“Lufta ndaj krimit të organizuar”/ Kreu i OSBE-së në krah të Rrumbullakut
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...

Emisioni investigativ ‘Në shënjestër’ në News24 ka ndërtuar skemën 3D që tregon momentin e vrasjes së Brilant Martinajt bashkë me dy shokët e tij, Dikloen Vata dhe Besmir Hoxha. Ngjarja në fjalë ndodhi më 17 korrik, ndërsa objektiv i atentatit ka qenë Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Ervis Martinajt.
Në pamjet e ndërtuara specifikohet se si autorët i zunë pritë makinës ku udhëtonte Martinaj, të cilët u qëlluan me 83 plumba dhe më pas mjetit iu vu flaka.
Sipas dinamikës në vazhdim, të ndërtuar nga grupi hetues, atentatorët mendohet se i pritën viktimat e tyre në hyrje të Urës së Fushë-Krujës. Menjëherë, pasi ata ishin nisur nga lokali ‘Brazil’, ku ishin ndarë me Jeton Lamin.
Aty ku thuhet se makina e autorëve, ka qëndruar në pritje për afro 55 minuta. Një tjetër detaj, që përforcon bindjen e grupit hetues, se një grup i gjerë keqbërësish, ishin të angazhuar atë të diel, për të ditur lëvizjet e Martinaj dhe shokëve të tij. Por ndërsa grupi hetues, priste që me posedimin e këtyre pamjeve filmike të zbulonte edhe djallin që fshihet në detaje, duket se autorët kanë qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre.
Gjatë gjithë pritjes së tyre, ata kanë hapur vetëm një moment derën e automjetit ku qëndronin në pritje.
Por, pa dalë asnjëherë nga aty. Çka nuk i ka dhënë asnjë mundësi grupit hetues të kryejë identifikimin e autorëve. Gjithçka tjetër, duket një film horror i xhiruar në rrugë. I denjë për ekzekutimet që mund të kryejnë vetëm kartelet e drogës në Meksikë.

Sapo shquajnë për së largu, makinën me të cilën Brilant Martinaj dhe miqtë e tij udhëtonin, makina në pritje lëviz nga vendi ku qëndronte prej kohësh dhe i vihet në ndjekje, objektivit. Pas tyre, po në këtë moment, vihet në ndjekje edhe një tjetër makinë, e cila duket sikur transporton vrasësit.
Ekzekutimi duket të jetë barbar dhe i egër, shkruan ABC news.
Makina me Martinaj dhe shokët e tij në brendësi shpërthen në flakë. I vetmi që mundi t’i shpëtojë fillimisht furisë së pandalur të plumbave, duket se është Dikler Vata, që qëndronte në pjesën e pasme të mjetit.
Por edhe ky, duket se i shpëton përkohësisht plumbave të atentatorëve. Pasi në efektin e flakëve dhe tymit që kishte përfshirë ndërkohë automjetin, ai del nga aty, pa e ditur se atentatorët edhe pse në largim e sipër vazhdonin të shikonin nga automjeti i viktimave të tyre.
Është ky momenti, kur sipas grupit hetues, ata rikthehen edhe njëherë në vendngjarje dhe ekzekutojnë Dikler Vatën, i cili po përpiqej të mbushej me frymë në anë të rrugës ku digjej automjeti me dy miqtë e tij.
Sipas grupit hetues, menjëherë pasi u konstatua nga pamjet filmike, makina e dytë në krim, ata kryen verifikimin e tyre, se kujt i përkiste ky automjet. Në bazë të të dhënave të siguruara, rezultoi se ky automjet, i përkiste një emigranti që jetonte në Britaninë e Madhe, i cili u ndalua në avion në momentin kur po udhëtonte drejt Anglisë.
Por alibia e tij e fortë bëri që grupi hetues ta lironte shpejt nga përgjegjësitë. Si një person që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Paralelisht me këto veprime, policia gjeti pas ngjarjes, edhe një makinë të djegur. Makinë Wolksvagen Passat me portobagazh, me targa të pasme AA150OR, ku në brendësi të mjetit u gjetën edhe dy armë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Paraditen e sotme, fëmijët së bashku me prindërit e ty...
Kreu i sindikatës së Shërbimeve Policore Valentin Macaj ka...
Gastroenterologu dhe endoskopisti intervencionues në “...
Kryeministri Rama pas nënshkrimit të kontratës për shërbim...
9 gushti, është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humb...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë njoftimit për ve...
Sot është nënshkruar kontrata e shërbimit satelitor në...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar sot se ësh...
Vendimi i qeverisë për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif Er...
KLSH ka kryer audit në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallu...
Sot ish-Presidenti i ndjerë Bujar Nishani, do të festo...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka rënë sërish pre e gafa...
Ish-deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se shpopullim...
13 vjeçe ishte Tina, kur trajneri për herë të parë e shtyu...
Arrestimi i mjekut të Traumës Fitim Marku, për marrje ...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka f...
Deputetja Grida Duma ka komentuar fitoren e Georgia Me...
Ish-deputeti socialist Ervin Bushati thotë se shpopull...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo dekla...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...