web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Satelitë për kanabis/ Peleshi: Do të na ndihmojnë për të parandaluar aktet kriminale

29 Shtator 2022, 10:36, Aktualitet CNA

Satelitë për kanabis/ Peleshi: Do të na ndihmojnë për

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë njoftimit për vendosjen 2 satelitëve Albania 1 dhe 2, ka thënë se do t’i ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale.

Siç është evidentimi i parcelave me kanabis.

“Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur. Monitorimi i burimeve ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit”, tha Peleshi,

duke shtuar: “Duke instaluar inteligjencën artificial dalin informacione të jashtëzakonshme. Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor. Kemi një agjenci që o të jetë e përfshirë në dispecerinë e të gjitha imazheve që do të kenë nevojë”.- tha Peleshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga