
Ditën e djeshme policia deklaroi se kishte shoqëruar dy punonjës të Bashkisë Shkodër që shpërndanin qese me ushqime të ndryshme për qëllime elektorale.
Këtë mëngjes, me një njoftim për mediat, policia e Shkodrës bën të ditur se janë vënë në pranga tre persona, si dhe është shpallur në kërkim porositësi.
Sipas bluve, pakot me ushqime ishin porositur nga shtetasi me iniciale A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër.
Personat e arrestuar janë punonjësit me iniciale E.I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, P.D., 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore dhe M. V., 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.
Njoftimi i policisë:
U kapën në flagrancë duke transportuar me furgon, 50 qese me ushqime, për t'i shpërndarë te qytetarët, për përfitime elektorale, vihen në pranga 3 shtetas (punonjës të Bashkisë Shkodër).
Të arrestuarit, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër; Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër dhe Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.
Shpallet në kërkim porositësi i pakove ushqimore, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.
Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shkodrës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për rastin e evidentuar mesditën e djeshme, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodres, ku shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, 3 punonjës të Bashkisë Shkodër, të cilët transportonin me një furgon, 50 pako me ushqime.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", kryer në bashkëpunim, shtetasit:
-E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër;
-P. D., 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër;
-M. V., 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër.
Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me këtë rast, u bë i mundur konstatimi i shtetasit që kishte porostitur qeset me ushqime, konkretisht shtetasi A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al
Këtë të premte ka përfunduar fushata elektorale për zgjedh...
Një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e kandidatit ...
Presidenti Bajram Begaj ka përcjell mesazhin e tij për...
Në Shqipëri zëri i grave dhe vajzave kandidate në fushatat...
Drejtori i përgjitshëm i Policisë së Shtëtit Muhamed Rrumb...
Podcasti i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, traj...
Gazetari Elton Qyno ka reaguar pas arrestimit të ka...
Ministria e Arsimit ka njoftuar këtë të premte se ku do të...
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u ka bërë thirrje partive p...
Avokati i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për H...
Disa orë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit ku qytetarët d...
Policia ka shoqeruar në komisariat dy punonjës të Bashkisë...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas deklarata...
Drejtoria vendore e Policisë së Vlorës në një deklaratë pë...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur ...
Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 m...
Zbardhet dokumenti që tregon se është firmosur urdhër-arre...
Qytetarë të Himarës kanë reaguar pas arrestimit të Fredi B...
Ambasadorja greke në Tiranë, ishte në Ministrinë e Jashtme...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...