
Sokol Ngresi u zgjodh këtë të hënë kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë me shortin e hedhur në Presidencë.
Ngresi, që prej 2 qershorit të 2022-shit, është gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Më herët ai ka qenë edhe gjyqtar në Shkallën e Parë dhe në Apelin e Vlorës.
Gjyqtari, që tashmë është zgjedhur në krye të KED-së, është denoncuar për 3 skandale.
Skandali i parë ka të bëjë me një firmën fiktive të hedhur nga gjyqtari Sokol Ngresi, në një vendim gjyqësor në emër të një gjyqtari tjetër që nuk ndodhej në Shqipëri, në çështjen civile me nr.683 vendimi, i datës 23.12.2005.
Ai ia hodhi fajin sekretares gjyqësore, e cila rezultonte punëtore mirëmbajtjeje në emërtesë.
Në një relacion të Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkohej shkarkimi i Ngresit, thuhej se dy gjyqtarët Gjinovefa Gaba dhe Sokol Ngresi, kanë firmosur fiktivisht për praninë e gjyqtarit relator.
Skandali i dytë ka të bëjë me vendimin gjyqësor të marrë nga Ngresi kur ishte gjyqtar i Apelit. Ai la të lirë biznesmenin Arben Gropa, allias Vangjel Zijaj, që shfrytëzoi rastin të arratisej.
Qëllimi i këtij arrestimi ishte bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ndërkohë pas disa ditësh Gjykata e Apelit Vlorë nëpërmjet Sokol Ngresit, vendosi të lirojë Arben Gropën. Gjatë kësaj kohe ndaj Gropës, po zhvillohej një proces gjyqësor në Fier, për miratimin ose jo të kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e Gropës.
CNA raportoi asokohe se inspektimi përfundoi me procedim disiplinor ndaj gjyqtarit.
Skandali i tretë ka të bëjë me 50 mijë euro, për të cilat Ngresi ka çuar në burg dadon e shtëpisë me pretendimin se ia ka vjedhur ajo.
CNA mësoi se Ngresi, përveçse e ka akuzuar punonjësen e shtëpisë, ai dyshohet se e shfrytëzonte edhe në të zezë.
Skandali përforcohej më shumë pasi nuk dihej burimi i 50 mijë eurove që gjyqtari mbante në shtëpi dhe se përse nuk i kishte deklaruar në institucionet bankare.
Tashmë me apartamentin e fshehur radhiten katër skandale që lidhen me emrin e gjyqtarit Sokol Ngresi.
Skandali i katërt ka të bëjë me blerjen e një apartamenti nga gjyqtari Ngresi.
CNA siguroi ekskluzivisht në korrik të 2021-shit kontratën së bashku me mandatet që faktojnë kryerjen e pagesave për blerjen e tij.
Ngresi bleu në vitin 2014 nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k., në vlerën 68 mijë euro një apartament me sipërfaqe 113,43 m2 në qytetin e Vlorës.
Mandatet e arkëtimit mbajnë firmën e vetë gjyqtarit, me nënshkrim origjinal, por pavarësisht kësaj, nuk janë deklaruar në asnjë moment nga ana e tij.
Këto janë disa nga skandalet e gjyqtarit Ngresi, i cili tashmë do të jetë në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024./ CNA


Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështje...
Kompania e kryetarit të ri të bashkisë së Lamisë në Gr...
Policia e Shtetit bën me dije se gjatë 72 orëve të fundit ...
Sokol Ngresi është zgjedhur kryetar i Këshillit të Emërime...
Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare, punonjësit ...
Të hënën kreu i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari,...
Alma Kaçi është paraqitur sërish në SPAK mëngjesin e kësaj...
Në vitin 2022, numri i vizitave në shërbimin parësor si pi...
Në ndeshjen e sotme që u zhvillua në stadiumin “Air Albani...
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar një raport ...
Letra e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kë...
Mustafa Nano, ambasadori i Shqipërisë në Zvicër me rastin ...
Mëngjesin e kësaj të diele u njoftua lidhur me arresti...
Në Gjirokastër po bëhen përpjekje nga mjeshtërit venda...
Operatori i Shpërndarjes së energjisë Elektrike ka njo...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ironizuar ...
Pas rreth 2 orësh është nxjerrë nga automjeti 27-vjeçarja ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë tek Ko...
Foto më sipër është nga aksidenti i rëndë që ndodhi këtë t...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në Shk...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...