
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje për kontrollet e BKH-së ndaj familjarëve dhe rrethit të afërm të kryebashkiakut të Erion Veliajt, për shkak të hetimeve të SPAK-ut.
Lala tha se kontrolle nuk janë kryer vetëm në banesën e Veliaj apo të vëllait të tij, por edhe në të gjitha bizneset e Ajola Xoxës.
Konkretisht, ajo bëri të ditur se janë kontrolluar “Naan Gallery”, qendra “Harabel”, “Partners Law”, por edhe “Ava Studio” që administrohet nga nëna e Ajola Xoxës.
“Janë bërë publike kontrolle për bashkëshorten. Kontroll personal nënkupton sekuestrimin e celularit, pavarësisht se ditën e djeshme avokatët e zonjës Xoxa dhe të zotit Arbër Veliaj, i janë drejtuar gjykatës së Posaçme me një kërkesë për kundërshtimin e veprimeve të SPAK, duke i konsideruar të paligjshme. Janë kontrolluar edhe kompanitë e zonjës Xoxa dhe kompanitë e vëllait të zotit Veliaj. Për zonjën Xoxa, është kontrolluar kompania ‘Partners Law’, një zyrë juridike, një lajm që nuk është publikuar më parë, por kam arritur të kem të dhëna, përmes burimeve shumë të besuara.
Është kontrolluar ‘Naan Gallery’, qendra ‘Harabel’, që administrohet nga zonja Xoxa, ‘Ava Studio’, që ka të njëjtën adresë me qendrën Harabel, por Ava Studio administrohet nga Valbona Xoxa, që kam përshtypjen se është nëna e Ajola Xoxës, vjehrra e Erion Veliajt. Sa i përket vëllait të Veliajt, shtetasit Arbër Veliaj, është kontrolluar kompania ‘Gogel’ sh.p.k., dy banesa, një në Kodrën e Diellit dhe një në Qerret. Këto janë sa i përket familjarëve”, u shpreh ajo.
Siç edhe CNA raportoi, Lala deklaroi se janë kryer kontrolle ndaj Elman Abules, të cilin Veliaj e quan vëlla, dhe ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, gazetarja zbuloi se një aksion ka pasur edhe ndaj shtetasve Driand Zeneli dhe Adela Kondakçiu.
“Kam mësuar me burime të besueshme, se janë kontrolluar edhe disa ambiente apo kontrolle personale të personave të tjerë, bëhet fjalë për shtetasin Elman Abule, konsiderohet sipas SPAK, një person i besuar i Erion Veliajt.
Elman Abule ka edhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës. Është bërë kontroll personal i shtetases Marisa Nito, që është bashkëshortja e Elman Abules dhe ka lidhje shoqërore me zonjën Ajola Xoxe. Është kontrolluar kompania Rametal, që ka si administrator shtetasin Elman Abule. Ka kontroll personal për shtetasin Driand Zeneli dhe për shtetasen Adela Kondakçiu.
Këto janë të gjitha kontrollet personale apo të banesave dhe ambienteve që janë urdhëruar nga Gjykata e Posaçme në 5 dhjetor, mbi bazën e kërkesës së dy prokurorëve, Olsi Dado dhe Altin Dumani. Është firmosur vendimin nga Atalanta Zeqiraj që është gjyqtare e posaçme”, nënvizoi Klodiana Lala./ CNA
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar zanafillën e hetime...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka thër...
Avokati Spartak Ngjela bëri një paralajmërim të fortë,...
4 ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit shpall...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Raporti i platformës "Travel Horizons" hedh dritë mbi dest...
Një grup kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri ësh...
SPAK-u prej kohësh po kryen një sërë hetimesh dhe ka vënë ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK-u ka urdhëruar kontrollin e Elman Abules, biznesmenit...
RENEA ka kryer një operacion në Shkodër dhe fshatrat përre...
Këtë të enjte, me 12 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Hekurudha Shqiptare çeli në sistemin e prokurimit të Bankë...
5 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të majit 2025, n...
Në mënyrë të vazhdueshme “Barometri” në sondazhet e kryera...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e ka...
Ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, z...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...