
Sot, një kriminel, Altin Ndoci, është arratisur nga burgu. Pyetja është e thjeshtë: Kush janë përgjegjësit? Si mundi të largohej? Si u krijuan kushtet që një vrasës të arratiset?
Së pari, një i burgosur nuk shkon dot të vizitohet në spital civil, pa dhënë një leje apo raport mjeku i burgut, i cili konstaton se e ka të pamundur ta mjekojë apo ta kurojë brenda kushteve që kanë burgjet dhe duhet të shkojë në një spital civil. Pas lejes së tij, shoqërohet nga burgjet, çohet për kurim.
Por, disa kohë më parë, të burgosurit ruheshin me policë në momentin që ndodheshin te mjeku, në spital civil, qoftë edhe për ndërhyrje. Siç ishte rasti i kolonoskopisë së zotit Erion Veliaj, për të cilën qau dhe ulëriti gazetari Mero Baze, njeriu i familjes Veliaj, ushtari i bindur i kryebashkiakut të Tiranës dhe përfituesi i qindra mijëra eurove.
Çfarë nuk tha! Çfarë nuk akuzoi! Pse duhet të ketë një polic atje brenda? Dhe atëherë ne ju përgjigjëm: se në protokoll duhet të jetë një polic, i cili e shikon me sy sepse është përgjegjës, pasi një mjek mund ta vrasë, dikush tjetër mund t'i bëjë një atentat, apo mund të arratiset. Dhe këtë shkruam në atë kohë. Mero Baze dhe të tijtë shkruan se ky qe faj i Ulsi Manjës, qe kriminale sjellja e tij. Në fakt, ishte zbatuar dhe respektuar thjesht një protokoll sigurie.
Sot, një i burgosur u arratis. Përtej përgjegjësisë që kanë mjekët, përtej ligësisë së Mero Bazes apo shkrimeve me qëllime të tjera, të pështira, servilizmit, lëpirjes edhe ndyrësive që vinin qoftë edhe ndaj ministrit Ulsi Manja. Sot, çfarë do thotë Mero Baze? Fajin e ka Besfort Lamallari?
Pra, fajin e ka ministri i Drejtësisë që iku sot? Po t’i kishte ndodhur gjë Erion Veliaj dje, çfarë do të thoshte? Se atëherë mund ta akuzonte Ulsi Manjën. Por sot, a do ta akuzojë Lamallarin?
Hapi i dytë pse ka ikur dhe gishti drejtohet drejt një raporti të Avokatit të Popullit, i cili pas qurravitjeve të Mero Bazes dhe mediave të familjes Veliaj e të paguarve prej tij, tha se nuk duhet të qëndronte polic në ambientet kur vizitohej i pandehuri apo kuroheshe, kur çoheshin në spital civil. Kjo ishte qoka që Erida Ballanca, Avokatja e Popullit, para largimit nga detyra i bëri ndoshta doktor Berishës, ndoshta Mero Bazes, ndoshta Edi Ramës, por kjo ka pak rëndësi.
Pasoja është kjo: Pas raportit të Avokatit të Popullit, pas këtij raporti të çuar në institucione, të bërë dhe publik, shoqërohet një i burgosur, një vrasës, një njeri shumë i rrezikshëm për shoqërinë, me standarde të reja të kërkuara nga Erida Ballanca, me standardet që shkruante Mero Baze, gazetari i Veliajt. Me standardet që kërkonin Veliaj dhe mediat e tij. Dhe ja ku jemi: një vrasës arratiset. Është mjaft e thjeshtë.
Mjafton të bësh propagandë, të manipulosh opinionin publik, të akuzosh një ministër Drejtësie, të bësh dhe një raport në fund nga Avokati i Popullit që t'i hapësh rrugën më pas një krimineli, një vrasësi, të largohet. Dhe këtë e kanë bërë me duart e tyre, Mero Baze me shkrimet e tij dhe akuzat e tij për trajtimin çnjerëzor të Erion Veliajt. Dhe më pas, pas këtij shkrimi, vjen qoka e raportit të Avokatit të Popullit, Erida Ballanca. Ndryshojnë standardet, vihen standardet e Mero Bazes sipas qokave që i bën politikës, Erida Ballanca dhe vrasësi sot është i lirë.
Tani presim që të paktën ta akuzojnë Besfort Lamallarin për arratisjen e vrasësit. Për të mbajtur të njëjtin standard siç mbajtën me Ulsi Manjën. Të përkëdhelin Erida Ballancën dhe ta falënderojnë për raportin që ka bërë si qokë politike. Të falënderojnë publikisht Mero Bazen, gazetarin e familjes Veliaj, që çoi ujë deri te burimi për t’i dhënë shtegun dhe drejtimin për t’u arratisur një krimineli./CNA
I paraburgosuri Altin Ndoci, i cilësuar si një person me r...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur ...
Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, ka bërë një deklaratë...
Një i paraburgosur është arratisur ditën e sotme nga Infek...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim ...
Një rritje e ndjeshme e virozave sezonale është regjis...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej korrikut të vi...
Gazetari Blendi Fevziu i është përgjigjur reagimit të fund...
Një gazetar, koleg, për etikë dhe për të mos u dukur si nj...
Dikujt mund të mos i duket etike që të hysh në një debat m...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar li...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kal...
CNA TV po zgjeron ekipin! Jemi në kërkim të talentëve për...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka bërë ...
Fjalori i Gjuhës Shqipe, prej ditës së djeshme mund të aks...
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hox...
Prefektura e Korçës ka ndarë detaje lidhur me situatën akt...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para t...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të pun...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...