Dy ditë nga zgjedhjet vendore/ Ambasada e SHBA-së, thirrje partive politike dhe autoriteteve
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u ka bërë thirrje partive p...

Ministria e Arsimit ka njoftuar këtë të premte se ku do të zhvendoset mësimi për nxënësit e shkollave që do të përdoren si vendnumërim për vota.
Sipas ministrisë, nxënësit do të shkojnë në shkollat e tjera të përcaktuara nga ministria më 15 maj e deri në përfundim të numërimit.
Gjithsej janë 52 shkolla nga të cilat 24 shkolla nuk do ta cenojnë procesin mësimor dhe 28 shkolla të tjera do ta vazhdojnë mësimin pasdite në shkollat pranë tyre ose do t’i zëvendësojnë.
DRAP KORÇË
· Maliq, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Dhimitraq Gjata”, Rëmbec, përfundimi i procesit të numërimit 19.05.2023. Mësimi vijon në shkollën “Neim Sertani” Orman, turni i dytë.
· Korçë-Pustec, Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” palestra, përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Nuk ndikon në procesin mësimor.
· Korçë-Pustec, SHMB “Dy Dëshmorët”, përfundimi i procesit të numërimit më 15.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet gjatë pasdites ora 12.00-16.00.
· Elbasan, Shkolla 9-vjeçare “Jorgji Dilo”, përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet normalisht pasi numërimi i votave zhvillohet elektronikisht.
· Përrenjas, Gjimnazi “Halit Bërzeshta”, përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet të shtunën dhe të dielën.
· Belsh, Gjimnazi “Sami Frashëri” (Palestra) përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor do zhvillohet normalisht, pasi shkolla ka dy hyrje, të cilat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
· Cërrik, Palestra e Shkollës “Aleks Buda”, procesi mësimor do zhvillohet normalisht në këtë shkollë, pasi palestra ka hyrje të veçantë nga shkolla.
DRAP LEZHË
· Malësi e Madhe, Palestra e Shkollës 9-Vjeçare “Abdyl Bajraktari”, Koplik. Përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
· Lezhë, Gjimnazi “Hydajet Lezha”, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cënon procesin mësimor.
· Lezhë, Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023 nuk cenon procesin mësimor.
· Pukë, Fushë-Arrëz, Palestra e Shkollës së Mesme “Sabah Sinani”, Pukë, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
· Pukë, Fushë-Arrëz, Palestra e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Arbnori” Fushë Arrëz, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
· Has, Palestra e Gjimnazit “Skënderbeu” Krumë, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
· Vau Dejës, Palestra Shkolla Profesionale e Fermerëve “Ndre Mjeda” Bushat, (Palestra) përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
· Kukës, shkolla “Lidhja e Prizrenit” Kukës, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
· Kurbin, Palestra e Gjimnazit “At’Shtjefën Gjeçovi” Laç, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor
· Shkodër, Gjimnazi i Orientuar “Shejnaze Juka”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
· Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Xheladin Fishta”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023 nuk cenon procesin mësimor.
· Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali”, palestra e universitetit që ndodhet në oborrin e shkollës, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
DRAP FIER
· Fier, Shkolla e Mesme “Janaq Kilica”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.5.2023, zëvendësohet me mësim pasdite në një godinë tjetër.
· Fier, Shkolla e Mesme Profesionale “Petro Sota” përfundimi i procesit të numërimit më 19.5.2023, zëvendësohet me mësim pasdite në një godinë tjetër.
· Fier, Shkolla Artistike “Jakov Xoxa” 18.5.2023 mësim pasdite në një godinë tjetër.
· Mallakastër, Palestra e shkollës “Dervish Hekali” Ballsh, përfundimi i procesit të numërimit më 21.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.
· Lushnje Palestra e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova”, përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.
· Himarë 9-vjeçare “Ismail Qemali”, Vlorë, 1 ditë mësimi do zëvendësohet një ditë tjetër.
· Himarë, Gjimnazi “Ali Demi”, Vlorë, 1 ditë mësimi do zëvendësohet një ditë tjetër.
· Selenicë, shkolla “Eqerem Beqiri” (Palestër) përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.
· Sarandë, Palestra “Bido Sejko”, procesi zgjat për 2 ditë mësimi vazhdon rregullisht.
