizike”, ...
Tre punonjësit e kompanisë së internetit në Lezhë kanë kal...
Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhi...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...