Përplasen dy autobusë në afërsi të qendrës së Tiranës, bllokohet trafiku
Mesditën e sotme janë përplasur dy autobusë në afërsi të q...

Gjykata turke ka miratuar ekstradimin e Dritan Rexhepit në Shqipëri. Vendimi u mor sot, pasi Dritan Rexhepi akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Më 22 nëntor 2022, Shqipëria përcolli në Turqi kërkesën për ekstradimin e të konsideruarit "mbreti shqiptar i drogës", pas arrestimit të tij në Stamboll më 10 nëntor 2023.
Krahas Shqipërisë, në garë për ekstradimin e Dritan Rexhepit ishte edhe drejtësia italiane, pasi gjykata e Firences e kishte dënuar me 20 vjet burg për akuzën e trafikimit të kokainës nga Ekuadori në vendin fqinj.
Kush është Dritan Rexhepi
Rexhepi është një emër shumë i njohur i botës së krimit. Ai cilësohet si kapoja i kartelit që kontrollonte trafikun e drogës nga Ekuadori në Evropë.
Ai është skeduar nga disa shtete për aktivitetin e tij kriminal. Shqiptari, i cili është koka e kompanisë “Bello”, u kap në Ekuador me 278 kilogramë kokainë në vitin 2014 në një operacion të quajtur "Balcanes" dhe u dënua me 13 vite burg.
“Boss”-i i drogës vuajti dënimin për disa vite, ndërsa aktivitetin e tij e kontrollonte nga burgu.
Rexhepi gjithashtu rezulton me skemë kriminale edhe në Belgjikë, Holandë, Spanjë, ndërsa është në kërkim edhe nga autoritetet italiane.
Krimet e Dritan Rexhepit
Autoritetet italiane e akuzojnë atë se ka urdhëruar të paktën dy vrasje gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime.
Ndërsa në Shqipëri, Dritan Rexhepi, deri në vitin 2014, ishte në "top" listën e 10 më të kërkuarve nga Interpol Tirana.
Në Shqipëri ai është i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.
Policia shqiptare e ka cilësuar asokohe si vrasësin e parë me pagesë.
Gjithashtu, SPAK e akuzon atë se ka urdhëruar rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në 17 janar të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe supozohet se ka humbur jetën.
Në Barcelonë të Spanjës ai akuzohet se realizoi grabitjen e njërës prej bankave më të mëdha, mbrëmjen kur gjithë tifozët gjendeshin në shesh duke festuar fitoren e Champions Lige-s nga ekipi i Barcelonës.
“Boss”-i i drogës ishte arratisur disa herë nga burgu. Në vitin 2008 ai u arratis nga burgu i Pavias në Itali, me makinën e një të moshuare. Si pasojë, u shkarkua i gjithë personeli i burgut.
Ai i shpëtoi policisë nga duart edhe në Shqipëri. Ai u arrestua në vitin 2006 në hollin e një hoteli në Tiranë me dy pistoleta në brez, por me ndihmën e një punonjësi policie që i la derën hapur, u arratis nga komisariati i Durrësit.
Në tetor të vitit 2011, dy muaj pasi ishte vënë në pranga, ai u arratis nga burgu në Belgjikë, së bashku me një tjetër të dënuar. Për këtë arsye ai është cilësuar edhe si mbreti i arratisjeve./CNA
Mesditën e sotme janë përplasur dy autobusë në afërsi të q...
Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin parap...
Ambasada amerikane ka dhënë sot një mesazh të fortë për in...
Një ditë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Bli...
Pas largimit nga Shqipëria, Sekretari Amerikan i Shtetit, ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të ...
Baton Haxhiu, gazetari pranë Ramës dhe i paguar me par...
Këtë të premte, datë 16 shkurt 2024, po ju njohim me tituj...
Projektet e inceneratorëve për djegien e mbetjeve hyjnë në...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Kr...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zbarkoi këtë ...
Analisti Andi Bejtja komentoi deklaratën e sekretarit ...
Pas disa orësh qëndrim në Tiranë, sekretari amerikan i Sht...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u pyet këtë të enj...
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet muajin e ar...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, u pyet n...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar v...
Në Tiranë kishte sot një atmosferë të gëzuar, me rasti...
Mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë arriti në 38....
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu mirë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...