web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu vu tritol në banesë/ Flet Alda Nikolli: Isha e lidhur me Nuredin Dumanin, kunatit i vuri 400 mijë euro gjobë

18 Korrik 2024, 12:18, Aktualitet CNA
Iu vu tritol në banesë/ Flet Alda Nikolli: Isha e lidhur me Nuredin
Nuredin Dumani

Shpërthimi me tritol që ndodhi pak ditë më parë pranë një banese në qytetin e Elbasanit kishte si shënjestër dy motrat Nikolla. 

Në një intervistë televizive, Alda Nikolla, njëra prej motrave, është shprehur e bindur se pas këtij krimi fshihet Nuredin Dumani.

Ajo tregon se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e së cilës pasoi me kërcënime. Sipas saj gjithçka erdhi pasi e dashura e Dumanit mori vesh për lidhjen.

“Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt (Nikolli), që ndodhet në burgun 313. Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën. Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë, Mirjetën, e cila më kërcënoi, më tha më fakto që flet me Nuredinin. Kur ja faktova me një voice, 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, tha ajo. 

Ajo tregon më tej se brenda 1 jave Nuredin Dumani ka dhunuar në burg kunatin e saj Amarildo Xhanejn. 

“Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda 1 jave e gjysmë”, shprehet ajo.

Iu vu tritol në banesë/ Flet Alda Nikolli: Isha e lidhur me Nuredin
Alda Nikolli

Sipas Alda Nikollit, Nuredin Dumanin nuk e pengojnë muret e qelisë për të vijuar aktivitetin kriminal.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që s'i ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.

Për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK-ut, por shprehet se deri më tani nuk ka gjetur mbështetje në asnjë institucion. 

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, s'e di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tha ajo./CNA 

 





Lajmet e fundit nga