SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se transparenca mbi emrin e sponsorit privat që financoi një aktivitet të zhvilluar në resortin luksoz ?Marina Bay? në Vlorë në fund të shtatorit të vitit të kaluar do të cenonte ?sigurinë kombëtare?, sipas një kërkese padie që KPK ka bërë ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit.
Në kundërshtim të vendimit të Komisionerit për ta bërë publik emrin, KPK ka listuar gjithashtu si argumente cenimin e procesit të vetingut të magjistratëve, të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe të imazhit të vetë KPK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Në fund të shtatorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranoi donacione nga një sipërmarrje private për të zhvilluar një aktivitet të titulluar ?Raport dhe Strategji? në resortin luksoz ?Marina Bay? në qytetin e Vlorës.
Aktiviteti u zhvillua më 30 shtator, por dymbëdhjetë komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit administrativ u akomoduan në hotel për dy net fjetje dhe u kthyen në Tiranë më 1 tetor. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe tre vëzhgues të ONM-së, por ndryshe nga Komisionerët ata nuk u akomoduan në resortin luksoz.
Prej tetorit 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka refuzuar kërkesat për të drejtë informimi të BIRN për vënien në dispozicion të emrit të kompanisë private dhe aksionerëve të saj që financuan aktivitetin.
KPK refuzoi gjithashtu të zbatonte një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, i cili e urdhëroi KPK-në që të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes me kompaninë private që financoi aktivitetin.
Më 24 janar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ankimoi në Gjykatën Administrative të Tiranës vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KDI, duke këmbëngulur që ta mbajë sekret emrin e sponsorit privat.
Në kërkesë -padi nuk paraqiten argumente se pse bërja publike e subjektit që mbuloi shpenzimet e të gjithë aktivitetit do të sillte pasoja ? por Komisioni rendit një sërë pretendimesh si justifikime lidhur me statusin e veçantë që gëzojnë komisionerët dhe përmbatjen e diskutimeve të tyre në mbledhje, për të cilat nuk është kërkuar informacion.
?Duke qenë në kushtet e një buxheti minimal dhe pamundësisë për të pasur një zë të posaçëm për organizim eventesh në ligjin vjetor të buxhetit, Komisioni siguroi donacion për zhvillimin e një aktiviteti,?, shkruhet në kërkesë-padi.
Komisioni e quan të mjaftueshme dhënien e kopjes së marrëveshjes pa emrin e sponsorit, duke pretenduar se në këtë rast prevalon interesi më i lartë ?i sigurisë kombëtare?, nga e drejta e informimit.
?Ky vendim cenon sigurinë e mbledhjeve që mban KPK-ja, si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ato ndërmjet KPK-së dhe ONM-së, pasi në bazë të nenit 31 të Rregullores për veprimtarinë e KPK-së, diskutimet dhe mbledhjet e anëtarëve të Komisionit janë konfidenciale dhe në to nuk kanë akses as media dhe as publiku,? thotë KPK në kërkesë- padi, ndonëse BIRN nuk ka diskutimet mes anëtarëve të KPK në aktivitet.
Po ashtu, KPK vlerëson se KDI me vendimin e tij ka sjellë një pasojë të rëndë për imazhin e KPK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë të vendit tonë në këtë proces, duke pretenduar se bazuar në këtë vendim, BIRN Albania mediatizoi aktivitetin dhe shpërndarja e këtij lajmi edhe nga mediat e tjera online, kanë sjellë cënim të imazhit të institucionit.
Në përfundim, KPK i kërkon gjykatës shfuqizimin e vendimit të Komisionerit, duke këmbëngulur që të mbajë të fshehtë sponsorin privat për aktivitetin në hotelin luksoz në bregdetin e Vlorës./ BIRN
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur v...
Kompania WizzAir ka nisur prenotimet për katër destinacione...
Kontrolli i Lartë të Shtetit ka marrë në analizë tre koncesi...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje ...
Batalioni i Forcave Speciale i Regjimentit të Operacioneve S...
Pas disa testimeve kompania ËizzAir ka ulur avionët e saj në...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj. Armela K...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga tuneli i Sk...
Shkarkimi i Ilir Metës si president nga Gjykata Kushtetuese ...
Luan Daci është një nga 7 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të ...
Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e firmosur me Greqinë për h...
Nga Boldnews.al“Nëse do të mbyllësh një çështje, ngri një ko...
Guvernatori i Bankës Shqiptare, Gent Sejko është rizgjedhur ...
Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan u shoqërua me akuza te fort...
Shqipëria merr një rol të ri me nisjen e mandatit në Këshill...
Sokol Balla, i njohur si një nga gazetarët e oborrit të Rili...
Italia ka vendosur të mos ndryshojë rregullat e udhëtimit pë...
Ministria e Arsimi ka mbyllur kopshtin privat “Flatrat e Dij...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shtyrjes së seancës në G...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për çështjen “Meta” me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...