Nën kontroll nga SPAK-u/ Si e bekoi Veliaj mikun e tij biznesmen me leje ndërtimi
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar të tjera detaje rreth lidhje...

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK-ut ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Sipas gazetares, po hetohet një skemë komplekse ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK-ut, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit.
Në "MCN TV", gazetarja Klodiana Lala është shprehur se ky është hetim që ka filluar nga korrupsioni, por ka hyrë te pasuria e familjarëve të Erion Veliajt dhe vetë kryebashkiakut.
"SPAK-u pretendon për ngritjen e një skeme komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK-ut rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit. Pastaj detaje të tjera, nga dokumente të sekuestruara, ky është hetim që po vijon dhe duhet të presim ku do të shkojë. Janë dyshimet e para. Është hetim që ka filluar nga korrupsioni, por ka hyrë te pasuria e familjarëve të Erion Veliajt dhe vetë Erion Veliajt.
Prokuroria e Posaçme ka çelur një hetim penal për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, procedimi numër 27, viti 2024, kështu ka nisur historia e hetimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj, dhe familjarët e tij. Më pas, nga ky hetim ka derivuar edhe hetimi pasuror, për personat që lidhen me të. Janë bërë publike kontrolle për bashkëshorten. Kontroll personal nënkupton sekuestrimin e celularit, pavarësisht se ditën e djeshme avokatët e zonjës Xoxa dhe të zotit Arbër Veliaj, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për kundërshtimin e veprimeve të SPAK-ut, duke i konsideruar të paligjshme.
Janë kontrolluar edhe kompanitë e zonjës Xoxa dhe kompanitë e vëllait të zotit Veliaj.
Për zonjën Xoxa është kontrolluar kompania 'Partners Law', një zyrë juridike, një lajm që nuk është publikuar më parë, por kam arritur të kem të dhëna, përmes burimeve shumë të besuara. Është kontrolluar 'Nan Gallery', qendra 'Harabel', që administrohet nga zonja Xoxa, 'Ava Studio', që ka të njëjtën adresë me qendrën 'Harabel', por 'Ava Studio' administrohet nga Valbona Xoxa, që kam përshtypjen se është nëna e Ajola Xoxës, vjehrra e Erion Veliajt.
Sa i përket vëllait të Veliajt, shtetasit Arbër Veliaj, është kontrolluar kompania 'Gogel' sh.p.k., dy banesa, një në Kodrën e Diellit dhe një në Qerret. Këto janë sa u përket familjarëve.
Kam mësuar me burime të besueshme se janë kontrolluar edhe disa ambiente apo kontrolle personale të personave të tjerë, bëhet fjalë për shtetasin Elman Abule, konsiderohet sipas SPAK-ut, një person i besuar i Erion Veliajt. Elman Abule ka edhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës. Është bërë kontroll personal i shtetases Marisa Nito, që është bashkëshortja e Elman Abules dhe ka lidhje shoqërore me zonjën Ajola Xoxe. Është kontrolluar kompania 'Rametal', që ka si administrator shtetasin Elman Abule. Ka kontroll personal për shtetasin Driand Zeneli dhe për shtetasen Adela Kondakçiu.
Këto janë të gjitha kontrollet personale apo të banesave dhe ambienteve që janë urdhëruar nga Gjykata e Posaçme në 5 dhjetor, mbi bazën e kërkesës së dy prokurorëve, Olsi Dado dhe Altin Dumani. Është firmosur vendimi nga Atalanta Zeqiraj që është gjyqtare e posaçme.
Çfarë dyshimesh ka prokuroria? SPAK-u dyshon se zoti Veliaj, përmes familjarëve apo personave të besuar të tij, kanë kryer veprën penale të korrupsionit, kanë përfituar dhe marrë përfitime të padrejta, përmes transaksioneve bankare, individëve apo shoqërive të tjera, përmes një skeme që SPAK e konsideron komplekse, më pas këto përfitime të padrejta, janë tentuar të qarkullojnë në rrugë bankare, me qëllim që të fshihet origjina e vërtetë e tyre. Për këtë arsye janë urdhëruar edhe kontrollet personale apo kontrollet e banesave dhe të shoqërive.
Ndërkohë, paralelisht prokuroria ka dyshime se për këto transaksione dhe për këtë aktivitet të dyshuar korruptiv, janë firmosur edhe kontrata fiktive, të cilat pretendohet se janë zbuluar gjatë kontrollove në kompanitë që përmenda. SPAK gjithashtu pretendon se të gjithë këto individë të lidhur me Erion Veliajn, kanë interesa të drejtpërdrejta me qeverisjen vendore dhe me Bashkinë e Tiranës.
Pra, SPAK-u pretendon për ngritjen e një skeme komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit. Pastaj detaje të tjera, nga dokumente të sekuestruar, ky është hetim që po vijon dhe duhet të presim ku do të shkojë. Janë dyshimet e para. Është hetim që ka filluar nga korrupsioni, por ka hyrë te pasuria e familjarëve të Erion Veliajt dhe vetë Erion Veliajt. Më pas do të kryqëzohen të dhënat e marra në rrugë zyrtare dhe SPAK do të ketë konkluzion, për shumën, personat e përfshirë, aktivitetin e kryer e me radhë”, tha Lala./ CNA
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar të tjera detaje rreth lidhje...
IKMT ka dhënë njoftimin e rëndësishëm se sot do të shembet...
Këtë të premte, me 13 dhjetor 2024, po ju njohim me disa p...
Gazetarja Ola Xama ka bërë një “skanim” të personave n...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje për kontroll...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar zanafillën e hetime...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka thër...
Avokati Spartak Ngjela bëri një paralajmërim të fortë,...
4 ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit shpall...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Raporti i platformës "Travel Horizons" hedh dritë mbi dest...
Një grup kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri ësh...
SPAK-u prej kohësh po kryen një sërë hetimesh dhe ka vënë ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK-u ka urdhëruar kontrollin e Elman Abules, biznesmenit...
RENEA ka kryer një operacion në Shkodër dhe fshatrat përre...
Këtë të enjte, me 12 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Hekurudha Shqiptare çeli në sistemin e prokurimit të Bankë...
5 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të majit 2025, n...
Në mënyrë të vazhdueshme “Barometri” në sondazhet e kryera...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...