· Sarandë Palestra “Antonio Athanas”, procesi zgjat 4 ditë mësimi vazhdon rregullisht.
DRAP Durrës
· SHIJAK, Gjimnazi “16 Shtatori” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimin e ditës së Hënë do ta zhvillojnë në shkollën 9-vjeçare “Muharrem Dollaku”.
· RROGOZHINË, Shkolla e Mesme “Haxhi Qehaj” procesi i numërimit i pacaktuar, Do të zhvillohet mësimi rregullisht në shkollë sepse palestra ku do të zhvillohet procesi i numërimit ka hyrje të ndryshme nga shkolla dhe nuk pengohen asnjë nga proceset.
· TIRANË, Gjimnazi “A.Z.Çajupi” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Luan Hajdaraga” dhe “Eqerem Cabej”.
· TIRANË, Shkolla “Hasan Tahsin” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Siri Kodra”.
· TIRANË, Shkolla “Qemal Stafa” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Qazim Turdiu”.
· TIRANË, Shkolla “Vasil Shanto” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Dora Distrja” dhe “Pjetër Budi”.
· TIRANË, Shkolla “Betim Muço” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën Lazgush Poradeci.
· TIRANË, Shkolla “Gustav Mayer” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën Naim Frashëri.
· TIRANË, Shkolla “Katund I Ri”, KASHAR procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Sadik Stavaleci”.
· TIRANË, Shkolla “1 Maji” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën. “Osman Myderizi” dhe “Mihal Grameno”.
· TIRANË, Shkolla “Ahmet Gashi” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “28 Nëntori”.
· TIRANË, “Kushtrimi i Lirisë” procesi i numërimit i pacaktuar. Mësimi zhvillohet në shkollën “Marie Logoreci”.
· KAMEZ, do të ketë Votim Elektronik më 14.05.2023.
o Shkolla “Gramoz Palushi”, e zhvillon procesin mësimor pranë shkollës “Bajram Curri”, duke qenë se kjo e fundit është KZAZ, nxënësit do të zhvillojnë mësimin pranë shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Paskuqan për një periudhë kohore prej 5 ditësh.
· DURRËS, Shkolla “Jan Kukuzeli” procesi i numërimit i pacaktuar do të zhvillojë mësimin pas orës 13:00 në mjediset e shkollës “Bedrie Bebeziqi”.
· DURRËS, Shkolla “Marie Kaçulini” dhe “Gjergj Kastrioti” procesi i numërimit i pacaktuar. do të vijojnë mësimin në godinën e tyre, duke bllokuar aksesin në oborrin e shkollës, kjo e konfirmuar me KZAZ
· DURRËS, Shkolla “Leonik Tomeo”, procesi i numërimit i pacaktuar. Do të zhvillojë mësimin pas orës 13:00 në mjediset e shkollës “E Re”
· DURRËS, Shkolla “Benardina Qeraxhi” procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Do të zhvillojë mësim pas orës 13:00 në shkollën “Nënë Tereza”.
· Vora, Votim elektronik 14.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
· TIRANË, SHKOLLA “Bajram Curri”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Procesi mësimor zhvillohet në shkollën “Ramazan Jarani”,
· TIRANË, Shkolla “E KUQE” procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Kico Blushi”,
· TIRANË, shkolla “Emin Duraku”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në në shkollën “Edit Durham”,
· TIRANË, shkolla “Musine Kokalari”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Shyqyri Peza”,
· TIRANË, gjimnazi “Partizani”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Sevasti Qiriazi”.
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u ka bërë thirrje partive p...
Avokati i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për H...
Disa orë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit ku qytetarët d...
Policia ka shoqeruar në komisariat dy punonjës të Bashkisë...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas deklarata...
Drejtoria vendore e Policisë së Vlorës në një deklaratë pë...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur ...
Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 m...
Zbardhet dokumenti që tregon se është firmosur urdhër-arre...
Qytetarë të Himarës kanë reaguar pas arrestimit të Fredi B...
Ambasadorja greke në Tiranë, ishte në Ministrinë e Jashtme...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shoqërimit nga po...
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, ...
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike D...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka reaguar pas ndalimit...
Pas lajmit për ndalimin e kandidatit për kryetar Bashkie t...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashk...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,...
Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimi...
Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e ish-zv.kryemin...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...