web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shteti merr kontrollin e sterilizimit/ E vërteta që duhet thënë

13 Janar 2026, 19:03, Aktualitet CNA

Shteti merr kontrollin e sterilizimit/ E vërteta që duhet

Më 30 dhjetor të vitit 2025, qeveria ka marrë vendimin për krijimin shoqërisë aksionare “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Procesit të Sterilizimit”.

Sipas vendimit të qeverisë shoqëria e re shtetërore do të marrë përsipër të gjithë zinxhirin e shërbimeve të sterilizimit, nga furnizimi me instrumente kirurgjikale sterile dhe materiale njëpërdorimshe, deri te menaxhimi i Stacionit Qendror të Sterilizimit në QSUT, trajtimi i mbetjeve spitalore me rrezik biologjik dhe digjitalizimi i procesit.

Firmetarët e kontratës të sterilizimit vijonë të jenë nën akuza për korrupsion, është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ku përtej sterilzimit ku u gjetën vepra të tjera penale dhe çështja është në gjykim, por duhet të shikojmë çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh.

U bë një konecsion, që nga mjekët dhe specialistët u quajt një gjë e mirë sepse shpëtoi jetë njerëzish, ka më pak infeksione postoperatore, ka rezultate.

Ka korrupsion? Mund të ketë korrupsion por koncesioni ka pasur disa të mira, përtej korrupsionit që pretendon SPAK-ut që po gjykohet dhe do të tregohet përmes një vendimi gjykate.

E para që infeksionet postoperatore janë më të pakta.

E dyta është operuar me sete kirurgjikale të standareteve të larta europiane si çdo mjek, si çdo kirurg në Europë.

Kostot dhe korrupsioni janë një anë tjetër.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të theksohet se janë investuar rreth 30 milionë euro dhe sot që po e merr shteti shqiptar këtë koncesion duhet thënë një e vërtetë.

Qeveria shqiptare do të investojë zero lekë. Zero lekë, sepse ka investuar koncesionari dhe nga ana tjetër është për tu theksuar fakti se do të operojnë 100 mijë njerëz në vit po me këto parametra që kemi theksuar më lart, pra me parametra të standarteve të larta europiane.

Më e rëndësishmja është që çmimi nuk ka ndonjë rënie të madhe si në Maqedoninë e Veriut apo në Kosovë ku diferenca është më e madhe, është një ulje vetëm 10% nga privati, por këtë radhë administrohet nga shteti dhe jo nga privati.

Paratë e investimeve i ka hedhur privati. Koncesionin në këto vite e ka administruar privati tani do ta administrojë shteti por me paratë e paguara nga koncesionari privat dhe sërish shpresojmë që problemet post-operatore të jenë sa më të pakta dhe mjekët të kenë setet kirugjikale më të mira.

E rëndësishme është që në këtë pjesë të theksojmë se një koncesion mund të ketë korrupsion dhe abuzime por ka dhe disa gjëra që duhet thënë se janë pozitive siç është pjesa e investimit, siç është pjesa e cilësisë së shërbimit, siç është pjesa e uljes së infeksioneve post-operatore apo të asaj që përfitojnë si shërbim qytetarët./ CNA





Lajmet e fundit nga