Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Arrestimi i Mateo Messina Denaros, njërit prej bosëve më famëkeq të mafias siçiliane, Cosa Nostra, u rikujtoi shumë italianëve dhunën ekstreme të treguar nga kjo organizatë kriminale kur ai ishte në krye të saj. Denaro duket se i përket një epoke tjetër, kur mafia vriste brutalisht sipas dëshirës.
Dhe është e vërtetë që periudha e dhunës ekstreme i përket kryesisht të kaluarës. Por kjo nuk do të thotë se grupet italiane të krimit të organizuar janë zhdukur gjatë 30 viteve që Denaro qëndronte në arrati. Ato thjesht e kanë rimenduar mënyrën se si funksionojnë.
Mafia italiane e ka reduktuar drastikisht numrin e vrasjeve që kryen. Tani dhuna përdoret në një mënyrë shumë më strategjike dhe më pak të dukshme. Në vend të vrasjeve të bujshme dhe në vende publike, mafia moderne frikëson me krimet që ka më pak të ngjarë të raportohen në polici, të tilla si zjarrvënia dhe sulmi fizik apo dërgimi i mesazheve kërcënuese.
Sot vrasja shihet si opsioni i fundit. Konflikti i dhunshëm mes mafies siçiliane dhe shtetit italian, arriti kulmin në fillim të viteve 1990. Ajo ishte një periudhë e karakterizuar nga masakra të njëpasnjëshme, përfshirë sulmin me bombë në Via D'Amelio në 1992 që i mori jetën gjyqtarit Paolo Borseilno dhe 5 truprojave të rij.

Vetëm në vitin 1991 pati 1916 vrasje, 718 prej të cilave kanë qenë të natyrës mafioze. Mediat mbuluan çdo detaj të tyre. Politikanët folën gjerësisht në parlament për plagën e rëndë sociale të krimit të organizuar. Aktiviteti mafioz zinte një vend të rëndësishëm në ligjërimin publik dhe në imagjinatën kulturore të Italisë.
Autoritetet reaguan me forcë. U miratuan ligje të reja, si regjimi i burgut “41-bis”, që përfshinte kërcënimin e izolimit ekstrem për anëtarët e bandave të krimit të organizuar.
Një bashkie lokale mund t’i hiqeshin kompetencat për 1-2 vite, nëse zbulohej që zyrtarët lokalë bashkëpunonin me mafien. Në vend të saj do të ngrihej një administratë teknokrate e emëruar nga qeveria qendrore. Po ashtu u krijua një drejtori kombëtare antimafia, në mënyrë që të mund të jepeshin më shumë burime për luftën kundër krimit të organizuar.
Në vitet që pasuan, të dhënat treguan një rënie të ndjeshme të numrit të vrasjeve të lidhura me mafien, nga 718 në vitin 1991 në vetëm 28 në vitin 2019. Në vitin 2020, në Itali ndodhën 271 vrasje, krahasuar me pothuajse 2000 në vitin 1991.
Me vetëm 0.5 vrasje për 100.000 banorë, Italia ka sot më pak vrasje në Europë pas Islandës dhe Sllovenisë, dhe më pak vrasje për frymë se Norvegjia, Zvicra apo Luksemburgu. Njëkohësisht nga kërkimet e vazhdueshme që kam bërë në arkivin e "RAI" (Televizionit Kombëtar Italian) gjatë 40 viteve të fundit kam vënë re një prirje interesante.
Gjatë viteve kur ka pasur më shumë vrasje nga mafia, është rritur mbulimi mediatik në lidhje me mafien. E kundërta, kur numri i tyre bie, mbi mafien flitet më pak në media teksa dhe ka më pak përmendje të saj në parlament. Për shembull, gjatë viteve 1992-1994, krimi i organizuar u përmend në 15 për qind të fjalimeve të parlamentarëve.

Brenda 20 viteve të fundit ajo është përmendur në vetëm 4.3 për qind të fjalimeve. Pra sa më shumë që mafia vret haptazi, aq më shumë ajo tërheq vëmendjen e mediave dhe politikanëve. Është e rëndësishme të theksohet, se këto nuk janë domosdoshmërisht vite në të cilat mafia ka qenë më pak aktive në mënyra të tjera.
