
Qendra më e madhe spitalore në vend "Nënë Tereza” nuk kryen dot më asnjë analizë për pacientët, duke nisur nga data 1 qershor, përveç atyre të raportuara me Kod të Kuq.
Kjo për shkak se buxheti te koncesionari është ezauruar në masën 100%. Skandali i dalë përtej ‘dyerve’ të QSUT këtë herë, dhe jo i pari, është publikuar pak ditë më parë nga mediat me fakte.
Mesazhet e publikuara nga mediat tregojnë qartë se si shefave të pavionëve u kërkohet që t'u tërheqin vëmendjen mjekëve që të mos bezdisin me koncensionarin, pasi kërkojnë me insistim të kryhen analizat e pacientëve.
Në fakt ky nuk është rasti i parë që denoncohet, pasi edhe para dy muajsh pacientët u lanë pa analiza, pavarësisht nga sëmundjet, nga më të rëndat në rrezik për jetën.
Lidhur me këtë situatë CNA.al, ka pyetur dhe deputetin dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehu, i cili e ka ngritur disa herë si shqetësim dhe ka qenë ndër të parët që e ka kundërshtuar.
Për Shehun, dhënia me koncension e laboratorëve shkatërron unitetin funksional të spitalit, pa llogaritur këtu çështjen e monopoleve, keqpërdorimin e fondeve apo koston që ka për vetë pacientin.
“Me fondet e shtetit është krijuar një monopol privat kombëtar që është e papranueshme. Shkatërron unitetin funksinal të spitalit, ndërsa për spitalet universitare shkatërron projektet universitare, kërkimin shkencor etj.
Po ngelen pa shërbim edhe qytetarët, detyrohen të paguajnë, të shkojnë t’i bëjnë analizat te privati.
Kjo nuk është hera e parë, ka ndodhur edhe për kujdesin parësor. Paguhen rreth 10 milionë euro në vit për laboratorët.
Çfarë ndodhi?
I dhanë laboratorët shtetërorë privatit dhe i paguan çdo vit dhe ai pa investuar fare vijon të përfitojë kurse i gjithë shërbimi është krejtësisht jashtë loje.
Kujdesi parësor është i bllokuar, sepse atje checkup-i ka shkatërruar të gjithë laboratorët e kujdesit parësor. Nga ana tjetër në laboratët e spitaleve është futur kjo PPP.
Kjo ështe e papranueshme, është krijuar një monopl privat kombëtar me të gjithë laboratorët e Shqipërisë me fond publik të paguar nga shteti.
Dhënja e laboratorit privatit shkatërron spitalin. Prish unitetin e funksionimit të spitalit.
Laboratori nuk është lavanderia, nuk është mensa, nuk është pastrimi i kopshtit, as rregullimi i pemëve jashtë. Është zemra teknike funksionale e spitalit.
Nuk ndodh, është e paimagjinueshme, një shembull i tillë në Europë, që qendrave spitalore universitare t’ua heqësh laboratorin, t’ia japësh privatit.
Ti përjashton Qendrën Spitalore Universitare edhe nga kërkimi shkencor, edhe nga rrezatimi i gjithë vendit në nivel laboratorik, pa shtuar këtu pastaj çështjet e monopoleve, çështjen e keqpërdorimit të fondeve.
Janë miliona e milona euro në vit që harxhohen kot. Për pacientin ka vetëm një rrugë, të shkojë të bëjnë analizat te privati me lekë në xhep që është akoma më kriminale”, - tha Shehu./E.T-CNA.al
Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut me seli në ...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten rap...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
“Odiseja” e rrugës Qukës –Qafë Plloçë duket se nuk do ...
Ministria e Bujqësisë nuk ka kompensuar subjektet pri...
Sipas një analize të SPAK, përgjatë majit janë paraqit...
Vettingu të shkarkon, të konfirmon, apo të bën të puthësh ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani është përcjellë sot për n...
Ish drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është dënuar nga ...
Dy pajisje të dyshimta, u kapën së fundmi në aeroporti...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me vendimin...
Kreu i grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ës...
Sot i është dhënë lamtumira e fundit, ish-presidentit ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është përlotur teksa ka th...
Gazetarja Anduena Llabani, është ndalur tek hetimet për çë...
Gazetarja Anduena Llabani ka zbradhur detaje të tjera ...
Nuk kanë të ndaluar “sukseset” e Policisë në Qarkun e Korç...
Arkëmorti i ish-Presidentit Bujar Nishani ka dalë nga inst...
Presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalimin gjatë ceremon...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...