Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Gazetari Blendi Fevziu ka mbetur i tronditur nga ngjarja kriminale që ka ndodhur në Prishtinë, ku Naim Murseli ka pranuar se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murseli, 30-vjeç.
Në reagimin e tij, në një intervistë, gazetari Blendi Fevziu ka treguar se kishte takuar kohë më parë Naim Murselin në një nga hotelet e Prishtinës dhe i kishtë lënë përshypjen e një njeriu të kulturuar dhe të sjellshëm, një shqiptari që jetonte në Suedi dhe që e donte shumë vendin e tij Kosovën.
Ai tregon se pasi kishte lexuar lajmin për vrasjen e Liridonës nga disa grabitës lishte kërkuar numrin e Naim Murselit për ta ngushëlluar, porn ë atë moment përballet me një tjketër lajm tronditës.
“Pak ditë më parë, lexova në mediat online një lajm i cili ishte tejet i trishtë. Një grua e re kishte humbur jetën në sy të dy fëmijëve dhe bashkëshortit në një tentativë grabitjeje në rrugët e Prishtinës. Mu duk një lajm pak i çuditshëm për Prishtinën e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta, por u trondita akoma më shumë kur pashë fotografinë e çiftit. Në krah të gruas së ndjerë, pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin sa kujtoj jam përshëndetur diku në një nga hotelet e Prishtinës disa vite më parë. Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte të gjithë elitën e Kosovës. Kur pashë fotografinë e djalit dhe ndjeva një trishtim tejet të madh tentova t’i gjeja numrin e telefonit për t’i dërguar një ngushëllim për t’i thënë që të bëhej i fortë për të rritur dy fëmijët e mbetur jetimë, për t’u munduar që ata të kishin sa më pak trauma nga vdekja e nënës përpara syve të tyre”, thotë Fevziu.
Gazetari thotë se ka mbetur i tronditur pasi mësoi se Naimi kishte paguar për të vrarë bashkëshorten e tij, pasi në dukje ishte një njeri normal.
Fevziu thekson se ndonëse policia dhe drejtësia ende nuk kanë folur, një gjë është e sigurt se çdo njeri që kryen një akt të tillë nuk meriton fjalë tjetër përveçse kriminel.
“Por dje lexova që policia e Kosovës kishte identifikuar si organizatorin të vrasjes së bashkëshortes pikërisht bashkëshortin. Mbeta tejet i tronditur në radhë të parë sepse njerëz të tillë që duken normalë, por që kanë ndjenja të tilla kriminale janë kaq pranë nesh. Edhe pse policia dhe drejtësia nuk kanë thënë përfundimisht fjalën e tyre ka shumë mundësi që versioni real të jetë ky. Ndaj pyeta veten. Çfarë mund ta bënte një burrë që të vriste bashkëshorten e tij në sy të dy fëmijëve, t’i linte ata me një traumë kaq të madhe, t’i largonte nga jeta një grua, një vajzë të re, e cila kishte menduar të kalonte jetën me të, e cila ishte bashkëshortja e tij, që kishin kaluar ditë të gëzuara dhe të trishtueshme padyshim, që i kishte sjellë në jetë dy fëmijë dhe që shpresonin t’i rrisnin së bashku? Ka shumë pse. Është padyshim e vështirë të gjesh një arsye, por një gjë është e sigurt. Çdo njeri që kryen një akt të tillë nuk meriton asnjë fjalë tjetër përveçse kriminel. U prehtë në paqe gruaja e re dhe shpresoj që fëmijët ta kalojnë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja këtë dramë”, ka thënë Fevziu.
Liridona Murseli u vra me armë zjarri në sy të fëmijëve të saj. Si fillim u dha version se ajo ishte vrarë me armë zjarri nga disa grabitës në Prishtinë, por më pas u arrestuan shtetasi me incialet G.P si dorasi i vrasjes dhe Naim Murseli si porositësi i saj.
Për këtë ngjarje është arrestuar dhe një person, pjesë e Forcave Speciale së Kosovës./ CNA
Personazhi i njohur i Tik Tok, Kozak Braçi ka reaguar në r...
Kozak Braçi, personazhi i njohur në Tik Tok ka publiku...
Qytetarët shqiptarë kryesojnë listën e vendeve më pozitive...
Ashtu si shumica e qytetarëve në botë edhe qytetarët shqip...
Pavarësisht mendimit pozitiv për Bashkimin Europian, qytet...
Shqiptarët kanë renditur se cilat janë vendet mike dhe arm...
Këtë të premte është përjashtuar nga Policia e Shtetit Sti...
Pasojat sociale të emigracionit, politikat e duhura në sis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkuar kët...
Korça mbetet qarku pa asnjë rast të ri të infektuar...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministrja e Infra...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin ...
Gjykata e Vlorës, pas një sërë seancash gjyqësore, ka vend...
Instituti i Studimeve Politike i ka tërheuqr veshin ma...
Jamarbër Malltezi nuk ka kursyer kryeministrin Edi Ram...
Zbardhet raporti i Departamentit të Shtetit në lidhje ...
Media e njohur "The Telegraph", në një artikull të fundit,...
Analisti Andi Bushati, teksa ka komentuar çështjen e F...
Artan Hoxha ka treguar detaje nga paraqitja e Fatmir Mediu...
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të B...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...