Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Qyteti i Vlorës kryeson listën e 10 qyteteve me numrin më të lartë të pronave të publikuara për qira ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb.
Gjatë muajve të verës, në qytetin e Vlorës dhe zonave turistike përreth saj pati një numër të lartë të turistëve të huaj, veçanërisht atyre italianë që vërshuan drejt jugut nga çmimet më të lira krahasuar me vendet e tjera europiane.
Për vitin 2023, në qytetin e Vlorës, numri i shtëpive të pushimit të publikuara në Airbnb arriti në 70,049 prona. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%, për shkak të bumit turistik të vitit të kaluar. Rreth 42% të apartamenteve të pushimit të listuara në Airbnb për vitin 2023, sipas të dhënave të AirDNA, ndodheshin në qytetin e Vlorës.
Kërkesa për net qëndrimi u rrit në 2023 rreth 9% krahasuar me 2022.
Të ardhurat e gjeneruara në vitin 2023 nga shtëpitë dhe apartamentet e dhëna me qira ditore në këtë qytet arritën në vlerën e 25,9 milionë USD, duke zënë 48% të të ardhurave totale të fituara nga qiratë ditore në AirBnb.
Krahasuar me 2022, të ardhurat nga qiratë ditore për qytetin e Vlorës u zgjeruan 103%.
Qyteti i Vlorës u rendit i dyti në botë edhe nga platforma ndërkombëtare Booking, pas Japonisë si destinacioni më i kërkuar për akomodim gjatë periudhës nga 1 gushti 2022 deri më 31 korrik 2023. Pas qytetit të Vlorës, renditja botërore vijonte me Meksikën, SHBA-në, Holandën, Argjentinën, Gjermaninë, Zelandën e Re, Filipinet dhe Australinë.
E dyta për numrin e lartë të apartamenteve të pushimit renditet Tirana me 37,338 prona të listuara. Krahasuar me 2022, numri i tyre u zgjerua me 52%. Sipas të dhënave të AirDNA, numri më i lartë i pronave të listuara në Tiranë varion në periudhën korrik-dhjetor, me përkatësisht deri 3,000 prona të listuara në muaj.
Prania e turistëve të huaj në Tiranë është konstatuar nga rritja e fluksit të frekuentimeve në shumë zona të kryeqytetit, si Pazari i Ri, pranë kalasë së Tiranës, ish-Blloku etj. Për 2023, sipas të dhënave të AirDNA, kërkesa për net-qëndrimi u rrit me 78%.
Durrësi renditet qyteti i tretë për numrin e pronave të listuara në Airbnb, me përkatësisht 20,141 shtëpi pushimi. Krahasuar me 2022, numri i tyre është rritur rreth 61%.
Për pushuesit e huaj, Durrësi ofron një numër të madh strukturash akomoduese, duke përfshirë hotelet dhe resortet turistike të preferuara nga turistët e huaj. Kërkesa për net-qëndrimi në shtëpitë dhe apartamentet e pushimit të publikuara në AirBnb ra me 76% për 2023 në raport me 2022.
Renditja vazhdon me Golemin, me 8,116 apartamente apo shtëpi pushimi të listuara në AirBnb në vitin 2023. Në raport me 2022, numri i tyre është rritur me 58%. Në Golem, kërkesa për net-qëndrimi u rrit me 5%.
Destinacion i preferuar nga turistët, nisur nga numri i lartë i pronave të listuara në Airbnb, është edhe qyteti i Shkodrës dhe më pas Korça. Në qytetin e Shkodrës, i pesti në renditja, për numrin e shtëpive të pushimit për 2023 arriti në 7,342. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit me 53% dhe kërkesa për net qëndrimi ra me 75%.
Në qytetin e Korçës, numri i pronave ishte 4,611 të tilla. Në raport me 2022, numri i tyre u rrit 29%, ndërsa kërkesa për net qëndrimi ra me 15%. Agjencitë vendase të pasurive të patundshme pohojnë se këto dy qytete renditen ndër më të preferuarit nga turistët e huaj, pas qyteteve bregdetare të Vlorës dhe Sarandës.
Më tej renditet Shëngjini, me 4,922 shtëpi pushimi të publikuara në Airbnb. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit 72,5%. Në Shëngjin, kërkesa për net qëndrimi ka shënuar rritjen më të lartë ndër 10 qytetet të listuara me numrin më të lartë të banesave për qira ditore. Kërkesa për net qëndrimi në 2023 u rrit 776% më shumë se në 2022.
Qyteti i Beratit renditet i 8-ti me 2,439 apartamente pushimi në 2023. Numri i tyre u rrit me 27% krahasuar me 2022, ndërsa kërkesa për net qëndrimi u rrit 49%.
Zona e Kasharit rendit e 9-ta me 1,504 prona të listuara në Airnbn. Numri i shtëpive apo apartamenteve me qira ditore u zgjerua me 40% krahasuar me vitin 2022, ndërsa kërkesa për net-qëndrimi u rrit me 23%. Në këtë zonë është shënuar rritja më e lartë e çmimeve për natë, sipas të dhënave të AirDNA.
Në vitin 2023, çmimet për një natë qëndrimi u rritën me 176% krahasuar me 2022. Çmimet kulmuan në muajin nëntor 2023, duke arritur në nivelin e 194 USD për natë dhe çmimet mesatare për muajin dhjetor ishin 165 USD për natë.
Renditja për 10 qytetet më të rankuara në Airbnb përfundon me zonën e Farkës. Në këtë komunë në 2023 pati 1,234 prona të ofruara me qira për pushuesit. Krahasuar me 2022, numri u rrit 44%, ndërsa kërkesa për net qëndrimi u rrit 178%.
Për shkak të vendndodhjes së mirë mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër vitet e fundit në komunën e Farkës janë ndërtuar rezidenca të reja banimi, me vila dhe apartamente./Monitor
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videomesazh...
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizi...
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar datën e seancës në lidhj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku kujtuar se sot ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë tubimit të pasdites së...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zv. Drejto...
Deputetja Albana Vokshi ka reguar pas përjashtimit për...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të mbësh...
IMT Durrës ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave ...
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për të përjash...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi...
Gjykata turke ka miratuar ekstradimin e Dritan Rexhepi...
Mesditën e sotme janë përplasur dy autobusë në afërsi të q...
Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin parap...
Ambasada amerikane ka dhënë sot një mesazh të fortë për in...
Një ditë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Bli...
Pas largimit nga Shqipëria, Sekretari Amerikan i Shtetit, ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të ...
Baton Haxhiu, gazetari pranë Ramës dhe i paguar me par...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...