E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Në Gjirokastër po bëhen përpjekje nga mjeshtërit vendas të gurit për të nxitur të rinjtë të merren me këtë profesion.
Zhvillimi i vrullshëm i turizmit po shoqërohet me nevoja të mëdha për restaurime të shtëpive historike rreth 200 vjeçare.
Bashkimi Europian ka mbështetur së fundi edhe këmbimin e përvojës së mjeshtërive të gurit në zonat historike në të dy anët e kufirit shqiptaro -grek.
Në një godinë të pazarit historik të Gjirokastrës Rifo Huso një mjeshtër i ndërtimit të çative u flet për përvojën e tij një grupi arkitektësh të rinj.
Në qytetin hisotrik që mbrohet nga UNESCO sfida e ruajtes së banesave monumentale dhe asambleve arkitekturore rreth 200 vjeçare është bërë më e madhe për shkak se mjeshtërit e vjetër po pakësohen dhe të rinjtë i qëndrojnë larg këtyre mjeshtërive.
Huso flet për Zërin e Amerikës me pasion për punën që bën prej 40 vitesh në Gjirokastër si një mjeshtër i ndërtimit dhe mirëmbajtjes së çative të gurta.
“Është një zanat shumë i vështirë por i bukur dhe fitimrpurës. Në çati nuk ke shumë liri për të punuar dhe lidhemi për masa sigurie nga lartësitë e mëdha të objekteve. Duke kaluar vitet duke ecur me punën tani ky zanat është bërë pjesë e jetës. Nuk mundet të rri dot pa punuar, pa hipur në çati dhe çdo ditë, edhe shi të bjerë, do të hipim të bëjmë diçka”., tha Huso.
Transmetimi i mjeshtërive tek të rinjtë është bërë i vështirë, thotë Huso, por ai sheh si mbështetje përgatitjen e tyre në shkollat profesionale.
"Të gjitha zanatet duhen mbështetur por ky edhe më shumë. Pa patur njohuri fillestare të kësaj pune nuk mudn të bëhesh. Do teori, do ato shkollat që i kam shumë qejf, profesionale. Një inxhineir mund të komandojë 50 punëtorë,100 punëtore ndërsa shkolla profesionale për mua është baza e cdo gjëje.", u shpreh ai.
Ndërsa Klodian Muço, një specialist i ekonomisë dhe turizmit thotë se rritja e shpejtë e turizmit në Gjirokastër kërkon medoemos përmirësimin e ruajtjes së vlerave të trashëgimisë.
“Ne tashmë kemi parë që Gjiroakstra është kthyer në një destinacion shumë të rëndësishëm turistik në Shqipëri. Kemi parë që problematikat e turizmit sot, apo le të themi në të ardhmen, janë që këtë qytet ta konservojmë dhe vlerat historike t`i ruajmë. Që turizmi të rritet gjithnjë e më tepër nevojitet të merremi me trashëgiminë, me kalimin e njohurive nga muratorët e vjetër që po plaken gjithnjë e më tepër tek të rinjtë.”, tregoi Klodian Muço.
Zoti Muço thotë se është e rëndësishme, jo vetëm përvoja e mjeshtërve vendas, por edhe shkëmbimi i mdodeleve të bashkëpunimit me zonat kufitare në Greqinë fqinje të njohura për ndërtimet prej guri.
Një program i financuar nga Bashkimi Europian po mbështet ruajtjen e e mjeshtërive tradicionale në zonat kufitare të Gjirokastrës në Shqipëri dhe Konicës në Greqi me zhvillime aktivitetesh në të dy anët e kufirit.
Kryetari i Bashkisë së Konicës në Greqi Niko Eksarhu thotë se vlerat e ndërtimeve prej guri janë unike në këtë rajon dhe ato duhe të mbrohen.
“Më vjen shumë keq që ato që kemi konstatuar në rajonin tonë, ndërtimet pa leje midis monumenteve dhe objekteve kutlrore po i gjejmë edhe në rajonin tuaj edhe në Gjirokastër dhe në Përmet dhe më vjen shumë keq që zbatuat të njëjtat praktika negative që zbatuam edhe ne”, thotë zoti Eksarhu.
Kyetari i Bashkisë së Konicës thotë se nga të dhënat historike mjeshtër nga Konica kanë punuar në Gjirokastër në ngritjen e shtëpive historike prej guri dhe këto lidhje duhet të ripërtërihen.
Bashkia e Gjirokastrës thotë se ky vit ka shënuar rritjen më të ndjeshme të prurjes turistike të viteve të fundit me rreth mbi 300 mijë turistë , të cilët nxiten më së shumti nga interesi për tu njohur me këtë qytet unikal të ndërtuar prej guri./ VOA
Operatori i Shpërndarjes së energjisë Elektrike ka njo...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ironizuar ...
Pas rreth 2 orësh është nxjerrë nga automjeti 27-vjeçarja ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë tek Ko...
Foto më sipër është nga aksidenti i rëndë që ndodhi këtë t...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në Shk...
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, ka zhvilluar kë...
Situata në 3 hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin po v...
CNA ka zbuluar të tjera detaje për kryekomisarin Stiljan P...
CNA ka siguruar dy video nga dy ngjarje me pamje ekskluziv...
Ulja e temperaturave ka rikthyer këtë të diel reshjet e dë...
E reja nga Devolli 28-vjeçarja Deizi Arapi ka reaguar pas ...
Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur në Belsh...
Njëri nga autorët që dhunoi Gjergj Zefin në Tiranë ka ...
Kryeqyteti i Festave të Fundvitit" në Shqipëri, Korça ka n...
Hajdar Ademaj, babai i Liridona Murselit në nëj intervistë...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor...
Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimi...
Instituti i Studimeve Politike ka bërë publike të dhanat l...
Rikthehet edhe njëherë tjetër në qendër të mediave, e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...