Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri, por edhe evidentimi i disa rasteve nga policia, janë shqetësuese për institucionet përgjegjëse dhe diplomatët e huaj.
Më 14 maj zhvillohen zgjedhjet për kryetarë të 61 bashkive dhe për anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Raportimi i parë që ngriti dyshime për shitblerje të votës në këtë fushatë zgjedhore ishte ai i datës 17 prill, kur policia e Hasit ndaloi një furgon të ngarkuar me 21 pako ushqimore që mbanin mbishkrimin “Rezervat e Shtetit”. Furgoni drejtohej nga djali i kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj, dhe denoncimi u bë nga rivali i tij, përfaqësuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Myftar Dauti.
Kandidati socialist pretendoi se djali i tij thjesht “u gjend në kohën dhe vendin e gabuar” dhe deklaroi se i biri ishte kontaktuar nga Bashkia e Hasit për të transportuar pakot me ushqime për familjet në nevojë, si një ndihmë me rastin e muajit të Ramazanit (Nata e Kadrit). Për këtë rast nisën menjëherë hetimet, ndërsa nuk ka ende një deklaratë nga prokuroria se në çfarë faze janë ato.
Ndërkaq, më 10 maj policia e Tiranës arrestoi një person, i cili u filmua teksa bënte pazar për shitje votash dhe videoja e tij u shpërnda në rrjetet sociale. Ai garantonte katër vota të familjes së tij, por nga biseda nuk specifikohet se për cilën parti.
“Njëqind mijë lekë është turp. Unë kam katër vota. Po e ul pazarin nga e keqja. I thuaj 10 mijë lekë (90 euro) dhe 5 mijë lekë naftë, hajde pazari i fundit”, dëgjohet duke thënë 52-vjeçari gjatë një telefonate me një person tjetër, duke garantuar 4 vota të familjarëve të tij që mund të vijnë nga Kuçova në Tiranë për të votuar.
Rasti është dërguar te Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila ka nisur hetimet. Këto denoncime sollën reagimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila u bëri thirrje institucioneve të parandalojnë dhe të hetojnë shitblerjen e votës.
Gjithashtu, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, iu drejtua me një letër Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Policisë së Shtetit që të thellojnë bashkëpunimin për të parandaluar dhe evidentuar të gjitha krimet zgjedhore.
Ndërsa, mëngjesin e së premtes (12 maj) u njoftua ndalimi i Alfred Belerit, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës. Sipas burimeve nga policia, kandidati i opozitës dyshohet për blerje votash.
Këto janë rastet e shënuara deri tani në Shqipëri, për të cilat kanë nisur hetimet, ndërsa partitë politike thuajse gjatë gjithë fushatës kanë akuzuar njëra-tjetrën për shitblerje vote apo kërcënim të votuesve dhe presion për të diktuar votën.
Shitblerja e votës nuk është një histori e re në Shqipëri. Për herë të parë ndeshet në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2005, ku theksohet se “vëzhguesit morën pretendime të besueshme se në disa komuna ishin bërë përpjekje të paligjshme për të ndikuar mbi zgjedhjet elektorale të zgjedhësve romë dhe egjiptianë, nëpërmjet kërcënimit dhe ‘blerjes së votës’".
Edhe në proceset zgjedhore më 2007, 2009 e 2011 theksohet se u vërtetuan pretendimet për “blerje vote” të qytetarëve romë dhe egjiptianë në Pogradec, Lezhë, Durrës, Korçë, etj. Gjithashtu thuhet se pati edhe raste të “presionit të ushtruar prej autoriteteve shtetërore ndaj disa zgjedhësve romë”.
Ndërkaq, në raportin për zgjedhjet e vitit 2013 thuhet se pretendimet për blerjen e votës fokusoheshin mbi grupet e cenueshme dhe se fenomeni po pësonte shtrirje të madhe, duke përfshirë 7 nga 12 qarqet e vendit. Por, nga ana tjetër, vihet theksi edhe te një formë tjetër e “shitblerjes së votës” si kërcënimet për pushime nga puna (në Laç u raportua se një drejtor shkolle u pushua nga puna sepse u raportua se nuk zbatoi urdhrin e shefit të tij për të dërguar mësuesit në tubimin e Partisë Demokratike [PD]).
U evidentua, gjithashtu, “presion i zyrtarëve ushtruar ndaj vartësve të tyre” (PS-ja bëri një kallëzim penal duke pretenduar që një drejtor në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë urdhëroi zyrtarisht me shkrim punonjësit e saj që të mblidhnin informacione rreth votuesve të vendosur për PD-në).
Në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e vitit 2015 flitet përherë për vota kundrejt pagesës.
“Pati akuza të shumta për blerjen e votës, duke përfshirë pagimin e drejtpërdrejtë të zgjedhësve, si edhe të individëve për të siguruar vota prej të njohurve dhe familjes së tyre”, thuhet në raport.
