Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Gjykata e Lartë vendosi të mërkurën që të lërë në fuqi një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, që e detyron Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që të publikojë emrin e sponsorit privat që financoi një aktivitet të komisionerëve të vetingut në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë.
Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Administrativ, e drejtuar nga relatori Sokol Sadushi dhe me anëtarë Sokol Ngresi dhe Gentian Medja.
Ai i jep fund betejës 3-vjeçare të BIRN Albania me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili refuzonte në kundërshtim me ligjin “Për të drejtën e informimit” që të vinte në dispozicion emrin e kompanisë private që pagoi faturat e akomodimit dhe ushqimit për 12 komisionerët e KPK-së dhe tre anëtarët e stafit gjatë aktivitetit në Vlorë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi resortin luksoz “Marina Bay” në bregdetin e Vlorës si destinacion për të zhvilluar një analizë 4-vjeçare të punës në shtator të vitit 2021.
Aktiviteti u zhvillua me 30 shtator, por 12 komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit u akomoduan në hotel për dy netë fjetje falë ‘bujarisë’ së një kompanie private që mbuloi shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e tjera të aktivitetit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues, i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim final rikthimin e besimit të publikut te drejtësia.
Përgjatë mandatit të tij, qindra magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë anëtarët e KPK-së refuzuan t’i nënshtrohen të njëjtit standard.
Saga gjyqësore për transparencë nisi me një kërkesë për të drejtë informimi të BIRN dhe një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit të 7 dhjetorit 2021, që e urdhëronte KPK-në të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes së sponsorizimit.
KPK refuzoi ta zbatonte vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe e sfidoi atë në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku mori një vendim në favor. Në padinë e vet, Komisioni pretendoi se bërja publike e sponsorit do të cënonte sigurinë kombëtare, procesin e vetingut si dhe imazhin e KPK- së dhe të partnerëve ndërkombëtarë.
Vendimi i Shkallës së Parë u rrëzua si i pabazuar nga Apeli Administrativ që theksoi se respektimi i klauzolave konfidenciale kontraktore nuk duket se përbën kufizim të parashikuar në marrëveshjen e sponsorizimit, por është interpretuar më pas si i tillë nga Komisioni.
Megjithëse vendimi i Apelit Administrativ është i formës së prerë, KPK refuzoi ta ekzekutonte dhe iu drejtua Gjykatës së Lartë me rekurs, por që u rrëzua të mërkurën si i pabazuar duke lënë në fuqi vendimarrjen për transparencë.
Më parë, Komisioni kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimarrjes së Apelit Administrativ. Më 27 maj, Gjykata e Lartë i rrëzoi pretendimet për ekzistencën e një dëmi të menjëhershëm dhe të pariparueshëm që mund të passillte ezkekutimi vendimit të formës së prerë të Apelit, duke çmuar se ishin hipotetike dhe pa ndonjë argument ligjor./ Reporter.al
Ditën e nesërme, në orën 11:00, do të zhvillohet protesta ...
Gazetari dhe ish-kryetari i PS-së Korçë, Muharrem Meko...
Kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë për kryetar të Bashk...
Ambasada e SHBA-së bojkoton Erion Veliajn. Në një ditë...
Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes ...
Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT, Mirela R...
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Kryem...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mohuar se pa...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pas mar...
Të mërkurën në Komisionin e Sigurisë ishte e pranishme...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në mbeldhje me ...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka folur në mb...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kryebashkiakët...
KLSH sot po raporton në Komisionin e Ekonomisë skandalin n...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët, ka fo...
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se procesi i legali...
Deputeti Edmond Spaho ka ndërhyrë pas presionit të kreut t...
Pas Enkelejd Alibeajt, një tjetër deputet që është larguar...
Debate të forta ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...