Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

SPAK-u ka zbardhur atentatin ndaj Ardian Çapjës, i regjistruar më 8 qershor të vitit 2020 nga zbërthimi i aplikacioneve Sky Ecc dhe Encrochat.
Nga operacioni i fundit i SPAK-ut, mësohet se autori i dyshuar i këtij atentati ka qenë snajperisti Prek Kodra, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arresti, ndërsa porositës ka qenë grupi i Suel Çelës.
Prek Kodra është shpallur në kërkim nga SPAK-u edhe në dy operacione të mëparshme të SPAK-ut, teksa dyshohet se është një vrasës me pagesë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri dhe në Kosovë.
Me origjinë nga fshati Shtoj i Ri i Shkodrës, Prek Kodra konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar edhe për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vitin 2021.
Kjo u zbulua nga e mail-et e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të cilat u nxorën në publik nga grupi i hakerëve iranianë, pas hakerimit të institucioneve shtetërore.
Sipas dokumentit të Njësisë Kundër Terrorizmit, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Ai përshkruhej si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit snajper dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.
Sipas planit, fillimisht do të vritej një komandant i UÇK-së, Ismet Haxha, dhe më pas deputeti Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.
Gjithsesi, përmes një deklarate për mediat kosovare në atë kohë, Prek Kodra i mohoi të gjitha akuzat për atentate ndaj politikanëve në Kosovë.
“Ça të shpjegoj, vetëm po shpika diçka sikur kanë shpikur persona të paidentifikuar për mua. Albin Kurtin e njoh vetëm prej televizionit. Më keni akuzuar dhe po më merrni më qafë mua dhe familjen time. Për herë të parë, paradite rreth orës 11:00 kam qenë në Shkodër në kafe dhe dikush më ka telefonuar nga Gjermania dhe më thotë a je duke i parë lajmet dhe më ka nisur linkun. E kam parë linkun dhe pashë një gjë që s'e kisha imagjinuar kurrë në jetën time.” – tha Prek Kodra.
Ai ka treguar gjithashtu se e kanë ndaluar në Kosovë kur ka shkuar për të blerë një makinë dhe nuk i kanë treguar arsyet pse po e mbanin prej orësh.
“Më kanë ndaluar në Kosovë para një viti në doganë, më 24 nëntor, nëse nuk gaboj. Isha duke shkuar në Kosovë për të blerë një kamionçinë. Kur më kanë ndaluar kam qenë me makinën e vajzës sime për të blerë një kamionçinë për firmën time. Kur kam shkuar në doganë më kanë ndaluar dhe më kanë mbajtur nga ora 2:00 e pasdites deri në orën 11:00 në darkë pa më thënë pse më kanë ndaluar. Në doganë më kanë arrestuar. Kisha 15 mijë euro me vete.
Më kanë çuar në Prishtinë dhe më kanë marrë në pyetje nga Departamenti i Krimeve të rënda. Nuk e dija pse po më ndodhte ajo gjë. Më thanë që dyshohesh për falsifikim parash, por unë isha i sigurt sepse i kisha marrë te firma ime.” – deklaroi Prek Kodra.
Mediat kanë raportuar dhe se Prekë Kodra është arrestuar dhe në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës dhe se ishte simpatizant i njërës prej dy partive të mëdha në Shqipëri. Po ashtu, dyshohej edhe për lidhje të forta me mafien e Malit të Zi, me nipin e tij që pretendohet të jetë zënë me substanca narkotike dhe të ketë pasur probleme ligjore me këtë vend.
Gjithashtu, ai është shpallur në kërkim edhe në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë./ CNA
Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e ...
SPAK së fundi ka kryer një megaoperacion kundër krimit të ...
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sekretari Organi...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Autoriteti i Konkurrencës mbylli këtë muaj hetimin e thell...
SPAK vijon të godasë nivelet më të larta të politikës ...
Gazetari Artan Hoxha është lënë në detyrim paraqitje, ...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur me tone të ashpra d...
Eugen Beçi, ish-Prokuror i Krimeve të Rënda, i ftuar në nj...
Një grua u gjet e plagosur në rrugë pasi një automjet e pë...
GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Du...
SPAK-u ka nxjerrë detajet e para nga megaoperacioni, për t...
Qeveria shqiptare, qeveria gjermane dhe ajo zvicerane, për...
Dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë paraqitur në ...
Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukt...
Tring Sport, e vetmja platformë që gozhdon para ekranit çd...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK-u po zhvillon një operacion kundër krimit të organizu...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë pjesë e tryezës së o...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...