IKMT jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët: Ura e vjetër e Babrroit do të shembet sot
IKMT ka dhënë njoftimin e rëndësishëm se sot do të shembet...

Gazetarja Ola Xama ka zbuluar të tjera detaje rreth lidhjes së Erion Veliajt me biznesmenin Elman Abule, ndaj të cilit SPAK-u ka ushtruar kontrolle.
Në një intervistë në "MCN TV", Xama tha se Abule, biznesmeni që njihet si mik i Veliajt, është bekuar me një leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës në zonën e Kombinatit në kohën kur kishte edhe protesta nga banorët.
Sipas gazetares, ajo që lidh fijet e shtetasit Elman Abule, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është kompania "Fidalba", e themeluar që në vitin 2011, por për katër vite rresht nuk ka pasur asnjë aktivitet në shitje të materialeve dhe rezulton që në 10 janar 2024, kjo kompani, në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues për një pallat 7-katësh në zonën e Kombinatit, ku ka pasur edhe një protestë lidhur me këtë pallat, nga banorët e Kombinatit dhe Lëvizja Bashkë, duke qenë se ishte lulishte.
“Nga të dhënat që kemi arritur të sigurojmë, sipas pistave të hetimeve që dyshon SPAK-u, rezulton se shtetasi Elman Abule zotëron 6 kompani në Shqipëri, në fushën e përpunimit të metaleve, me lëndën e parë hekurin dhe disa të tjera, me lëndën e parë aluminin, bakrin dhe metale të tjera, por edhe në investimin në centrale dhe projektimin e centraleve të energjisë elektrike.
Nga bilancet e depozituara pranë QKB, duket sikur këto kompani që zotërohen nga shtetasi Elman Abule, qarkullojnë dhe xhirojnë paratë e njëra-tjetrës, por nuk rezultojnë me fitim. Shumica e tyre rezultojnë me humbje.
Ajo që lidh fijet e shtetasit Elman Abule me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është kompania 'Fidalba', e themeluar që në vitin 2011, por për katër vite rresht nuk ka pasur asnjë aktivitet në shitje të materialeve dhe rezulton që në 10 janar 2024, kjo kompani, në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues për një pallat 7-katësh në zonën e Kombinatit, ku ka pasur edhe një protestë lidhur me këtë pallat, nga banorët e Kombinatit dhe Lëvizja Bashkë, duke qenë se ishte lulishte.
Veliaj ka dhënë lejen e ndërtimit. Ajo që e bën pak të dyshimtë çështjen është se duke qenë se disa pallate gjatë kohës së rindërtimit në Kombinat u prishën, kërkuan të jepej leje në lulishten për të cilën Veliaj ka refuzuar që të japë lejen për shkak të statusit të tokës që ka qenë lulishte. Më pas, në momentin që kompania e mikut të tij, Elman Abule, është ndërtuese në të njëjtën parcelë, ka dhënë miratimin e lejes.
Kur banorët e Kombinatit që iu prishën shtëpitë kërkuan të ndërtohej pallati në afërsi të të njëjtit vend ku e kanë pasur shtëpinë, zoti Veliaj u tha, jo, këtu nuk lejohet, do të shkoni në Sharrë, ku kanë dërguar një pjesë të banorëve të Kombinatit. Na rezulton se ndërtues është subjekti që zotërohet nga miku i zotit Veliaj, leja është dhënë.
Zonja Lala përmendi se është ushtruar kontroll edhe pranë Adela Kondakçit. Rezulton se kompania e Adela Kondakçit quhet 'EGM' dhe është themeluar në vitin 2021. Nuk rezulton të ketë fitime dhe xhiro të shumta. Xhiroja mesatare kap shifrën e 120 mijë eurove në vit. Ka fokus aktivitetin e marketingut, publicitetit dhe shërbimeve financiare.
Dyshimet e SPAK-ut janë për përdorim të faturave fiktive. Kur ka para kesh, duhet t'i depozitosh në bankë dhe t'i justifikosh, të kesh barrën e provës se nga të kanë ardhur këto para. Ndaj kompani të lidhura me zonjën Ajola Xoxa, në fakt janë OJQ, arrijnë t'u kërkojnë miqve të tyre, të presin faturë shërbimi për të justifikuar qarkullimin e keshit, por në fakt, ai shërbim as nuk jepet dhe as nuk merret, por vetëm mundësohet qarkullimi i parave.
Driand Zeneli mund të lidhet me inceneratorët, sepse është artist dhe kurator, i cili ka qenë i akuzuar nga një gazetar holandez, Vincent van Gerven Oei, që ka shkruar një artikull investigativ, i cili tregon lidhjet se si kompania 'Integrated Energy' ka financuar ndërtimin e një vepre arti në landfillin e Sharrës dhe për këtë ka paguar kompania”, tha Xama./ CNA
IKMT ka dhënë njoftimin e rëndësishëm se sot do të shembet...
Këtë të premte, me 13 dhjetor 2024, po ju njohim me disa p...
Gazetarja Ola Xama ka bërë një “skanim” të personave n...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje për kontroll...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar zanafillën e hetime...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka thër...
Avokati Spartak Ngjela bëri një paralajmërim të fortë,...
4 ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit shpall...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Raporti i platformës "Travel Horizons" hedh dritë mbi dest...
Një grup kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri ësh...
SPAK-u prej kohësh po kryen një sërë hetimesh dhe ka vënë ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK-u ka urdhëruar kontrollin e Elman Abules, biznesmenit...
RENEA ka kryer një operacion në Shkodër dhe fshatrat përre...
Këtë të enjte, me 12 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Hekurudha Shqiptare çeli në sistemin e prokurimit të Bankë...
5 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të majit 2025, n...
Në mënyrë të vazhdueshme “Barometri” në sondazhet e kryera...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...