Pashka ortodokse/ Mesazhi i kryepeshkopit Janullatos: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e ngjalljes
Me rastin e festës së Pashkës ortodokse, kryepeshkopi ...

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit "Metamorfoza".
Në gjykim janë dërguar Astmer Bilali, Oltian Bistri, Xhevahir Lita, Edmond Preka, Behar Brajoviq dhe Ardrit Hasanbegaj.
Njoftimi i SPAK-ut:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, dhe ka paraqitur më datë 26.04.2024, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve si më poshtë:
1. I pandehuri Pëllumb Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
-“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
-“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.
2. I pandehuri Behar Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
- “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
-“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.
3. I pandehuri Edmond Preka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
-“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
- “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
4. I pandehuri Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334, të Kodit Penal.
5. I pandehuri Ardrit Hasanbegaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334, të Kodit Penal.
6. I pandehuri Oltian Bistri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
-“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259, 295/a dhe 287/2, të Kodit Penal.
7. I pandehuri Xhevahir Lita, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
-“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 295/a, paragrafi 2, të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:
1. 3 (tre) pasuri të paluajtshme të llojit “Pyll”, me sipërfaqe totale prej 390 000 m2, si më poshtë :
1.1. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.2. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.3. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh,Velipojë, Shkodër;
2. 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesa, me vlerë blerje sipas kontratave 980 300 Euro, si më poshtë :
2.1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.3. Njësia dyqan, me sipërfaqe ndërtimore 125 m2, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 m2, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro (pesëdhjetë mijë e treqind) Euro, e ndodhur në Tiranë.
Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë./CNA
Me rastin e festës së Pashkës ortodokse, kryepeshkopi ...
Në 24 orët e fundit ka një fluks të shtuar në hyrje të...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është kthyer 30 vite pa...
Lidhur me përfitimet nga ndryshimet në këto 30 vite në Shq...
Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Par...
Barometri në Euronews Albania ka realizuar këtë herë një s...
Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias Koloreto Cukali k...
Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me pretendimet s...
Besimtarët ortodoksë, qytetarët korçarë por edhe vizitorë ...
Një ditë më parë gazetarët kanë protestuar në hyrje të Kuv...
Ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PL-së...
Besimtarët Ortodoksë kremtojnë në 5 Maj, që përkon me të d...
Ambasadat e huaja perëndimore në Shqipëri mbështesin rapor...
Në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, dhe ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Dorian Teliti u ...
Deputeti Dashnor Sula i është përgjigjur deklaratve të...
Në Shqipëri e drejta për informim është në stanjacion prej...
Kryezdromsi i Tiranës, Erion Veliaj është njeriu që në...
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...