
Emrat e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe përfaqësuesve të subjekteve për të cilët Prokuroria e Tiranës kërkoi sot masë sigurie kanë një “emërues të përbashkët”, Arben Maloku. Ky i fundit, ish-administrator i njësisë Administrative Zall Herr, është bashkëpunëtori i një prej drejtorëve të famozes “dosje 5D”, ku ka ndërtuar mijëra metra katrorë pa leje në mes të Tiranës.
Arben Maloku, rezultoi se ishte themelues i kompanisë “Jon Construction”, e cila tashmë është në pronësi të Sokol Tushes, vëllait të Taulant Tushes, ka qenë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt lejoi Arben Malokun dhe familjarët e tij, të lidhur ngushtësisht me drejtorët “5D” të ndërtonin mijëra metra katrorë pa leje në kryeqytet.
Një vit më parë CNA denoncoi se kompania “Arb&Trans-2010” sh.p.k.” kanë bërë mbi 2700 m2 ndërtim në shkelje të lejes së dhënë në një pallat në “Myslym Shyri”, Tiranë. Ky objekt nisi të ndërtohej në vitin 2021 dhe është sekuestruar nga autoritetet.
Më 15 janar 2021 nga ana e Bashkisë Tiranë për objektin e sipërcituar rezulton se leja e ndërtimit është “Godinë banimi dhe shërbimi 4 dhe 5-9 kate, me 2 kate parkim dhe shërbim nëntokë”, por në fakt objekti u ndërtua 4 (katër) kate mbi lejen e ndërtimit të miratuar, me një sipërfaqe totale shtesë 2713.5 m2.
Një ndër personat për të cilët prokuroria kërkoi masë sigurie është Shyqyri Maloku, babai i Arben Malokut. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se Shyqyri Maloku është administrator i Subjektit “Arb & Trans -2000”. Kompani kjo e cila rezulton të jetë në pronësi të djalit të tij, Arben Maloku.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “Detyrim paraqitje” ndaj përfaqësuesit ligjor të subjektit “Arb & Trans -2000”, Fatmir Firi. Ky emër është gjithashtu i lidhur me Arben Malokun, më saktësisht është vjehrri i tij.
Kujtojmë që ndërtimet pa leje të Arben Malokut janë denoncuar gjithashut dhe nga demokrati Belind Këlliçi, i cili denonconte atë kohë se zyrtari i lartë i Bashkisë Tiranë, kishte përfituar 34 milionë euro tenderë nga Erion Veliaj.
Këlliçi deklaroi se Maloku kishte përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tenderë për periudhën 2018-2023./CNA
Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masa siguri...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masa sigurie për 5 zyrtarë...
Shkodra do të jetë më 21 dhjetor në qendër të vëmendjes së...
Këshilltarja bashkiake e opozitës, Ilda Zhulali deklaroi s...
Një nga njerëzit që rezulton se ka patur kontakte me Miklo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka folur sot lid...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KP...
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani,...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër...
Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes. S...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish sonte p...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrug...
Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe drejtuesi i BKH-së,...
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Nr.1 në qy...
CNA pak ditë më parë denoncoi izolimin e 13 fshatrave në K...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në tryezën...
Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe me kë...
Gjykata e Tiranës ka vendosur 16 vite burg për vrasësin e ...
Një ditë pas bërjes publike të rastit të dëmtimit të një p...
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe ka kaluar për gjyk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...