web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me mikrokreditë/ Sejko: Po zmadhohet, probleme ka në të gjithë botën

18 Korrik 2024, 19:52, Aktualitet CNA
Skandali me mikrokreditë/ Sejko: Po zmadhohet, probleme ka në të
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, iu përgjigj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili citoi relacionin e Prokurorisë se BSH nuk ka monitoruar problemin me mikrokreditë.

Sejko pretendoi gjatë fjalës së tij në Kuvend se relacioni i Prokurorisë është keqkuptuar.

“Praktikisht doja të sqaroja se materialin e prokurorisë që ju lexuat unë nuk e kam. Kam një material që pushon çështjen, ky është një proces që ka kaluar në SPAK. Jemi në dispozicion të institucioneve të drejtësisë për ço lloj informacioni. Materiali i prokurorisë ka një keqkuptim të madh për rolin e BSH-së dhe funksionin e saj dhe i ka kthyer në dyshim për akuzë penale. Roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe unë ju garantoj se është respektuar ligji. Të gjitha ata që janë për media copa copa janë të gabuara.

Në vitin 2015 FMN-ja më la detyrë pastrimin e depozitave bankare sepse rrezikohej siguria kombëtare. Licencimi dhe kalimi i kredive nga institucionet bankare është i ligjshëm. Licencimi nuk ishte i paligjshëm. Miratuam portofolin e kredive të këqija për t'i futur klientët në regjistrin e kredive që të mos kontaminonin sistemin”, u shpreh ai.

Sa i përket përplasjeve të qytetarëve me përmbaruesit për kreditë e këqija, guvernatori deklaroi se përmbaruesit nuk janë tagër i Bankës së Shqipërisë.

Sejko tha se probleme me kreditë e këqija ka në të gjithë botën, ndërsa pretendoi se çështja po hiperbolizohet.

“Problemet me kreditë e këqija kanë qenë edhe në Serbi, SHBA në gjithë botën. Te ne ka nisur në vitin 2010.

Ka një panik për bankën. Nuk ka lidhje fare me skemat piramidale dhe po zmadhohet procesi. Nëse kanë bërë vjedhje ndaj klientëve dhe i kanë dhunuar duhen dënuar. 80% nuk janë arkëtuar nuk janë gjetur si klientë. Kanë arritur të ndjekin vetëm 10%, të cilët nëse nuk kanë ndjekur ligjin duke shkelur ligjin e përmbarimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Në përgjithësi lekët janë akoma te klientët.

Kjo është firmë piramidale në favor të atyre që s'kanë paguar. Kemi hequr licencat për 4 subjekte nën hetim. Kemi bërë një raport ekzaminimi me rekomandime strikte. Kompanisë MCA iu pezullua licenca e më pas iu revokua. Të gjithë klientët kanë kaluar në procese gjyqësore. U rrit numri i ankesave pas heqjes së licencave. Edhe nëse hiqet licenca problemi mbetet aty. Për të ndihmuar qytetarët duhet ndryshuar Kodi Civil. Do të miratojmë një rregullore në shtator për kufizimin e dhënies së kredive për institucionet Jo Banka”, theksoi ai.

Ndërkohë, për konfiskimin e pasurive të kreditorëve të këqij, Sejko nënvizoi se kishte dijeni, por nuk ndërhynte dot./ CNA





Lajmet e fundit nga