"Rama dhe Berisha, arkitektë të këtij sistemi"/ Topi: Njëri kryeministër, tjetri kryetar opozite që merr benefite
Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur në një dalje tele...
Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do të nisin të përdorin sistemin POS/POI për pagesat, bileta e autobusit për qytetarët nuk do të kushtojë 40 lekë sa është aktualisht çmimi, por do të kushtojë 30 lekë më shumë.
Nëse qytetari zgjedh që biletën e autobusit të mos e paguajë cash, por me kartë bankare, nëpërmjet sistem POS, çmimi i paguar nga ai do të jetë 75% më shumë apo në vlerë 30 lekë më tepër.
Sipas njoftimeve të Tatimeve, brenda 30 majit të gjitha bizneset, që kryejnë shitje me para në dorë, përfshirë edhe sektorin e transportit janë të detyruar të pajisen me terminale POS/POI.
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngre shqetësime serioze mbi kostot dhe zbatueshmërinë e këtij procesi në transportin urban.
Sipas shoqatës, nëse qytetarët zgjedhin të paguajnë biletën e autobusit me kartë bankare dhe jo cash përmes pajisjeve POS, kostoja e transaksionit mund të rëndojë ndjeshëm mbi çmimin aktual të biletës prej 40 lekësh. Vetëm tarifa fikse bankare për një transaksion arrin në 30 lekë, pa përfshirë komisionet përqindëse dhe kostot e tjera operative.
Në një letër drejtuar Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Bashkia Tiranë dhe Drejtoria e Transportit Rrugor, shoqata thekson se sektori funksionon me volum shumë të lartë transaksionesh dhe me vlerë shumë të ulët për çdo pagesë individuale.
Sipas Shoqatës Kombëtare të Transpoirtit Qyteytas, tarifat e komunikuara nga bankat për përdorimin e terminaleve POS/POI përfshijnë:
-Komision për transaksionet me karta VISA/MasterCard kombëtare: deri në 2.70% për çdo transaksion;
-Komision për karta ndërkombëtare: deri në 3.20% për çdo transaksion;
-Tarifë fikse për çdo transaksion: 30 lekë / 0.30 euro;
-Komision instalimi terminali POS: 5,000 lekë;
-Komision mirëmbajtje mujore terminali POS: 1,000 lekë/muaj;
-Komision mos-përdorimi terminali POS: 1,000 lekë/muaj;
-Kosto e terminalit POS në raste kontraktuale: deri në 50,000 lekë;
-Komision për procedura “chargeback”: 500 lekë për rast.
Shoqata paralajmëron se, me një biletë urbane që kushton vetëm 40 lekë, vetëm tarifa fikse e transaksionit përbën pothuajse të gjithë vlerën e biletës, duke krijuar paqartësi serioze mbi realizueshmërinë ekonomike të sistemit.
Operatorët kërkojnë sqarime nga institucionet mbi mënyrën e zbatimit të sistemit, nëse kostot do të mbulohen nga shteti, operatorët apo qytetarët, si dhe nëse do të ketë periudhë tranzitore dhe modele të unifikuara elektronike pagesash për transportin publik urban.
“Duke marrë në konsideratë faktin që një biletë urbane kushton vetëm 40 lekë, rezulton se vetëm tarifa fikse prej 30 lekësh për transaksion përbën pothuajse të gjithë vlerën e biletës, pa përfshirë komisionet përqindëse dhe kostot e tjera operative. Në këto kushte, implementimi i këtij sistemi paraqet paqartësi serioze mbi realizueshmërinë ekonomike të tij në transportin publik qytetas.
Për këtë arsye kërkojmë sqarim mbi çështjet e mëposhtme:
-A do të jetë i detyrueshëm instalimi i pajisjeve POS/POI në çdo autobus urban individual apo në pika të tjera shërbimi të operatorëve?
-Si parashikohet të realizohet procesi i pagesës me kartë në autobusët urbanë, duke pasur parasysh fluksin e lartë të pasagjerëve dhe kohën shumë të kufizuar të qëndrimit në stacione?
-A janë përcaktuar norma apo tavane mbi komisionet bankare për transaksionet e kryera përmes POS/POI për sektorin e transportit publik?
-Duke qenë se vlera e një bilete është vetëm 40 lekë, kërkojmë sqarim nëse komisionet dhe tarifat do të rëndojnë mbi operatorët, mbi qytetarët apo do të subvencionohen nga shteti.
-A parashikohet ndonjë mekanizëm mbështetës financiar nga shteti për pajisjen me terminale POS/POI dhe kostot e mirëmbajtjes së tyre?
-A ekziston një model i unifikuar elektronik pagesash (kartë abonimi, QR, kartë elektronike qytetare, aplikacion celular apo sistem tjetër), i projektuar posaçërisht për transportin publik?
-A është parashikuar periudhë tranzitore për sektorin e transportit publik, duke marrë parasysh nevojën për investime teknike, trajnime dhe përshtatje të infrastrukturës?
-A do të ketë udhëzime specifike për trajtimin fiskal dhe procedurat e lëshimit të biletave elektronike në këtë sektor?
Shoqata vlerëson nismat për formalizim dhe modernizim, por konsideron se zbatimi në sektorin e transportit publik qytetas kërkon analizë të veçantë teknike dhe ekonomike, për shkak të natyrës së shërbimit, tarifave shumë të ulëta dhe numrit shumë të lartë të transaksioneve ditore”, theksohet në letër. /Monitor
Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur në një dalje tele...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë...
Kapiten Artur Meçollari në një dalje televizive është ndal...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në një dalje në...
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja u shpreh sot lidhur me...
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë nesër në orën 11:00 kë...
Gazetari Basir Çollaku komentoi sot seancat e ndryshme gjy...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga P...
Ministri i grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias në kuadër të vi...
Aktivistja dhe avokatja Adriana Kalaja ka bërë një reagim ...
Gjykata Kushtetuese ka kthyer në Gjykatën e Lartë vendimin...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimta...
Gara për drejtuesi të Drejtorive Vendore të Policisë së Sh...
Ditën e sotme drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi...
Kreshnik Tërnova, anëtar i Komisionit të Prokurimeve Publi...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi ka dhënë dorë...
Ish-drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inform...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit, Ili...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ministrin ...
Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën në gjykimin e...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...