Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit/ Ambasada Gjermane në Tiranë: Pengesë për zhvillimin dhe shoqërinë
Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe me kë...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në tryezën “Mbrojtja e Fëmijëve Online” organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me synim koordinimin institucional për mbrojtjen e fëmijëve në mjedisin online.
Kumbaro, në fjalën e saj tha se Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin, i cili ndalon përdorimin e telefonave celularë gjatë orarit të mësimit, ndërsa bëhet një punë e vazhdueshme që ky urdhër të vijojë të zbatohet.
“Ministria e Arsimit këtë shtator ka nxjerrë një udhëzim, i cili ndalon futjen e celularëve në klasë, në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Nga ky shtator janë ndërtuar nëpër klasa kutitë e vogla dhe mësuesit e drejtorët e shkollës janë përgjegjës që të gjithë nxënësit t’i fusin celularët në mëngjes në ato kuti dhe i marrin kur dalin.
Është tentuar disa herë, por këtë vit është bërë taksative, po zbatohet me rreptësi dhe nuk po them që u zgjidh, por vazhdojmë rregullisht t’u kërkojmë mësuesve dhe drejtorëve ta zbatojnë me rreptësi. Nga ana tjetër, fëmija në shkollë kalon nga 4-6 orë dhe po marrim një tjetër iniciativë që ta zgjasim kohën e qëndrimit të tij në shkollë për të ekuilibruar atë hapësirë të kohës me një program më të madh që e kemi quajtur program passhkollor duke futur dhe aktivitete të tjera, si programi Art dhe Zeje”, tha ministrja Kumbaro.
Më tej, në diskutimin e saj, ministrja e Arsimit nënvizoi se është futur përdorimi i teknologjisë në shkolla që në klasat fillore dhe mësuesit trajnohen intensivisht për të krijuar një ekuilibër të shëndetshëm mes përdorimit të saj, por edhe aktiviteteve kreative, edukative dhe socializuese, ndërsa bashkëpunimi me prindërit është kyç në arritjen e një suksesi të përbashkët.
“Ne kemi futur lëndën e TIK (teknologji informacioni dhe komunikimi), kemi futur SmartLab-et, ndërsa brenda dy viteve të ardhshme do të pajisim një mijë shkolla me SmartLab-e, me laboratorë inteligjentë që për klasat fillore deri te gjimnazistët, me të gjitha tabelat inteligjente dhe 5500 laptopë me të cilët do të pajisen 5500 mësues të gjimnazeve. Është një investim i madh teknologjik që shoqërohet me gjithë kurrikulën dhe një paketë trajnimi shumë intensiv nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar për mësuesit.
Por mësuesit dhe shkollat, pa prindërit nuk mund të kenë sukses. Dhe me prindërit nuk funksionon as me urdhra, as me detyrim, as me ligj. Vetëm me komunikim. Ne nuk do të kemi asnjë betejë të fituar po nuk u ndërgjegjësuam të gjithë dhe ky ndërgjegjësim u ngjan rrathëve të ujit. Nëpër shkolla kemi futur TIK-un, por po fusim edhe 'Art dhe Zeje', që fëmijët të bëjnë sa më shumë aktivitete me duart e tyre, por në një mënyrë sa më atraktive.
Ministria e Arsimit është në ndërtim të të gjitha mundësive për të ecur paralelisht me bashkëjetesën pa kushte dhe të domosdoshme me teknologjinë e cila është e sotmja dhe e ardhmja, por sa më shumë të jetë e mundur edhe me mbajtjen e kontakteve me disa aktivitete të tjera që janë edukative, por edhe njerëzore”, përfundoi ministrja Kumbaro.
Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, u shpreh se është shumë i nevojshëm koordinimi institucional që do t’i shërbejë një kuadri të ri ligjor në Kodin e Ri Penal ndaj kërcënimeve online.
"Bota online, aq e nevojshme dhe e domosdoshme për të gjitha transformimet digjitale të ekonomisë së vendit, bëhet njëkohësisht edhe një ambient i rrezikshëm në raste të caktuara për fëmijët tanë. Sot jemi dëshmitarë që fëmijët tanë përballen me bullizmin online, shantazhimin online, por edhe me një teknologji tashmë të re siç është 'Deep Fake'. E kemi shumë të nevojshme mbledhjen, organizimin dhe koordinimin për atë që do të çojë në një kuadër të ri ligjor ndaj të gjitha masave që duhet të merren mbi kërcënimet online ndaj fëmijëve duke bërë bashkë të gjithë aktorët”, u shpreh ai.
Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe me kë...
Gjykata e Tiranës ka vendosur 16 vite burg për vrasësin e ...
Një ditë pas bërjes publike të rastit të dëmtimit të një p...
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe ka kaluar për gjyk...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...
Me 12 akuza të provuara para drejtësisë dhe të kaluara...
Lahuta, instrumenti muzikor kordofon dhe një nga thesaret ...
Raporti i publikuar nga Reporterët pa Kufij ndan një shifë...
Ish-presidenti Bamir Topi ka dalë nga ambientet e SPAK-ut,...
KLP ka vendosur emërimin e Joni Ketës në detyrën e drejtue...
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm refuzoi ...
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deklaratës ...
Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur paraditen e kësa...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë...
Këshilli i Lartë i Prokurorëve mblidhet këtë të martë për ...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e ma...
Erla: Sonte në Now kam kënaqësinë të kem të ftuar një nga ...
Sot në media dolën disa përgjime të Arbër Avramit në lidhj...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje të reja lidhur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...