Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Dikujt mund të mos i duket etike që të hysh në një debat mes një gazetari dhe kryeministrit, në një çështje e cila ka një ndjeshmëri publike. Blendi Fevziu, nga studio e "Opinionit", ka thënë se: "Ministrat çojnë kaseta, janë shtatë prej tyre që ndodhen jashtë, ndërkohë në Shqipëri tregohet sikur zhvillohen aktivitete".
Që Blendi Fevziu ka të drejtë, këtë kryeministri Rama e di, po ndoshta varet sa e shtrin në kohë, muajin e fundit apo me vite. Sepse nuk janë të pakta rastet kur kanë qenë gazetarët me ministrat nëpër udhëtime dhe ndërkohë gjatë kohës që kanë fluturuar nëpër aviona, në rrjetet sociale jepeshin inspektime të ndryshme.
Ne si CNA kemi publikuar nga të parët video dhe materiale të tilla. Sot po sjellim një rast flagrant. Rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Teksa CNA publikoi ekskluzivisht lajmin në orën 13:57, të 10 shkurtit 2025 për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ky i fundit bëri atë që bënte më së miri: Të “shesë” një aktivitet sikur të jetë "live".
Në 10 shkurt të 2025, në faqen zyrtare të Erion Veliajt në "Facebook", po transmetohej një aktivitet i Veliajt në Yzberisht, ndërkohë që në këtë kohë u bë arrestimi i kryebashkiakut në ambientet e Bashkisë së Tiranës, siç edhe u pa nga pamjet ku Byroja Kombëtare e Hetimit shoqëroi Veliajn nga Bashkia e Tiranës drejt burgut.
A nuk ishte Erion Veliaj në zyrë kur transmetohej videoja e arrestimit të tij? Kryeministri do të na përgjigjet: "Po, kjo do të thotë që ishte në zyrë. Nuk ka ikur pa leje jashtë dhe transmeton videot".
Atëherë, në sa raste kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka qenë në zyrë, por ka qenë jashtë (me apo pa leje s'ka rëndësi) dhe në media transmetoheshin “live” inspektime në shkolla, në rindërtim, në punë publike? Janë me dhjetëra. Erion Veliaj është ekzemplari, meqenëse është dhe në detyrë, pavarësisht se është në burg.
Pastaj vijnë me radhë ministrat e Ramës. Ka edhe nga ata që nuk janë më në detyrë, ka edhe nga ata që janë në detyrë. Pastaj t'ia kalojmë po të dojë edhe te ministrat e tij me radhë, zëvendëskryeministra, ministrat e Brendshëm, të Infrastrukturës, Arsimit. Kë të dojë kryeministri ynë.
Zhvillojnë një, dy apo tri aktivitete në ditë, dhe e mbajnë, e futin në xhep një aktivitet apo tjetrin, dhe e japin kur nuk janë në Shqipëri. Kur kanë dhe aktivitete jashtë, se nuk është e thënë të jenë jashtë vetëm me pushime; mund të ikin edhe për agjenda zyrtare. Por i ruajnë ato dhe na japin sikur kanë bërë aktivitet në Tiranë apo në ndonjë rreth tjetër.
Ndaj kryeministri Rama e ka të kotë debatin me Fevziun. Pavarësisht se Blendi do t'ia nxjerrë emrat apo jo, do t'ia nxjerrë videot apo jo, është shumë e thjeshtë. Mjafton të merret sistemi TIMS dhe rrjetet sociale kur ministrat transmetojnë dhe aty i ka të gjitha në sa raste kanë ikur. Pastaj, u ka dhënë leje Rama të ikin jashtë dhe të transmetojnë këto video apo jo, kjo është një tezë tjetër. Fakti është që ministrat e qeverisë, kryetarë bashkish, publikojnë në rrjetet sociale dhe shpërndajnë për mediat aktivitete edhe gjatë ditëve kur ata nuk janë në Shqipëri apo nuk ndodhen në qytetin e caktuar. Pra, aktivitetin e kanë bërë në Vlorë, në Fier, në Korçë apo Shkodër, një ditë më parë apo dy ditë më parë dhe e transmetojnë më vonë.
Për më tepër, shembulli i këtyre transmetimeve më të vonshme të aktiviteteve është edhe vetë kryeministri. Kjo është një gjë normale që ndodh për shkak se ka shumë aktivitete dhe për të mos mbivendosur njëra-tjetrën, disa përpiqen të shmangen. Dhe vetë Rama ka aktivitete duke mos qenë fare në Shqipëri, transmetohet atë ditë ose më vonë. Kjo e koordinuar nga zyra e tij e propagandës.
Ndaj dhe ky është një debat që kryeministri e do për ta tjerrë, siç bën shpesh me mediat, por në fakt e ka të humbur pasi këtë gjë e bën edhe vetë. Dhe nuk ia ka fajin Blendi Fevziu, por ia ka qejfi i propagandës dhe rritjes së audiencës në rrjetet sociale për të cilën ka hapur dhe debatin me gazetarin./CNA
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar li...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kal...
CNA TV po zgjeron ekipin! Jemi në kërkim të talentëve për...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka bërë ...
Fjalori i Gjuhës Shqipe, prej ditës së djeshme mund të aks...
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hox...
Prefektura e Korçës ka ndarë detaje lidhur me situatën akt...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para t...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të pun...
Prurjet e shumta të lumit Seman kanë bërë që në disa segme...
Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje,...
Numri i përdoruesve të telefonisë celulare pësoi përsëri r...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare dhe përf...
Gazetari Bledian Koka është shprehur mbrëmjen e sotme se P...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmj...
Lulzim Basha është kaq i thjeshtë, kaq i kapshëm, kaq i le...
Pastori Akil Pano përmes një postimi në rrjetet sociale ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...