Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Në 2025 Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit.
Plot 44% e të anketuarve deklaruan se do të donin të shkonin të jetonin ose të punonin jashtë vendit, një përqindje që e vendos vendin tonë mbi mesataren rajonale dhe mbi të gjitha ekonomitë e tjera të përfshira në sondazh dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë e Veriut.
Kosova dhe Bosnja në anën tjetër kanë nivele disi më të ulëta të dëshirës për emigrim me 35 dhe 34 për qind secila, por sërish në nivele të larta në krahasim me shtetet e tjera të Europës.
Shqipëria dallon nga Rajoni, jo vetëm për intensitetin e prirjes drejt emigrimit, por edhe për natyrën e thellë dhe afatgjatë të fenomenit.
Situata është edhe më shqetësuese pasi Shqipëria bashkë me Serbinë paraqiten me përqindje të larta të popullatës që do të ikë nga vendi përgjithmonë pa plane kthimi pas. Në Shqipëri, kjo përqindje është ndër më të lartat në Rajon me 18 %, çka tregon se për shumë qytetarë emigrimi vlerësohet si zgjidhje përfundimtare për jetën.
Arsyet pse Shqipëria kryeson rajonin lidhen ngushtë me faktorë ekonomikë dhe socialë. Diferencat e mëdha në paga dhe standard jetese me vendet e Bashkimit Europian mbeten një shtysë e fortë, veçanërisht për të rinjtë dhe profesionistët e kualifikuar. Këto diferenca kombinohen me mundësitë e kufizuara brenda vendit për punë të mira dhe zhvillim profesional, duke krijuar bindjen se zhvillimi personal dhe ekonomik është më i arritshëm jashtë vendit.
Emigrimi i fortë në të shkuarën po bëhet një bazë e fortë për rritjen e largimeve në të ardhmen. Rrjetet e konsoliduara të emigracionit shqiptar, të ndërtuara ndër vite po luajnë një rol të fortë dhe po e bëjnë më të lehtë tërheqjen e familjarëve.
Për shkak të emigracionit të lartë popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate.
Në vitin 2025 popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një viti, ndërsa në terma relativë rënia ishte –1.2%, norma më e lartë në rajon.
Tkurrja e fortë në grup-moshën deri 30 vjeç po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit të lartë që vazhdon të jetë ndër më të lartët në Europë.
Të dhënat e brendshme tregojnë se popullsia nga 15-29 vjeç që përfaqëson grupin e të rinj aktiv në emigrim u tkurr me 45 për qind ndërmjet 2011 dhe 2025.
Gjithashtu Shqipëria ka nivelin më të ulët të lindjeve në historinë e saj të tranzicionit me një normë fertiliteti rreth 1.2 fëmijë për grua në moshë lindje, shumë poshtë nivelit e zëvendësimit dhe nga më të ulëtat në Europë. /Monitor
Gazetari Neritan Sejamini ka deklaruar sonte në emisionin ...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur për hetimet e SPAK ndaj...
Gazetari Armand Shkullaku deklaroi në emisionin “Opinion” ...
Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masa sigurimi personal ...
Këshilli i Bashkimit Europian ka publikuar qëndrimin e tij...
Gazetari Ermal Mulosmani ka bërë një koment në lidhje me z...
Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti komentoi sot lidhu...
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet t...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin ng...
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali gjatë një vizite në At...
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, N...
Të mërkurën, një artikull i publikuar nga Independent Poli...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kërkesën...
Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje his...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas hetimeve dhe masave...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë në aksin n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas njoftimit z...
SPAK i ka dorëzuar kërkesën Kuvendit të Shqipërisë për heq...
ZGJIDH EXTRA+ DHE SHIKO TË GJITHA SPORTET BASHKË DHE BBVA ...
Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim katër persona ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...