Në zgjedhjet e vitit 2017, ODIHR-i në raportin final nënvizon se “akuzat e përhapura gjerësisht për blerjen e votave dhe presionin ndaj zgjedhësve, e ulën besimin e publikut në procesin zgjedhor”.
Ndërsa, në raportin e vitit 2019, ODIHR-i u referohet pretendimeve të opozitës së asaj kohe (PD dhe LSI) se kishte ndodhur “një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës dhe se shkalla e lartë e këtij fenomeni ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i drogës”.
Raporti i fundit i ODIHR-it, ai për zgjedhjet e vitit 2021, tregon se sa është përhapur ky fenomen nga njëri proces në tjetrin. Konkretisht, theksohet se "praktikat e përhapura të shitblerjes së votave, vazhduan të përbënin problem”.
Nga ana tjetër, si shqetësim serioz vëzhguesit ndërkombëtarë panë edhe rrjedhjen e të dhënave personale të rreth 900.000 shtetasve shqiptarë para zgjedhjeve, duke përfshirë edhe preferencat e tyre politike. Sipas ODIHR-it, ky fakt i bëri zgjedhësit të pambrojtur ndaj presionit.
Praktikat që vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendas kanë evidentuar sa i përket shitblerjes së votës, kanë qenë dhe mbeten të ndryshme, që nga këmbimi i votës me një thes miell apo pako ushqimore për votuesit, kryesisht në zonat rurale apo te grupet e prekshme siç është komuniteti rom dhe egjiptian, deri te pagesa me para në dorë, që ka variuar nga 3 deri 5 mijë lekë për votë, presioni për humbjen e vendin e punës, si dhe premtimi për një vend pune.
Ka pasur edhe raste kur është raportuar se votuesve u është marrë karta e identitetit kundrejt pagesës për të pamundësuar votimin.
Së fundmi, analistë dhe ekspertë të çështjeve zgjedhore kanë konsideruar si metoda për blerje të votave edhe vendimet e Qeverisë për rritje të pagave dhe pensioneve, apo lehtësi të krijuara për grupe të caktuara.
Duke iu referuar një studimi të INFOÇIP, (Qendra për Çështje të Informimit Publik) për zgjedhjet e fundit, ato të 25 qershorit të vitit 2021, janë depozituar 291 njoftime ose kallëzime për vepra penale të dyshuara që cenojnë zgjedhjet.
Prej tyre 115 u adresuan në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kurse 176 në prokuroritë e rretheve. Nga ky total, mund të jenë regjistruar të paktën 140 procedime penale nga organi i akuzës, por vetëm dy prej tyre janë gjykuar dhe kanë marrë dënim për krime zgjedhore.
Rasti më i bujshëm në Shqipëri ka qenë dosja “184” për blerjen dhe tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në 2016. Për këtë rast u dënuan me 2 vjet burgim me kusht dy ish-zyrtarë lokalë në Dibër.
Në gusht të vitit 2020, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Reformën Zgjedhore, pas një marrëveshjeje që arritën partitë politike. Përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor u synua t’u jepej fund problemeve të shumta si financimi i fushatave nga paratë e krimit apo shitblerja e votave. Megjithatë, partitë e vogla, por edhe ekspertët i cilësuan këto ndryshime si të pamjaftueshme dhe në favor të partive të mëdha.
Që prej vitit 1991 Shqipëria ka bërë 12 reforma zgjedhore, megjithatë edhe pas tri dekadash ende partitë politike kërkojnë garanci për mosprekjen e votës.
Gjithashtu, janë provuar thuajse të gjitha sistemet e mundshme zgjedhore. Aktualisht, votohet me sistemin proporcional rajonal të miratuar në vitin 2008, që sipas ekspertëve, favorizon partitë e mëdha.
As në këtë proces zgjedhor nuk do të mund të votojnë emigrantët, edhe pse ky është premtim i partive politike të Shqipërisë që prej vitit 2004./Marre nga REL
Zbardhet dokumenti që tregon se është firmosur urdhër-arre...
Qytetarë të Himarës kanë reaguar pas arrestimit të Fredi B...
Ambasadorja greke në Tiranë, ishte në Ministrinë e Jashtme...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shoqërimit nga po...
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, ...
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike D...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka reaguar pas ndalimit...
Pas lajmit për ndalimin e kandidatit për kryetar Bashkie t...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashk...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,...
Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimi...
Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e ish-zv.kryemin...
Kandidatit i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, I...
Turi i madh i mjeteve klasike nga Belgjika vjen në Tir...
Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme...
Kreu i shtetit, Barjam Begaj, u ka bërë thirrje qyteta...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, n...
Mediat Italiane kanë raportuar një aksident tragjik paradi...
Gazeta e njohur amerikan “New York Post” ka publikuar ...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celib...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...