Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet "non grata" dhe të paditet për nxitje të gjenocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

Arben Maloku, i cili rezultoi se ka qenë themelues i kompanisë “Jon Construction”, e cila tashmë është në pronësi të Sokol Tushës, vëllait të Taulant Tushës, ka qenë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Nga hetimet rezultoi se kompania“Arb&Trans-2010” sh.p.k. me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun kanë bërë mbi 2700 m2 ndërtim në shkelje të lejes së dhënë në një pallat në “Myslym Shyri”, Tiranë. Ky objekt nisi të ndërtohej në vitin 2021 dhe është sekuestruar nga autoritetet.

Më 15 janar 2021 nga ana e Bashkisë Tiranë për objektin e sipërcituar rezulton se leja e ndërtimit është “Godinë banimi dhe shërbimi 4 dhe 5-9 kate, me 2 kate parkim dhe shërbim nëntokë”, por në fakt objekti aktualisht është ndërtuar 4 (katër) kate mbi lejen e ndërtimit të miratuar, me një sipërfaqe totale shtesë 2713.5 m2.
"Bazuar në dokumentacionin në dispozicion të tyre si Leje ndërtimi me nr.prot M-24366/8 miratuar me Vendim të kryetarit të Bashkisë Tiranë me nr.M-24366/6 datë 15.01.2021, planit të vendosjes së objektit, planit të detajuar vendor të miratuara nga kryetari i Bashkisë Tiranë për objektin Godinë banimi dhe shërbimi 4 dhe 5-9 katë, me 2 kate parkim dhe shërbime nëntokë, në pronë të shoqerisë “Arb & Trans 2010 shpk si dhe matjeve të realizuara në objekt nga ing.Emiljan Gurra pasqyruar në planin e rilevimit, rezulton që ndërtimi i objektit të sipërcituar është kryer në shkelje të lejes së miratuar. Në dokumentacionin vënë në dispozicion janë dy planë të detajuara vendore, një i ardhur në formë elektronike tjetri i printuar në format A3 me tregues zhvillimorë të ndryshëm të cilët krahasuar me sipërfaqen e ndërtimit sipas planit të rilevimit rezultojnë se sipërfaqa shtesë është 3778.7 m2 mbi lejen e ndërtimit të miratuar nga Bashkia Tiranë dhe referuar planit të detajuar vendor të ardhur në formë elektronike sipërfaqa shtesë është 3946.7 m2 mbi lejen e ndërtimit të miratuar nga Bashkia Tiranë", thuhet në dosjen e prokurorisë.
Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, Maloku ka deklaruar se është shkëputur nga shoqëria “Arb & Trans 2010” sh.p.k. prej 5 vitesh dhe në momentin e shkëputjes së tij administrator ka kaluar vjehrri i tij e më pas babai i tij Shyqyri Maloku. Ai thekson se nuk ka asnjë dijeni që të ketë kryer ndërtim pa leje, kompania “Arb & Trans 2010”, pra kompania që drejtohet nga babai.
"Është shkëputur nga shoqëria 'Arb & Trans 2010' sh.p.k. prej 5(pesë) vitesh dhe në momentin e shkëputjes së tij administrator ka kaluar vjehrri i tij e më pas babai i tij Shyqyri Maloku. Ai nuk ka dijeni që shoqëria e cila administrohet nga babai i tij të ketë kryer ndërtim pa leje. Investimi për ndërtimin e atij objekti është kryer nga buxheti i shoqërisë, shoqëri e cila merret kryesisht me ndërtime si dhe me punë publike. Në momentin e nisjes së ndërtimit ka filluar edhe shitja e objektit me kontrata sipërmarrjeje dhe këto të ardhura janë hedhur në investim për këtë objekt në ndërtim. Kontratat e sipërmarrjes janë kryer te noter Dritan Gjana, Ardian Stamo dhe Amelia Muka. Me zbatimin e projektit është marrë vetë shoqëria dhe mbikëqyrës i punimeve ka qenë shtetasi Hysni Gjoci. Në dijeninë e tij janë 4(katër) kate pa leje të cilat janë të gjitha të shitura. Ai ka sqaruar se nuk ka dijeni të jetë kryer ndonjë kontroll", është shprehur ai.
Në lidhje me këtë dosje prokuroria ka marrë të pandehur babain e Arben Malokut, Sheqet Maloku, administrator i shoqërisë “Arb&Trans-2010" Hysni Gjoçaj, Edmond Ndoj, Dritan Gjoni dhe Orgeta Bardho (Kapllanin).

CNA denoncoi një ditë më parë hallkat e zinxhirit mes biznesmenëve dhe Bashkisë Tiranë, ku këta të fundit përfitojnë tenderë publikë.
CNA raportoi se Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, (drejtorit të Erion Veliajt të arrestuar nga SPAK-u për inceneratorët) lidhet me shumë skema dhe biznese për të cilat dyshohet se kanë përfituar tenderë në institucione të ndryshme apo dhe kompani të ndryshme.
Sipas të dhënave që ka siguruar CNA nga Qendra Kombëtare e Biznesit rezulton se kompania “Jon Construction” e ndërtuar në tetor të vitit 2020 është në pronësi të Sokol Tushës, vëllait të Taulant Tushës, me 66.7 % të aksioneve dhe me 33.3 % të aksioneve të kësaj kompanie zotëroheshin nga shtetasi Thanas Rapo.
Por me rëndësi është të theksojmë se kjo kompani është themeluar nga shtetasi Arben Maloku. Këto zbulojnë edhe një nga fijet e tij me Bashkinë Tiranë. Ky institucion u lejoi Malokut dhe familjarëve të tij të ndërtonin mijëra metra katrorë tokë pa leje në mes të Tiranës.
Ka dyshime se Maloku dhe familjarët e tij janë toleruar nga Bashkia Tiranë, për këto akte korruptive./CNA
Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë një protestë kundë...
Në redaksinë e CNA-së ka mbërritur një denoncim nga ak...
Eni Jani dhe Genci Fuga kanë treguar gjatë një intervi...
Rexhep Rapi, i njohur ndryshe si ‘Kep Arapi’, kërkon z...
Të hënën, Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materia...
Në dhjetor të këtij viti përfundon mandati i anëtarëve të ...
Fermerët grekë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe i gjithë Shqipërisë, ...
Prej kohësh vijojnë hetimet dhe denoncimet për dosjen e fa...
Për shkak të protestave që po zhvillojnë fermerët grek...
Blegtorët kanë dalë sërish në protestës në vendin e quajtu...
Kur në vitin 2019 filloi të ndihej, për herë të parë, mung...
Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer për jetën e një emigr...
Shkodra po përgatitet për karnavale. Këtë lajm e ka bërë t...
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, kreu ...
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Islame, Dr. Muhamed Abdul...
Fermerët kanë nisur një protestë në rrugën nacionale K...
6 ditë më parë ra zjarr në bodrumin e Urgjencës së re në Q...
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Sali...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...