Zgjidhet relatori në Gjykatën e Lartë për çështjen “Tahiri”
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK-ut ndaj is...

SPAK-u ka dërguar për gjykim procedimin penal kundër një grupi kriminal të trafikut të kokainës.
Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i narkotikëve”, në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1, të Kodit Penal.
Origjina e procedimit
Procedimi penal nisi mbështetur në kërkesën e autoriteteve gjyqësore italiane, konkretisht Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Drejtoria e Distriktit Antimafia në lidhje me një procedim penal (nr.9740/21 RGNR mod.21). Sipas kërkesës, kjo prokurori po hetonte për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë, aktivitet që drejtohej nga një grup kriminal, ku bënin pjesë edhe shtetas shqiptarë, të cilët vepronin në Shqipëri (Durrës, Tiranë), Amerikën Latine (Ekuador dhe Panama), Itali (provinca e Pizës, Piemontes dhe Trevizos).
Procedimi penal në Itali nisi pas një kontrolli të kryer nga Guardia di Finanza i Livornos, në periudhën 7-9 mars 2021, gjatë të cilës u identifikuan shtetas me origjinë shqiptarë, të kapur në flagrancë gjatë operacioneve për nxjerrjen e një ngarkese kokaine të ardhur nga Amerika Latine, në portin e afërt të Labronikos (Livorno).
Veprimet hetimore
Përmes veprimeve të fshehta me mjete teknike (pergjimeve telefonike dhe ambientale dhe gjurmimit gjeografik GPS), si dhe hetimeve tradicionale (vëzhgimeve, kontrolleve, ndjekjes, rregjistrimeve video, monitorimit të mjeteve të transportit dhe shkëmbimeve të informacioneve) – u bë e mundur identifikimi i veprimtarisë kriminale të grupit dhe personave të përfshirë.
Hetimet në Itali u kryen në kuadët të Skuadrës së Përbashkët Hetimore dhe verifikimeve, vëzhgimeve, përgjimeve të përsonave të përfshirë në këtë veprimtari, të cilit hynin dhe dilnin në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga këto hetime u mblodhën prova që vërtetonin ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, qëllimi i të cilit ishte importi dhe shpërndarja e kokainës në tregun italian.
Anëtarë të grupit janë shtetasit shqiptarë dhe italianë:
Albert Turja, Roland Turja, Alfred Veshti, Klodian Veshti, Maksim Ndoci, Luca Koci, Aurel Zhupa, Ionut Pislariu, Errico D’Ambrosio, Vincenzo Di Corso, Mario Spiritoso, Fabio Consale.
Ata kishin organizuar një strukturë kriminale duke marrë ngarkesa të konsiderueshme kokaine në portin e Livornos, të cilat vinin nga porti i Guayaquilit në Ekuador. Ndërsa sasia blihej në Kolumbi dhe ishte destinuar për anëtarë të grupeve të shumta kriminale, me anëtarë, kryesisht shqiptarë, rumunë dhe italianë.
Episodet e sekuestrimit të lëndës narkotike
19.7. 2021, në magazinën Interpair në Guasticce (LI), – rreth 28 kg kokainë neto (pesha bruto 33.8 kg);
24.8.2021, në portin e Livornos (LI), – mb 70 kg kokainë neto (pesha bruto mbi 84 kg);
22.11.2021,në kufirin tokësor të Gaggiolo (VA) – rreth 11.7 kg kokainë neto (pesha bruto mbi 12 kg). Këtu u krye edhe arrestimi i korrierit të drogës Alberto Brandi, (i cili u ndoq penalisht veçmas);
2.3.2022, mbi 140 kg kokainë (pesha bruto mbi 158.5kg) në magazinën Reefer në portin e Livornos (LI).
5.4.2022, në Frattamaggiore (NA) – mbi 400 kg kokainë (pesha bruto mbi 489kg).
16.4.2022, në Guidonia (Romë) – mbi 84.5 kg kokainë neto (me një peshë bruto prej 1,110.5 kg);
30.6.2022, në Ostia – mbi 4 kg kokainë neto, pjesë e një dërgese prej 32 kg.
9.3.2022, në Guabo, një qytet pranë portit të Guayaquilit në Ekuador – 150 kg kokainë neto (mbi 169 kg bruto).
Përgjegjësia penale e të pandehurve
Në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, autoritetet italiane kanë kërkuar ndjekjen penale në Shqipëri për shtetasit Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku, për të cilët çështja është dërguar për gjykim më datë 8.1.2026.
Për të pandehurin Maksim Ndoci, provohet përfshirja në rikuperimin e mbi 140 kg kokainë neto, të sekuestruar më 2.3.2022 në portin e Livornos, si dhe roli i tij i rëndësishëm në rekuperimin e një sasie prej rreth 120 kg kokainë bruto, të ardhur nga Ekuadori më 11.1.2022.
Për të pandehurin Juljan Kollçaku, provohet përfshirja në trafikimin e mbi 489 kg kokainë bruto, të ardhur në portin e Livornos më 14.3.2022, e sekuestruar më 5.4.2022 në Frattamaggiore (Napoli), si dhe në importimin e një sasie prej 32 kg kokainë, nga e cila u sekuestruan mbi 4 kg neto më 30.6.2022 në Ostia./CNA
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK-ut ndaj is...
Prokurori Arqile Koça është zgjedhur zëvendësprokuror i Pë...
Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara ...
Mbrëmjen e kaluar tregu i rrobave të përdorura në “5 Maj” ...
CNA denoncoi një rast flagrant, ku kryebashkiaku Erion Vel...
Vijon të mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales, në Lezhë...
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevz...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza shumë të forta...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një tryezë të përbashkët me...
Situata në Bashkinë Durrës mbetet e rënduar. Për shkak të ...
Prefekti i Qarkut Gjirokastër njofton qytetarët dhe përdor...
Si pasojë e shembjes së një kanali rruga nacionale Klos-Bu...
Moti i keq vazhdon të mbajë të mbërthyer vendin tonë. Në z...
Mëngjesin e kësaj të premteje “Lëvizja Bashkë”, për të rea...
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka bërë me dije se për ...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri me dije se proce...
Autoritetet rrugore kanë vijuar gjatë ditës hedhjen e krip...
Situata në Qarkun Shkodër paraqitet e qetë, nën monito...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Emergjen...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin e Emergjencave...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...