web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në aksin Bushat-Mjedë/ Një person i plagosur

9 Dhjetor 2025, 15:47, Aktualitet CNA

Aksident në aksin Bushat-Mjedë/ Një person i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bushat-Mjedë. Sipas informacioneve, një motomjet me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Sh. L. 

Si pasojë është lënduar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Sh. L. 

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale, në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga