Zbulohen mesazhet e drejtorëve të Veliajt në dosjen "5D"
Prej kohësh vijojnë hetimet dhe denoncimet për dosjen e fa...

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Prof. Dr. Anastasi priti ditën e Shtunë datën 18 Shkurt 2024 në ambientet e Kryepiskopatës së Hirshme në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame Shkëlqesinë e tij, z. Muhamed Bin Abdulkerim el-Isa dhe delegacionin që e shoqëronin.
Z. Abdulkerim el-Isa është një ndër personalitetet më të rëndësishme të botës që njihet për kontributin e tij të drejtëpërdrejtë në dialogun ndërfetar mes popujve të botës.
Liga është një organizatë ndërkombëtare, me një angazhim të fortë në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm në botën myslimane. Ajo promovon një vizion të hapur dhe të moderuar të islamit, duke theksuar tolerancën, dialogun dhe respektin ndaj diversitetit fetar dhe kulturor.
Delegacionin e shoqëronte edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Hirësia e Tij z. Bujar Spahiu.

Gjatë takimit në një atmosferë vëllazërore në zyrën e Kryepiskopit Anastas ku të pranishëm ishin edhe Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Amantias Hirësi Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit Hirësi Asti, shkëmbyen biseda të përzemërta dhe pikëpamje për disa çështje në arenën ndërkombëtare, veçanërisht çështjet që lidhen me vlerat e përbashkëta dhe ndërtimin e urave midis qytetërimeve.
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame vlerësoi gjithashtu kontributin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në promovimin dhe kultivimin e harmonisë, dhe tolerancës fetare në vend duke e shndërruar Shqipërinë në një model të shkëlqyer në botë, të bashkëjetesës harmonike midis feve të ndryshme.

Kryepiskopi Anastas fillimisht vlerësoi bashkëpunimin vëllazëror me kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Hirësinë e Tij z. Bujar Spahiu si edhe me drejtuesit e tjerë fetarë në vend dhe më pas theksoi se: "Në kohët e sotme shoqëria ka shumë njuhuri dhe shumë ide por ka një mungesë të dashurisë dhe respektit për të vërtetën. Edhe ne së bashku duhet që të themi se realiteti real në këtë univers është Perëndia dhe jo diçka tjetër. Unë besoj se kjo është një vlerë e përbashkët për ne në kohët e sotme dhe duhet ta theksojmë këtë.
Në botën Orthodhokse ekziston një marrëdhënie e vazhdueshme me vëllezërit tanë myslimanë dhe duhet të punojmë që të mos mbetemi thjesht në një miqësi sipërfaqësore por në një marrëdhënie të sinqertë dashurie dhe bashkëpunimi real. Sa më shumë i afrohemi Zotit aq më shumë afrohemi edhe me njëri - tjetrin dhe anasjelltas, sa më shumë afrohemi me njëri - tjetrin aq më shumë afrohemi me Perëndinë".

Në fund të takimit u shkëmbyen edhe dhurata.
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës islame Shkëlqesia e Tij, z. Muhamed Bin Abdulkerim el-Isa dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan edhe katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë./ CNA
Prej kohësh vijojnë hetimet dhe denoncimet për dosjen e fa...
Për shkak të protestave që po zhvillojnë fermerët grek...
Blegtorët kanë dalë sërish në protestës në vendin e quajtu...
Kur në vitin 2019 filloi të ndihej, për herë të parë, mung...
Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer për jetën e një emigr...
Shkodra po përgatitet për karnavale. Këtë lajm e ka bërë t...
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, kreu ...
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Islame, Dr. Muhamed Abdul...
Fermerët kanë nisur një protestë në rrugën nacionale K...
6 ditë më parë ra zjarr në bodrumin e Urgjencës së re në Q...
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Sali...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka sjellë një tje...
Shembet një pjesë e aksit të rrugës Korçë-Ersekë, në Q...
Gazetari Blendi Fevziu ka denoncuar nëpërmjet rrjeteve...
Baton Haxhiu e akuzoi Belind Këlliçin në një lidhje di...
Zona pranë ish-Tecit në Korçë është mbuluar sot nga shtëll...
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokuta...
Gjykata federale e Uashingtonit dënoi të premten me 28...
Këtë të shtunë, datë 17 shkurt 2024, po ju njohim me tituj...
Qyteti i Vlorës kryeson listën e 10 qyteteve me numrin më ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...