Kontrabanda, shantazhi dhe korrupsioni vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë. Në tërheqje është vetëm dhuna më e dukshme. Dhe kjo tregon se rënie e numrit të vrasjeve, mund të jetë, të paktën pjesërisht një zgjedhje strategjike e mafies. Kriminelët kanë gjetur se çfarë duhet të bëjnë për të mos rënë shumë në sy dhe të vazhduar të qetë aktivitetin e tyre.
Kjo s’do të thotë se dhuna nuk përdoret më, por që ajo është më e fokusuar në objektiva specifikë. Siç e thekson çdo vit nga organizata antimafia joqeveritare “Avviso Pubblico”, drejtuesit e pushtetit vendor janë tashmë objektivat kryesorë të mafies. Atyre u dërgohen letra kërcënuese dhe ndaj tyre ka mesatarisht një incident në ditë.
Kjo dukuri kalon thuajse pa u vënë re nga mediat, të cilat me siguri do t’i kushtonin vëmendje rastit kur një deputet i parlamentit italian do të përballej me kërcënime apo dhunë. Në rastin më të mirë, zyrtarët lokalë mund të shohin raportimin e përvojës së tyre në shtypin lokal. Është shumë e rrallë që incidente të tilla të raportohen në nivel kombëtar. Në këtë mënyrë mafia e arrin synimin e saj për të ndikuar mbi politikën lokale, pa e tërhequr vëmendjen mediatike dhe politike në nivel kombëtar.
Më delikate janë periudhat elektorale: në ato momente kryetarët e bashkive janë subjekt i kërcënimeve më të shumta, sidomos menjëherë pas marrjes së detyrës, pasi kriminelët vendas shohin mundësinë e vendosjes nën kontrollin e tyre. Kjo strategji e ka lehtësuar zgjerimin ekonomik të mafies.
Ndërsa numri i vrasjeve ka rënë, është rritur numri i pronave dhe bizneseve të sekuestruara nga mafia. Dhe kjo tregon se rënia e krimit të dhunshëm nuk është domosdoshmërisht një tregues i rënies së llojeve të tjera të veprimtarisë kriminale.
Në vitin 1991, shteti sekuestroi 2 kompani dhe 4 prona të mafies. Në vitin 2019 u sekuestruan 351 kompani dhe 651 prona. Këto shifra tregojnë qartë se agjencitë e zbatimit të ligjit, po bëjnë një punë më të mirë për identifikimin e krimit ekonomik.
Por të dhëna të tjera janë shqetësuese. Në vitin 2019, pasuritë e lidhura me pjesëtarë të krimit të organizuar u sekuestruan në 11 provinca italiane (kryesisht në rajonet veriore), të cilat nuk ishin të njohura më parë për ndonjë aktivitet të madh mafioz. Dhe sot, çdo operacion policor kundër krimit të organizuar çon mesatarisht në sekuestrimin e rreth 1 milion eurove.
Në fundin e viteve 1990, vlera mesatare ishte rreth 50.000 euro. Kjo sugjeron se larg nga të qenit në tërheqje, mafia po zgjerohet në zona të reja të vendit ku po gjen mundësi më fitimprurëse.
Shënim: Gianmarco Daniele, asistent/profesor në Universitetin e Milanos, dhe drejtor ekzekutiv i Njësisë CLEAN për ekonominë e krimit në Universitetin Bocconi.
Nga sot hyn në fuqi harta e re gjyqësore, që u prodhua nga...
DW: Znj. Prokic, në raportin më të fundit mbi Indeksin e P...
Gazetarja Anila Hoxha tha se procedimi penal për çësht...
Zv.kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturë...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën mes Kosov...
Një këmbanë alarmi është ngritur sërish për megaaferën...
Shqipëria nuk bëri përparim në luftën ndaj korrupsioni...
Arjan Çani, tashmë ka gjetur televizionin ku do të transme...
Avokati Redon Meksi ka treguar skemën që mund të ketë ...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar mbi skandalin e ish...
Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi me 5 vota p...
Avokati Fatmir Merkoçi ka bërë një deklaratë të fortë pasd...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Og...
Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Edmond Panariti, ...
Kryeminstri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda...
Sekretari për të Drejtat e Njeriut, Bislim Ahmetaj, në...
SPAK-u i ka kthyer përgjigje Gazment Bardhit, deputetit të...
Deputetja Monika Kryemadhi është thirrur sot për të dë...
Hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë marrë një kthesë ...
Pas më shumë se dy orë e 30 minuta në SPAK, deputetja ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...