Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Instituti i Studimeve Politike ka bërë publike të dhanat lidhur me numrin e neneve të ndryshuara në Kushtetutën e Shqipërisë.
Bëhet me dije se u ndryshua disa herë (2007, 2008, 2012, 2015, 2016, 2020 dhe 2022) dhe pritet të ndryshohet përsëri në disa dispozita.
Nga të dhënat e ISP rezulton se nga 124 nene të organizimit të sistemit politik dhe qeverisës janë ndryshuar 35% e tyre nga 1998, pra më shumë se një e treta e neneve.
Sipas këtij shqyrtimi ndryshimet 2007-2022 janë bërë pa referendum, pra “kontrata sociale” është ndryshuar nga njëra palë, por Shqipëria përmbush në tërësinë e vet kornizën formale të shtetit të së drejtës.
Gjithashtu thuhet se brezat e ardhshëm do të kenë vështirësi për t’i kuptuar ndryshimet.
Postimi i plotë nga Instituti i Studimeve Politike:
Kushtetuta 1998-2023? U miratua me Referendum (e para dhe e vetmja në historinë e shtetit), por opozita politike e bojkotoi procesin. U ndryshua disa herë (2007, 2008, 2012, 2015, 2016, 2020 dhe 2022) dhe pritet të ndryshohet përsëri në disa dispozita. Parimi i politikës? Kemi një problem, le ta zgjidhim jo duke ndryshuar veten por Kushtetutën. Për pasojë, nga të dhënat e ISP rezulton se nga 124 nene të organizimit të sistemit politik dhe qeverisës janë ndryshuar 35% e tyre nga 1998, pra më shumë se një e treta e neneve. Në aspektin formal, sipas të dhënave të stafit të Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies (ISP), rezulton se Kushtetutës i janë shtuar 10 nene dhe mbi 9000 fjalë, duke e bërë një nga Kushtetutat më me shumë ndryshime në EJL dhe më gjerë.
Kushtetuta e vitit 1998 ishte zgjidhje e nevojshme emergjence, miksim i vullnetit / interesit politik të momentit, njohurive ende të brishta të konstitucionalizmit në Shqipëri dhe konsulencës teknike nga Komisioni i Venecias. Ajo nuk tentoi një qasje strategjike dhe afatgjatë mbi Shqipërinë e shekullit të ri, sistemin politik, sfidat dhe pritshmëritë, por ishte kryesisht një produkt afatshkurtër, gjithsesi dokumenti më i rëndësishëm prej vitit 1928.
Ndërhyrjet? Brezat e ardhshëm do të kenë vështirësi për t’i kuptuar, por ne kemi ndërhyrë në Kushtetutë për të ndryshuar numrin e anëtarëve në KQZ, pastaj për të hequr fare KQZ-në nga Kushtetuta, për të ndaluar individët me rekorde kriminale të jenë deputetë e funksionarë të lartë, për të shtyrë mandatin e KPK/KPA, për të ndaluar koalicionet paraelektorale apo problematika të tjera ditore, jo strategjike. Ndryshimi i vetëm strategjik ishte reforma në drejtësi, - edhe ajo e pasqyruar në Kushtetutë me detaje dhe procedura të evitueshme dhe disa, të panevojshme.
Gjithsesi Shqipëria ka Kushtetutë dhe ky është lajm i mirë. Ndryshimet 2007-2022 janë bërë pa referendum, pra “kontrata sociale” është ndryshuar nga njëra palë, por Shqipëria përmbush në tërësinë e vet kornizën formale të shtetit të së drejtës. Jetësimi? Standardet reale? Është rrugë e gjatë. Monitorimi i ISP tregon se vetë fakti që 25 vjetori i Kushtetutës u kalua me fjalime politike (edhe nga MD dhe ndonjë prej institucioneve / ekspertëve të pavarur), se parlamenti është në krizë dhe ka një debat të madh kushtetues mbi funksionet kontrolluese të parlamentit, - është tregues se standardi i shtetit të së drejtës në Shqipëri mbetet i brishtë, kultura kushtetuese shumë më e brishtë, impakti kushtetues ende minor dhe sfidat për të ardhmen, të shumëfishta./ CNA

Rikthehet edhe njëherë tjetër në qendër të mediave, e ...
Mesditën e sotme, në banesën e tij, në fshatin Dedaj, ...
Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Ismail Zene...
Një 46 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Burreli...
Sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili po zhvillohe...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Ismail Zeneli, emri i të cilit doli në përgjimet dhe çkodi...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fund të fjalës së ti...
Mjeku Erion Dasho në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar...
Sapo ka nisur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë ...
Ministri i Financave , Ervin Mete ka bërë me dije se Këshi...
Shpenzimet faktike deri në nëntor të këtij viti për Pr...
Gazetari Blendi Fevziu ka mbetur i tronditur nga ngjar...
Personazhi i njohur i Tik Tok, Kozak Braçi ka reaguar në r...
Kozak Braçi, personazhi i njohur në Tik Tok ka publiku...
Qytetarët shqiptarë kryesojnë listën e vendeve më pozitive...
Ashtu si shumica e qytetarëve në botë edhe qytetarët shqip...
Pavarësisht mendimit pozitiv për Bashkimin Europian, qytet...
Shqiptarët kanë renditur se cilat janë vendet mike dhe arm...
Këtë të premte është përjashtuar nga Policia e Shtetit Sti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...