"21 janari"/ Kreu i PL-së, Meta merret nesër në pyetje nga SPAK-u
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të merret ditën e ...

SPAK-u ka rëfuzuar kërkesën e këshilltarëve bashkiakë për praninë e Erion Veliajt në mbledhjen e këshillit, ku do të diskutohet buxheti i vitit 2026 për Bashkinë e Tiranës.
Në vendimin e marrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado arsyetojnë se në nen është përcaktuar se i burgosuri mund të marrë leje vetëm në rastet kur familjarët e tij kanë sëmundje që u rrezikon jetën, në raste vdekje, lindje apo martesa.
Në njoftimin e SPAK-ut, prokurorët Dumani dhe Dado shprehen se kërkesa e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj nuk përmbush kriteret e përcaktuara nga ligji.
Njoftimi i SPAK-ut:
VENDIMI
Në Tiranë, viti 2025, muaji Dhjetor, data 17.
Ne Altin Dumani dhe Ols Dado, Prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me kërkesën e nënshkruar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak
Tiranë, me nr. Prot. 42497/2 datë 16.12.2025,
KONSTATUAM
Se anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë, kanë paraqitur kërkesë për lejim të përkohshëm për
pjesëmarrje fizike të të pandehurit të paraburgosur Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
që do të zhvillohet në një nga datat 16 deri në 18.12.2025.
Në lidhje me këtë kërkesë, duhet mbajtur në konsideratë fakti se ligjvënësi, referuar ligjit nr. 81/2020
“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 73 pika 1 dhe
2, ka përcaktuar: se “I burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të
rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të
ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së
provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë
për të dënuarinjepet nga Drejtori i Institucionit, ndërsa për të paraburgosurin jepet nga Drejtori i
Institucionit, me pëlqimin paraprak të prokurorit.
Gjithashtu, bazuar në VKM nr. 209 datë 06.04.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme
të burgjeve”, nenet 101-105, konstatohet i njëjti rregullim përsa i përket rasteve të lejeve të veçanta,
të cilat janë shterruese, duke referuar përsëri tek sëmundjet e rënda të cilat rrezikojnë jetën e
1
anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si
vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.
Në këto kushte, arrihet në përfundimin se kërkesa e bërë për lejimin e përkohshëm të shtetasit të
paraburgosur Erion Veliaj, për pjesëmarrje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 16-
18.12.2025, e trajtuar si kërkesë për leje e veçantë nga organi procedues, nuk përmbush kriteret e
përcaktuara në kuadrin ligjor përkatës.
Për këto arsye, bazuar në nenin 73 pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 81/2020 si dhe VKM nr. 209 datë
06.04.2022,
VENDOSËM
1. Mosdhënien e miratimit paraprak në lidhje me Kërkesën për Leje të Veçantë, përsa i përket
pjesëmarrjes fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16-18 të muajit në vazhdim, të
shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj.
2. Të njoh me këtë vendim kërkuesin. Vijon...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të merret ditën e ...
E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ka...
Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 6 kompani të grumbul...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit Ludjan...
Ditën e djeshme, CNA raportoi se këshilltarët socialistë t...
Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar pë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KP...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të tako...
Tri aplikime të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltai...
Në 2025 Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lart...
Gazetari Neritan Sejamini ka deklaruar sonte në emisionin ...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur për hetimet e SPAK ndaj...
Gazetari Armand Shkullaku deklaroi në emisionin “Opinion” ...
Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masa sigurimi personal ...
Këshilli i Bashkimit Europian ka publikuar qëndrimin e tij...
Gazetari Ermal Mulosmani ka bërë një koment në lidhje me z...
Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti komentoi sot lidhu...
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...