Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Qeveria shqiptare, qeveria gjermane dhe ajo zvicerane, përmes një konference të përbashkët, prezantuan nisjen e programit ALBAdapt, i cili synon forcimin e qëndrueshmërisë së Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në fjalën e saj gjatë takimit ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe minsitrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, u shpreh se ky program mbështetet nga Fondi i Gjelbër i Klimës, me një financim prej 35 milionë eurosh.
“Projekti Albadapt mishëron një përpjekje të përbashkët për të ndërtuar në të ardhmen një sistem ku të dhënat klimatike dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm bëhen edhe mjetet tona më të rëndësishme për të mbrojtur jetët dhe mirëqenien e qytetarëve. Shqipëria, një vend i bekuar nga natyra, plot resurse të vyera si ato që shohim dhe i shijojmë, si ekoturizmi, ashtu dhe ato që nuk i shohim dhe mbrohen apo përdoren me shumë nikoqirllëk nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, edhe për shkak të pozicionit gjeografik nga më të ekspozuarat për rreziqet e natyrës. Mungesa e një sistemi modern dhe funksional të shërbimeve hidrometeorologjike, e ka shtuar ndjeshmërinë tonë dhe ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një reforme të thellë në këtë sektor për të cilën nevojiten dhe mjetet financiare dhe një koordinim më i mirë mes institucioneve tona”, tha ministrja Kumbaro.
Ministrja, duke sjellë në vëmendje rastin e përmbytjeve në Spanjë, u shpreh se Mesdheu është një nga rajonet më të rrezikuara, duke vazhduar se termi ‘ndryshimet klimatike’ nuk është më një nocion abstrakt, por fenomen për të cilat qytetarët duhen përgatitur.

“Duhet të mësojmë qytetarët, administratat vendore, rajonale, prandaj nuk bëhet vetëm nga qeveria apo nëpër seminare, ku ndonjëherë në vend të letrave të ekspertizës me tonelata të tëra, që në fund të ditës janë pemë që priten, të ndërtohen sisteme dhe ky projekt këtë synon përmes moderinizimit të infrastrukturës hidro-meteorologjike të Shqipërisë. Përmes integrimit të pajisjeve dhe softuerëve të avancuar, programi do të harmonizojë dhe qendërzojë informacionin mbi klimën, duke e bërë atë të aksesueshëm për të gjithë qytetarët. Është siguruar tashmë një financim prej 35 milionë eurosh për programin ALBAdapt. Shqipëria është një vend me 22% zona të mbrojtura dhe prioritet ekoturizmin”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se përveç bazave rregullatore që na përafrojnë me vendet e BE-së, janë shumë të rëndësishme sinergjia dhe inovacioni në projekte të tilla.
“Bashkërendimi, koordinimi parandalues dhe inovacioni janë dy elementë që duhet të përdoren gjerësisht përballë të gjitha çështjeve të emergjencave civile dhe të gjitha çështjeve sfiduese që sot po hasim përballë nesh për shkak të ndryshimeve klimatike. Në emër të qeverisë shqiptare kam sot kënaqësinë të falënderoj të gjithë partnerët”, u shpreh zv.kryeministrja Balluku.
Nga ana tij, ministri Vëngu siguroi mbështetjen e agjencive të përfshira në zbatimin e këtij programi:
“Ministria e Mbrojtjes është në mbështetje të një projekti që do zgjasë deri në vitin 2030, por duhet t’i hedhim sa më shpejt themelet në mënyrë që të gjitha nënproduktet të kenë ecuri të kënaqshme dhe zbatohen sipas kalendareve”.
Programi do të integrojë teknologjinë dhe ekspertizën më të avancuar meteorologjike nga institucione të njohura si Zyra Federale për Meteorologji dhe Klimatologji e Zvicrës. Një aspekt thelbësor i programit është modernizimi i infrastrukturës hidro-meteorologjike të Shqipërisë. Përmes integrimit të pajisjeve dhe softuerëve të avancuar, programi do të harmonizojë dhe qendërzojë informacionin mbi klimën, duke e bërë atë të aksesueshëm për të gjithë qytetarët.
Ky projekt e bën Shqipërinë të parin vend në rajon që akseson fonde bilaterale nga Fondi i Gjelbër i Klimës, të cilat adresojnë problematikat dhe vulnerabilitetin e vendit ndaj ndryshimeve të klimës, si përgjigje ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, por edhe plotësimit të detyrave të Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian./ CNA
Dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë paraqitur në ...
Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukt...
Tring Sport, e vetmja platformë që gozhdon para ekranit çd...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK-u po zhvillon një operacion kundër krimit të organizu...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë pjesë e tryezës së o...
Mbrëmë është zhvilluar një operacion i gjerë në lidhje me ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në tetor është regjistruar shifra më e lartë të importit t...
Skiatorja e Tiranës, Lara Colturi ka arritur të renditet e...
Të gjithë punonjësit socialë të organit drejtues të Qendra...
Një tjetër protestë është zhvilluar këtë të shtunë për vra...
Organizata europiane për Ruajtjen e Natyrës “Euro Natur” s...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Altin Dumani u pyet mbrëmjen e sotme për pengun e tij ...
Krimi i organizuar shqiptar është i përhapur thuajse n...
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, zuloi mbrëmjen e sotme se...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, tha mbrëmjen e sotme se Sky ...
Disa analistë kanë aluduar se pas muajit janar SPAK do...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...