web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga numri i lartë i të paraburgosurve te moshimi i shoqërisë/ Avokatja e Popullit rendit problemet në Shqipëri

18 Korrik 2024, 18:45, Aktualitet CNA
Nga numri i lartë i të paraburgosurve te moshimi i
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, renditi problematikat e evidentuara anga ajo gjatë fjalës së mbajtur këtë të enjte në Kuvend.

Ballanca tha se problem është numri shumë i lartë i të paraburgosurve dhe mungesa e një institucioni për të trajtuar personat që kanë nevojë për mjekim të detyruar apo që kanë kryer një vepër penale në kushtet e papërgjegjshmërisë. 

Të tjera shqetësime që ajo renditi ishin edhe moshimi i shoqërisë dhe përkujdesja sociale.

Problemet e evidentuara:

1. Në vitin 2023 Komiteti për Parandalimin e Torturës (CPT) paraqiti raportin për Shqipërinë. Raporti ishte në linjë me gjetjet e mëhershme të Avokatit të Popullit, por me rëndësi vlerësoj të theksoj problemin e numrit tejet të lartë të të paraburgosurve nëpopullatën e burgjeve në Shqipëri. Ne kemi mesatarisht në vitin e kaluar 60% të popullatës së burgjeve, të paraburgosur. Çka është në mënyrën më abosulte një nga shifrat më të larta të cilido vend të Këshillit të Evropës. Mesatarja evropiane është 25% dhe praktikat më të mira kanë 10% tëpopullatës së burgjeve të paraburgosur. Avokati i Popullit vlerëson gjithashtu se ka nevojë për ndryshim thelbësor në qasjen ndaj parimit të prezumimit të pafajësisë por edhe me faktin se ka një kosto financiare shumë të madhe mbajtja e personave nëparaburgim, dhe për këtë ka nevojë për ndryshime strukturore për të ndryshuar qasjen e zbatimit të politikës penale nëvendin tonë. Masat arrest me burg duhet tëjenë masa e fundit e përdorur dhe atëherëkur asnjë masë tjetër nuk është e përshtatshme.

2. Mungesa e një institucioni forensik në vendpër të trajtuar personat që kanë nevojë për mjekim të detyruar apo që kanë kryer njëvepër penale në kushtet e papërgjegjshmërisë. Ky është, në vlerësimin tonë, dështimi më flagrant i të drejtave tënjeriut në vend, dhe përmirësimet në këtëfushë ndër vite kanë qënë minimale, pavarësisht edhe disa vendimeve të GJEDNJ-së kundër Shqipërisë për këtë çështje. Ky institucion në këtë moment ka mbipopullim absolut, me hapësira jetësore që janë në kushtet e shkeljes, e parashikuar nga neni 3 i Konvetës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Avokati i Popullit vlerëson se është e pajustifikuar vonesa ndër vite që këta persona të trajtohen me kujdesin e duhur shëndetësor, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërputhje me ligjin për shëndetin mendor, ka dymbëdhjetë vite që ky ligj është miratuar, nuk zbatohet dhe nuk është i ndërtuar institucioni forensik nga ana e ministrisë përkatëse, duke vijuar të mbeten në sistemin penitenciar ku trajtimi i tyre do të jetëgjithnjë në kushtet e shkeljes së Nenin 3 të Konventës.

3. Moshimi i shoqërisë dhe masat e marra për adresimin e kësaj çështjeje kanë qënë gjithashtu në vëmendjen e Avokatit të Popullit. Ne vlerësojmë se kapacitetet e insitutucioneve rezidenciale të përkujdesit social për të moshuarit janë shumë të ulëta dhe të pamjaftueshme për të adresuar problematikën e moshimit të shoqërisë. Numri aktual i të moshuarve në 6 Institucionet Rezidenciale të Përkujdesit Social për të Moshuarit, është 329. Me kapacitete të ndara në vende të ndryshme, në Tiranë ka 47 përfitues, në Shkodër ka 65 përfitues, në Kavajë ka 61 përfitues, në Fier ka 53, në Gjirokastër ka 57 përfitues,në Poliçan ka 46. Gjatë vitit 2023 në Komisionin Qendror pranë Sherbimit Social Shteteror, janë paraqitur 103 kërkesa të reja,çka do të thotë kërkesa për 1/3 e kapciteteve të të gjithë sistemit që ne kemi për përkujdesjen rezidenciale të personave të moshuar. Vetëm 89 kërkesa janë adresuar, kjo tregon se ka nevojë urgjente për shtimin e kapaciteteve.

4. Përkujdesja sociale po ashtu ka marrë vemendjen dhe energjitë tona gjatë këtyre viteve. Ne kemi advokuar në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me nevojën për të miratuar minimumin jetik në vend. Raporti i hartuar prej nesh në vitin 2019 nuk është adresuar dhe nuk kemi pasur përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Madje, edhe në Kuvend raporti nuk u diskutua asnjëherë në mënyrë të posaçme. Ky ka qënë raporti i dytë i bërë nga ne për të evidentuar në mënyrë strukturore nevojënpër të përcaktuar këtë vlerë dhe për të formësuar politikat sociale në bazë të kësaj mase. Bazuar në analizën e dedikuar, vlera e minimumit jetik për vitin 2019 ka qënë përafërsisht 17, 875 Lekë për person.

Vlera e mimimumit jetik nëse vetëm do të trajtonim indeksimin e çmimeve sipas indeksimeve zyrtare apo raportit të rritjes së çmimeve të përcaktuar nga INSTAT në vitin 2024 do të duhej të ishte 21,039 lekë për person. Ndërkohë, kemi ndjekur edhe ecurinë e vlerës së ndihmës ekonomike edhe indeksimin e pensioneve të cilat mbeten ende në një vlerë të ulët, veçanërisht pensioni social i cili sot është në masën 9,327 lek, ndërkohë që vlerat e pensioneve janë indeksuar çdo vit: 2018- 2.8%; 2019- 2.8%; 2020- 2.4%; 2021- 2.7%; 2022- 3.3%; 2023- 8.6%./ CNA





Lajmet e fundit nga